LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i BE: Krishtlindjet do të jenë ndryshe prej koronavirusit

29 Tetor 2020, 07:43 Nga DOSJA
Komisioni i BE: Krishtlindjet do të jenë ndryshe prej koronavirusit

GJERMANI– “Gjendja prej pandemisë Corona është shumë serioze”, tha Ursula von der Leyen me vështrim drejt kameras. Konferenca virtuale e shtypit u zhvillua në Bruksel, qyteti, që aktualisht ka kuotën më të lartë të infeksioneve në mbarë Europën. Në valën e dytë të pandemisë, që e ka “mbërthyer keq” Europën, ka dy armiq, ndaj të cilëve duhet luftuar: vetë virusi dhe lodhja në rritje e europianëve, që duhet të përballojnë masat kufizuese prej koronavirusit. Von der Leyen u bëri thirrje europianëve, që të mos dorëzohen në luftën e tyre kundër pandemisë. “Do të zgjasë deri në prill 2021” derisa të mund të fillojnë aksionet e mirëfillta të vaksinimit, tha presidentja e Komisionit të BE-së, e cila vet është mjeke me profesion.

Më shumë koordinim

“Tani nuk është koha për t’u shpenguar”, tërhoqi vëvemendjen numri një i administratës së BE-së. Ndërkohë që shumë shtete të Europës sërish po aplikojnë ose po i intensifikojnë kufizimet e kontakteve, Ursula von der Leyen, apeloi që gjithkush duhet të japë kontributin e vet – që nga niveli lokal deri në nivelin europian. Shtetet e BE-së duhet t’i koordinojnë më fort se deri më sot masat mes tyre. Komisioni inisiston për standarde të unifikuara në masat e karantinës, do të preferohej një regjistër mbarëeuropian për kapacitetet e shtretërve në sektorin e mjekësisë reanimative. Ende jo të gjitha shtetet janë të gatshme të venë të dhënat në dispozicion të autoritetit të BE-së për epidemitë ECDC në Stokholm, thuhet në Komisionin e BE-së. Shtetet e BE-së duhet të bien dakord për formularë dhe procedura të unifikuara për gjurmimin e zinxhirit të të dhënave të pasagjerëve në rast infeksioni.

Të përgatitur për vaksinim

Veçanërisht vlerë i kushton Komisioni përgatitjes së 27 vendeve anëtare për vaksinimin. Për këtë nevojitet që të gjitha shtetet të zhvillojnë një plan vaksinimi me zinxhirin përkatës logjistik, depozitimin në frigoriferë dhe qendrat e shpërndarjes së vaksinave për mbarë popullsinë. Blerjen e 1,2 milionë dozave vaksinuese Komisioni po e organizon në mënyrë të centralizuar. Tani duhet të përcaktohen kriteret se kush kur do të vaksionohet në fillim.

Këshilltari i posaçëm mjekësor i presidentes së Komisionit të BE-së, virologu belg Peter Piot, tha në Bruksel, se ka njëmbëdhjetë kandidatë favorit për vaksinën. Por nuk duhet pritur një ilaç magjik. Do të zgjasë kohë derisa në popullsi të mund të arrihet një imunitet i mjaftueshëm. “Jam shumë i shqetësuar, që në anketime rreth 25 përqind e njerëzve në BE nuk duan të vaksionohen”, tha Peter Piot. Ai tha, se ka mirëkuptim, që njerëzit ndërkohë janë lodhur me koronavisurin, ndaj i zbatojnë jo sa dhe si duhet masat mbrojtëse. Vetëm 60 përqind e popullsisë e mban maskën si duhet, por është e nevojshem që 95 përqind të veprojnë si duhet në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit, tërheq vëmendjen këshilltari mjekësor i Komisionit të BE-së. Peter Piot ka zbuluar virusin Ebola dhe ka drejtuar dhjetë vjet programin e OKB-së HIV/Sida.

Samiti i BE-së mbi gjendjen me koronavirusin

Piot tha, se ndërkohë vdesin çdo ditë rreth 1000 qytetarë të BE-së nga COVID-19. Një shpresë jep fakti, që trajtimet në spital janë më të suksseshme se sa në valën e parë të pandemisë. Falë përmirësimit të procesit vdesin më pak njerëz nga ata që shtrohen në spital. “Gjendja është serioze, por ne e kemi në dorë, që ta ndryshojmë atë”, tha mjeku belg. Peter Piot ka qenë vet i sëmurë me Covid-19 dhe për disa muaj ka vuajtur nga lodhja kronike. E di se për çfarë flas, tha Piot.

Në Holandë disa spitale kanë arritur kufijë e kapaciteteve të tyre

Të enjten (28.10) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së duan të konsultohen për pandeminë e koronavirusit. Kryetari i këtij raundi të samitit, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, insiston, që BE-ja t’i përmbahet sa më shumë testimeve të shpejta ndaj koronavirusit tek pasagjerët, personeli i kujdestarisë në shëndetësi dhe banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit. Komisioni i BE-së do të verë në dispozicion 100 milionë Euro, për blerjen e testeve të shpejta. Por nuk duhet që të krijohet garë mes vendeve anëtare për blerjen e testeteve të shpejta, nënvizoi Charles Michel.

“Hapja shumë e herët”

E pyetur nga një gazetare, se përse nuk ka pasur efekt strategjia e deritanishme e BE-së për kufizimin e infeksioneve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen reagoi shkurt e pasigurtë, por pastaj u përgjigj duke pranuar, se: “vendet anëtare në verë me sa duket i zbutën shumë herët masat kufizuese”. Spitalet janë të pajisura më mirë tani se në pranverë, “por personeli kujdestar është i rraskapitur”, tha ajo. Nuk është habi që ka një valë të dytë tani: “Ne nuk e dimë, nëse kjo do të jetë vala e fundit.” Vazhdimisht mësojmë, tha von der Leyen. Anulimi i tregjeve të Krishtlindjes, kontaktet e kufizuara dhe udhëtimet e anuluara bëjnë, që sivjet “Krishtlindjet të jenë ndryshe”, tha von der Leyen. Do të na duhet “të komportohemi edhe disa kohë” me pandeminë.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni krishtlindjet ursula von der leyen krishtlindjet ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet