Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
WASHINGTON– Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën të martën pasdite një protestë të planifikuar para ambasadës serbe në Uashington, ku kërkuan drejtësi për krimet e kohës së luftës.
E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila dëshmoi të martën paradite në Kongresin amerikan, tha se ishte shumë e rëndësishme që zëri i tyre u dëgjua dhe se shpreson që përmes angazhimit të Kongresit amerikan, të çohet drejtësia në vend.
“Është një punë që është dashur të hapej edhe më herët. Pak me vonesë, por më mire vonë se hic dhe unë e kam kauzën me luftu për drejtësi dhe me thy stigmën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, ku kanë ndodhur dhunime gjatë luftrave”.
Ajo e pranon se për të nuk ishte e lehtë të protestonte para ambasadës së Serbisë.
“Por kjo është me u tregu atyre se ne nuk ndalemi para se drejtësia të shkojë në vend dhe këta me i pranu krimet që kanë kryer, me kërku falje për krimet dhe me i dënu kriminelët. Kështuqë ndihem krenare që jam para ambasadës serbe, me i tregu këtyre që ne shqiptarët duam drejtësi. Jo hakmarrje, por drejtësi”, thotë ajo.
Anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, që sapo është kthyer nga Kosova, ishte një prej protagonistëve të protestës.
“Sot është një ditë që mbas 20 vjetëve të kujtohen gabimet, dëmi që ka ndodhur në Kosovë. 20 mijë femra janë përdhunuar, 13 mijë vetë kanë vdekur, 1620 janë zhdukur. Kemi filluar një lobim të fortë, të vazhdueshëm që me u vu presion Serbisë që kriminelat e luftës të paraqiten para gjykatës, që t’i gjykojmë ne. Zoti ka me i gjyku në jetën tjetër”, tha Gjonaj.
Ilir Bytyqi, që edhe në Kongres foli për domosdoshmërinë e vënies para përgjegjësisë të fajtorëve, tha në protestë se Serbia duhet të arrestojë shkaktarët e këtyre krimeve.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, dy vetë nga personeli i ambasadës së Serbisë në Uashington thanë për Shërbimin Shqip se protesta “nuk do të thotë asgjë”. “Është një vend demokratik dhe gjithkush mund të protestojë,” thanë ata.
Marrë nga VOA
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu është bërë lëmsh gjatë një fjalimi të fundit publik. E qeshur, ajo është munduar t’u japë njerëzve një këshillë, duke për...
Në 10 shtator 2015 në Sarandë u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë. Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjoni...
Titulli i këtij shkrimi përmban lot, por në fytyrën e Sonilës gjithnjë rrezaton buzëqeshja. Flas për Sonila Alushin, vajzën çame që kandidon për këshilli...
Tiranë– Një ditë më parë ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi përgjegjës për sigurinë ushqimore deklaroi se vaji i palmës s’është i dëmshëm mad...
FIER- Një 66-vjeçar u arrestua nga Policia, pasi ka tentuar të vrasë një person. I arrestuari është shtetasi me iniciale G.K, 66 vjeç, banues në F...
Tiranë- Siguria ushqimore në vend është problem serioz i shqiptarëve. Flitet çdo ditë në media për mish me turbekuloz, mish me salmonelë, djathë me all&c...
KANADA- Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Chrystia Freeland përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se bashkë me Ambasadorin e Republikës së Shqipëri...
Tiranë- Ermira Gjeci, zv/ministre e Bujqësisë, deklaroi në “Top Show” mbrëmjen e djeshme se nuk është e vërtetë që përdoret allçi për djathin.Teksa fol...
Tiranë- Zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu është bërë lëmsh gjatë një fjalimi të fundit publik. E qeshur, ajo është munduar t’u japë njerëzve një këshillë, ...
Lushnje- Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administro...