LIVE UPDATES
Bota

Kompania ruse fiton miliona në Bullgari, nuk paguan taksa

10 Shkurt 2022, 10:30 Nga DOSJA
Kompania ruse fiton miliona në Bullgari, nuk paguan taksa

“Kampionia jonë e industrisë sonë petrokimike”. Kështu mburrej Todor Zhvikov, lideri i atëhershëm komunist i Bullgarisë, kur rafineria e parë e naftës e Bullgarisë në Burgas, në bregdetin e Detit të Zi, nisi punën në vitin 1963. Pothuajse gjashtë dekada më vonë, parashikimet për ekonominë mund të mos jenë përmbushur, por e ashtuquajtura kampione vazhdon të përpunojë naftën në benzinë dhe në produkte të tjera të naftës. Ajo nuk është vetëm ndërmarrja më e madhe energjetike e këtij lloji në Bullgari, por në gjithë rajonin e Ballkanit.

Një aspekt kyç, megjithatë ka ndryshuar: pronësia. Rafineria në Burgas nuk është më në pronësi të shtetit bullgar. Gjiganti rus i energjisë, LUKoil tani është pronar.

Dhe, pothuajse nga të gjitha parametrat, LUKoil Neftochim Burgas, siç quhet tani kompania, konsiderohet një sukses i madh, duke gjeneruar disa prej të ardhurave më të larta në Bullgari e duke arritur në total më shumë se ekuivalenti i 40 miliardë eurove gjatë 15 vjetëve të fundit. Kompania dominon tregun bullgar, tha Komisioni Kundër Monopolit i Bullgarisë, pasi pothuajse çdo automjet që qarkullon në rrugët e Bullgarisë përdor karburantin nga rafineria në Burgas.

Të paktën që nga viti 2006, me disa përjashtime, kompania ka raportuar rregullisht humbje në deklarimet vjetore. Në vitin 2020, shuma e deklaruar ishte 500 milionë lev (292 milionë euro). Mungesa e deklarimeve të fitimeve nënkupton që kompania nuk paguan taksa mbi të ardhurat tek autoritetet bullgare.

Si shitjet e mëdha mund të barazohen me të ardhura të pakta, është diçka që nuk po kuptohet nga më shumë zyrtarë në Bullgari.

“Dhjetë vjet pa fitim, kur ju jeni një gjigant në tregun bullgar…. si është e mundur”, tha së fundmi Rumen Spetsov, kreu i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.

Në muajt e fundit, ministri i financave dhe kreu i agjencisë tatimore kanë kërkuar që të ndërmerren veprime për të mbyllur zbrazëtirën e madhe tatimore, që ekspertët thonë se përfshin një mashtrim, të njohur si “transferimi i çmimit”. Si rezultat i kësaj zbrazëtire ligjore, fitimet transferohen, në letër, nga Bullgaria në Rusi.

Kapitulli i fundit në historinë e rafinerisë së Burgasit daton që nga privatizimi i kësaj rafinerie më 1999, kur Qeveria miratoi shitjen e 58 për qind të kapitalit të Neftochim-Burgas. Ofertuesi ishte LUKoil Petrol, një filial i konglomeratit rus të energjisë dhe çmimi për blerjen e aksioneve ishte 101 milionë dollarë.

LUKoil, kompania e dytë më e madhe ruse për energji pas Gazpromit, menaxhon dhe ka në pronësi fushat e naftës dhe gazit, por edhe rafineri. Po ashtu tregton energji në dhjetëra vende.

Ivan Kostov, që ishte kryeministër i Bullgarisë në kohën kur u bë ky privatizim, tha se vetëm kompanitë ruse kishin shprehur interesim për të blerë rafinerinë e Burgasit.

Kryeministri i atëhershëm bullgar, Ivan Kostov (në anën e djathë), duke pirë shampanjë së bashku me presidentin e LUKoil, Vagit Alekperov (në anën e majtë). Në prani të tyre gjendej edhe ambasadori i atëhershëm rus në Bullgari, Leonid Kerestidyan. Kjo fotografi është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së privatizimit të Burgas në tetor të vitit 1999.

Kryeministri i atëhershëm bullgar, Ivan Kostov (në anën e djathë), duke pirë shampanjë së bashku me presidentin e LUKoil, Vagit Alekperov (në anën e majtë). Në prani të tyre gjendej edhe ambasadori i atëhershëm rus në Bullgari, Leonid Kerestidyan. Kjo fotografi është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së privatizimit të Burgas në tetor të vitit 1999.

Kjo gjë nuk ishte befasi pasi Burgas ishte e pajisur me teknologji të kohës sovjetike dhe varej për rafinim nga nafta e importuar nga Rusia. Sofja u sigurua që të ruante të ashtuquajturin “aksion të artë” në firmën e sapoprivatizuar, duke garantuar, të paktën në parim, se do të kishte dorë në çdo vendim strategjik. Më shumë se 20 vjet më vonë, megjithatë, duket se Qeveria bullgare rrallë ose asnjëherë ka ndërhyrë në ndonjë prej vendimeve të marra në Bullgari nga kompania LUKoil.

Përgjatë viteve, LUKoil konsolidoi kontrollin mbi Burgas, duke blerë më shumë aksione, veçanërisht aksionet që iu kishin dhënë punëtorëve në kohën e privatizimit. Sot hisedari kryesor në LUKoil Neftochim Burgas është Litasco me 89.97 për qind të aksioneve dhe LUKoil Oil Company me 9.88 për qind. Përqindja e mbetur prej 0.15 për qind është në pronësi të më shumë se 7,700 individëve dhe entiteteve ligjore.

Litasco është firmë e regjistruar në Zvicër dhe është filial i LUKoil. Kjo firmë vepron si blerës dhe shitës i kësaj kompanie në tregun ndërkombëtar.

Zero tatim?

Pozicioni dominues në treg, kërkesa e lartë, të ardhura të mëdha. Gjithçka tingëllon perfekt për çdo biznes. Dhe operacionet e LUKoil në Bullgari i kanë të gjitha këto. Megjithatë, kjo kompani ruse e energjisë, siç tregojnë deklarimet, po funksionon me humbje në Bullgari. Dhe ky është një shqetësim për Sofjen, pasi do të thotë që LUKoil nuk paguan asnjë tatim mbi të ardhurat e korporatave për shkak se deklaron humbje.

Më 2011, Vanyo Tanov, që atëbotë ishte kreu i Agjencisë bullgare të Doganave, u ankua se rafineria nuk paguante asnjë tatim. Tanov tha se agjencia që ai drejtonte po hetonte nëse fitimet e LUKoil Neftochim Burgas po shkonin në “një degë të regjistruar në Zvicër që qëndron në hyrje dhe dalje të uzinës”, që me sa duket ishte referencë për Litasco.

“Kjo kompani përfundimisht përcakton çmimin e naftës së papërpunuar dhe sasinë që eksportohet. Ka të ngjarë që fitimet grumbullohen në këtë firmë dhe kështu bëjnë që LUKoil të duket si një kompani që operon me humbje”, deklaroi atëbotë Tanov për mediat bullgare.

Tanov më vonë udhëhoqi përpjekjet për të instaluar matës në tubacionet e lidhura me rafinerinë e Burgasit, përpjekje që kishin për qëllim të monitoronin sasinë e saktë të naftës që hynte në rafineri.

Në atë kohë, Agjencia e Doganave lëshoi atë që u konsiderua si deklaratë e paprecedentë për “dyshimet se vendi ynë drejtohet nga një oligarki”.

“Sonte, një hije e rëndë e interesave të huaja ka rënë mbi një anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Agjencia e Doganave.

“E vetmja rafineri me humbje në planet”

Në 15 vjetët e fundit, rafineria Burgas ka raportuar për fitim vetëm në tre vjet: 2007, 2016 dhe 2017. Në të gjitha vitet e tjera, brenda kësaj periudhe kohore, Burgas ka raportuar humbje.

Më 2016, përfaqësuesi i atëhershëm i LUKoil në Bullgari, Valentin Zlatev, u thirr që të dilte para një komiteti të Parlamentit Kombëtar bullgar, për të adresuar shqetësimet mbi rezultatet e dyshimta financiare të kësaj firme.

LUKoil Neftochim Burgas kishte paguar ekuivalentin e 78 milionë eurove në tatimin e korporatave, “por, në fakt operoi me humbje në tre vjetët e fundit [2013,2014,2015]”, theksoi Zlatev.

“Fatkeqësisht, ka periudha kur nafta bëhet shumë e shtrenjtë saqë derivatet që prodhohen [prej saj] janë më të lira sesa vetë nafta”, tha Zlatev, i cili njihet për lidhjet miqësore që ka me shumë figura të elitës politike bullgare, përfshirë edhe me ish-presidentin Georgi Parvanov dhe ish-kryeministrin Boyko Borisov.

Më 2020, problemet e pretenduara financiare të rafinerisë u diskutuan në Parlament.

“LUKoil Neftochim Burgas është e vetmja rafineri në planet që po humbet para”, deklaroi atëbotë në Parlament, Rumen Gechev, ligjvënës nga Partia Socialiste bullgare.

Ministri i atëhershëm i Financave, Vladislav Goranov, shpjegoi se Agjencia Kombëtare e të Ardhura dy herë kishte regjistruar rezultate shumë negative nga rafineria. Sipas legjislacionit bullgar, tha Goranov, ato humbje mund të zbriten ose shpërndahen në një periudhë pesëvjeçare.

Shpjegimi i Goranovit u prit me skepticizëm dhe dyshime, veçanërisht nga anëtarët e koalicionit opozitar Bullgaria Demokratike, të cilët kërkuan që Agjencia për të Ardhura të publikonte auditimet e bëra ndaj LUKoil Neftochim Burgas.

Një gjykatë urdhëroi që Agjencia Shtetërore e të Ardhura të publikonte ato auditime. Por, deri më sot, pavarësisht kërkesave të gazetarëve, kjo agjenci nuk i ka bërë publike ato.

Si krijohen humbjet?

Operacionet e LUKoil në Bullgari nuk janë në kundërshtim apo shkelin qartazi legjislacionin e shtetit, thonë ekspertët, dhe duket se kompania operon me një metodë kontabël të pranueshme: transferimi i çmimit. Ajo që duket si një mashtrim financiar, përdoret shpesh nga kompanitë që kontrollojnë të gjithë procesin e prodhimit – nga furnizimi i lëndëve të para deri te produkti përfundimtar dhe shitja e tij. Kjo metodë i përshkruan më së miri operacionet e LUKoil në Bullgari.

“Në rastin e LUKoil, kompania prodhon naftë të papërpunuar, e dërgon atë në rafinerinë e Burgasit dhe më pas shet karburant”, tha për Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, Martin Vladimirov, analist në Qendrën për Studime të Demokracisë, me seli në Sofje.

Hristo Ivanov, bashkëudhëheqës i Bullgarisë Demokratike, sugjeroi më 2020 se LUKoil mund të ketë shmangur pagesa vjetore ekuivalente prej 500 milionë eurosh, falë metodës së transferimit të çmimit.

Litasco është lojtari kyç në transaksione, shpjegoi Vladimirov. Kjo kompani blen naftë të papërpunuar nga LUKoil në Rusi dhe më pas ia shet rafinerisë Burgas. Pas këtyre tre kompanive, që duket se janë të ndara nga njëra-tjetra, qëndron LUKoil. Duke vepruar si ndërmjetës, kompania Litasco kërkon që të blejë naftë me çmim më të ulët dhe ta shesë atë me çmim më të lartë.

“Diferenca shkon në Litasco, që është kompani e regjistruar në Zvicër ku tatimi mbi fitim/të ardhura [të korporatave] është shumë i ulët dhe ka opsione ligjore që lejojnë që ky fitim të mos tatohet dhe të shkojë direkt në Rusi”, shpjegoi Vladimirov.

Gjatë gjithë këtyre viteve që rafineria Burgas është nën kontrollin e LUKoil, shteti bullgar, si aksionar më i vogël, ka pasur ulëse në bordin e kompanisë. Gjatë këtyre viteve, elita politike bullgare ka pasur raporte të ngushta me përfaqësuesit bullgarë të LUKoil.

Më 2011, Boyko Borisov, që ka qenë kryeministër i Bullgarisë nga viti 2009 deri më 2011, tha se “Zlatev është miku im”, duke iu referuar ish-përfaqësuesit në Bullgari të LUKoil, Valentin Zlatev.

Ndërkaq, presidenti i LUKoil, Vagit Alekperov, është trajtuar pothuajse si mbret gjatë vizitave që ka pasur në Bullgari, ku është takuar me zyrtarët e lartë bullgarë.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje te Zlatev lidhur me atë nëse zyrtarët bullgarë kanë biseduar ndonjëherë me të lidhur me çështjen e tatimeve. Por, ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it.

“LUKoil ishte kontribuuesi më i madh i buxhetit [të shtetit] dhe më pas pati shumë vite të dobëta”, tha për Radion Evropa e Lirë Spas Garnevski, përfaqësuesi i parë bullgar në bordin e rafinerisë, pas privatizimit më 1999.

Rumen Ovcharov, që ka përfaqësuar Bullgarinë në bordin e rafinerisë në periudhën 2013-2017, ka sugjeruar se investimi i rëndësishëm i LUKoil në Bullgari i dha kësaj kompanie disa privilegje të pathëna. Ovcharov i th Radios Evropa e Lirë se nuk ishte e mundur “të shkohej shumë thellë në pasqyrat financiare të kompanisë”.

Megjithatë, me presionin në rritje politik në Bullgari, LUKoil njoftoi më 2021 se do t’i jepte fund praktikës së çmimit të transferimit ose do të apelonte konstatimin e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave se kjo kompani është e detyruar që të paguajë tatim mbi 260 milionë euro.

Por, kjo mund të jetë e pamundur pasi kompania mund të përdorë humbjet e raportuara në të kaluarën, duke përfshirë edhe ekuivalentin e 250 milionë eurove vetëm më 2020, për të kompensuar shumën që duhet të paguajë për tatime.

Spetsov deklaroi në nëntor të vitit 2021 se agjencia e tij do të kryente auditime masive mbi operacionet e LUKoil në Bullgari.

Ministri bullgar i Financave, Arsen Vassilev i tha Radios Evropa e Lirë se auditimi ndaj LUKoil Neftochim Burgas nuk ka përfunduar ende. Ai shtoi se kryeministri Kiril Petkov dhe zyrtarë të tjetër të lartë bullgarë, në dhjetor të vitit 2021 janë takuar me Vadim Vorobyov, zëvendëspresidentin e LUKoil.

Pavarësisht kësaj, Vladimirov nga Qendra për Studime të Demokracisë, ka dyshime se gjërat do të ndryshojnë.

“Kjo është një skemë globale që zbatohet nga të gjitha kompanitë ruse”, tha Vladimirov. “Fitimet gjithmonë kthehen në Rusi”/Marre nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bullgari kompania ruse ne bullgari taksa bullgari kompania ruse ne bullgari taksa

Sondazh

Poll

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike