"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
U dénua me një vit búrg/ PD akúzon gjyqtarin Artan Gjermani pas zbardhjes së vendimit për Salianjin: Asnjë provë, ka fal
5 Janar 2020, 12:45Nga DOSJA
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se vendimi i dhënë për dënimin e tij, është politik. Ai është shprehur ky vendim nuk ka asnjë provë dhe fakt, ku sipas tij arsyetimi i vendimit është bërë jashtë kornizave ligjore.
“Vendimi i Gjermenit është politik. Ky vendim nuk asnjë fakt dhe provë. Qeveria ankohet se i është dëmtuar reputacioni një krimineli. Gjykata duhet të ishte rrjedhën e saj të ngjarjes. Arsyetimi i vendimit është bërë jashtë kornizave ligjore, nuk ka asnjë provë e fakt. Në vendim nuk citohet asnjë provë”, shprehet Salianji.
Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë”., në të cilin thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së duke e stistur të gjithën për ta publikuar më pas në media.
Disa ditë më parë Gjykata Penaleka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI:
Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt! Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin. Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti.
Arsyetimi i vendimit dhe dalja e tij pa ju njoftuar palëve dhe pa u hedhur ne sistem e bën të dyshimtë se si dhe kur është bërë zbardhja e vendimit, vendimi në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Për aq kohë sa procedura gjyqësore u bë me gjykim themeli dhe jo me gjykim të shkurtuar, gjykata duhet të kishte rrjedhën e saj të ngjarjeve e jo atë të prokurorisë.Ne vendim nuk citohen në pjesën hyrëse të tij argumentet e mbrojtjes, apo dhe kur bëhet analiza nga gjykata e elementeve te figurës së veprës penale, serish nuk citohen pretendimet e mbrojtjes. Një vendim i strukturuar në këtë mënyrë, nuk jep mundësinë e analizimit të tij sipas procesit gjyqësor, por vetëm sipas këndvështrimit të akuzës që është përthithur edhe si këndvështrim i gjykatës. Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë e bërë nga mbrojtja dhe e rrëzuar me vendim të ndërmjetëm nga gjykata, ku të arsyetohet edhe shkaku i rrëzimit;
Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme: Sot po ju tregoj procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto nga gazetari Olldashi (dokumenti). Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë; Në vendimin e gjykatës përseritet disa herë se motivi për kallëzimin e rremë ka qenë cënimi i reputacionit publik te Geron (Agron) Xhafes. Po si mundet te konsiderohet “reputacion publik” ai i një të dënuari me vendim të formës së prerë të një gjykate të shtetit italian për trafikim lëndësh narkotike!? Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit. Në vendim citohet se akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zeri në audio-pergjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës;
Në vendim citohet termi “kallëzim publik”, term ky i panjohur më parë sepse ato që njihen deri tani janë “denoncimi publik” dhe “kallëzimi penal”. Ne këtë rast ka vetëm denoncim publik, por gjyqtari me qëllim ka përdorur termin “kallëzim publik”. Në vendim nuk gjendet asnjë përshkrim e aq më pak ndonjë arsyetim në lidhje me drejtuesit e policisë që janë përfshirë në krijimin dhe rekrutimin e dëshmitarit të rremë Alizoti, pavarësisht se rezultoi që të kishim konsumuar veprën penale të deklarimit të rremë, para prokurorit në rastin më të mirë. Falsifikim i fakteve është edhe arsyetimi se në datën 24.10.2017 ka qenë e pamundur që të kenë qenë fizikisht, njëkohësisht Veliu, Olldashi dhe Xhafaj pasi nga tabulatet e plota, rezulton që në harkun kohor 12.45 deri 13.45 ata të kenë qenë në të njëjtën rreze në qytetin e Vlorës, siç konfirmohet edhe nga deklarimet e gazetarit Olldashi që ka sqaruar se audio përgjimi është realizuar rreth orës 13.30. Gjykata, po ashtu si prokuroria, pavarësisht se i ka administruar tabulatet të plota, zgjedh të citojë vetëm ato të pas orës 14.00, kur edhe këta persona janë larguar nga njëri-tjetri. Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë. Vetë tabulatet tregojnë se komunikimi ka nisur në datë 18.10.2017 me sms të dërguar nga Olldashi tek unë dhe ka vijuar dhe me date 19, çka tregon se iniciator në komunikim ka qenë Olldashi. Falsifikim i fakteve është edhe konsiderimi si fakt i asaj se audio-përgjimi është realizuar në datat 14 ose 15 janar 2018, pasi vetë deklarimet e Alizotit që janë e vetmja bazë e këtij fakti, bien ndesh me tabulatet e telefonave të tij dhe të Veliut. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në Tirane në këto data e në vijim, për të sjellë stilolapsin e pretenduar. Vendimi i Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër te Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ.Banditët me apo pa mbështetje politike, në polici, prokurori, gjyqësor apo kudo janë, do të mbajnë përgjegjësi një më një, para ligjit dhe nuk do ketë prehër krimineli që do ti shpëtojë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar, lidhur me sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi 3 ditë më parë. Përmes një s...
TIRANË– Ish-deputeti i njohur Eduart Ndocaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ku ka rrëfyer detaje nga jeta ...
TIRANË- Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar protestat që po zhvillohen në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një reagim në F...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar të gjitha ata që janë marrë me veshjen e tij. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, është pyetur për stilin e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë në lidhje me largimin e Agron Tufës drejt Zvicrës për azil pas kërcènimeve të shumta. I ftuar n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku u është përgjigjur disa pyetjesh për jetën e tij personale. Rama ka thënë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se viti 2020 do të jetë kyç për qeverisjen. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, kreu i qeverisë ës...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, Rama u...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me zhvillimet politike të vitit 2019, duke bërë një bilanc të betejave me opozitën. Rama ka qenë sot i...
TIRANË- Agron Gjekmarkaj, analist dhe pedagog, ka reaguar sot në lidhje me deportimin në Turqi të mësuesit Harun Çelik. Sipas Gjekmarkajt, deportimi...