LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet 2020 – Platformat sociale u përgjigjen shqetësime të ligjvënësve

29 Tetor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet 2020 – Platformat sociale u përgjigjen shqetësime

Krerët e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane u bënë thirrje ligjvënësve të mërkurën të mbajnë të paprekura masat për kontrollin e përmbajtjes që postohet në këto platforma, megjithë thirrjet e republikanëve për të ndrequr atë që e cilësojnë si qëndrim të njëanshëm të kompanive të medias sociale ndaj postimeve.

Kompanitë e medias sociale mbrohen nga përgjegjësia për materiale që postohen në faqet e tyre në bazë të klauzolës 230 të Ligjit për Komunikim Civil të vitit 1996.

Por disa republikanë argumentojnë se ky përjashtim për kompani si Facebook dhe Twitter u lejon atyre të censurojnë materiale bazuar në pikëpamje të caktuara politike dhe të përdorin fuqinë e tyre të konsiderueshme për të ndikuar tek debati publik.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për eliminimin e mbrojtjeve që ofron klauzola 230, duke thënë në një postim në Twitter të mërkurën se, “SHBA nuk kanë Liri të Shtypit, por shtypjen e lajmit, ose thjesht Lajme të Rreme. Gjatë këtyre dy javëve kemi mësuar kaq shumë se sa e korruptuar është Media dhe se Kompanitë e Mëdha Teknologjike mund të jenë edhe më të këqija. Hiqni Klauzolën 230!”.

Në thelb të këtij debati është pyetja nëse një platformë e medias sociale mund të ndërhyjë për të kufizuar ose bllokuar informacionin, siç bën një komani publikimi dhe gjithashtu pyetja nëse Facebooku, Google dhe Twitteri janë kthyer në monopole.

“Kompanitë po bllokojnë në mënyrë aktive artikuj nga platformat e tyre dhe fshihen pas klauzolës 230 kur bëjnë veprime të tilla. A ka vend për t’u çuditur që zëra me pikëpamje të djathta ankohen për hipokrizi, apo edhe më keq?” tha të mërkurën Kryetari i Komisionit të Senatit për Tregtinë, Rooger Wicker.

Klauzola 230 ka tërhequr vëmendje të shtuar në këtë cikël zgjedhor pasi kompanitë e medias sociale po ndjekin praktika të reja për të moderuar informacionin në përgjigje të ndërhyrjeve të huaja në këto platforma gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Jack Dorsey iu kundërpërgjigj kritikave në dëshminë e tij të mërkurën, duke thënë, “Nuk duhet të harrojmë se Klauzola 230 u ka dhënë mundësi kompanive të reja, kompani të vogla që kanë një ide origjinale, të konkurrojnë me kompani të fuqishme globale. Nëse shkatërrojmë këtë themel që ofron Klauzola 230 do të dëmtohej vetë mënyra si komunikojmë në internet, duke lënë në ekzistencë vetëm disa gjigandë teknologjikë me fuqi të madhe financiare”.

Zoti Dorsey u tha ligjvënësve se një nga rrugëdaljet e mundshme do t’u jepte mundësi përdoruesve të zgjidhnin ose një algoritëm të vetë kompanisë që vendos se çfarë informacioni mund të lexohet nga përdoruesi, ose algoritme të krijuara nga një palë e tretë.

Senatori Wicker tha se stafi i tij kishte mbledhur “dhjetëra e dhjetëra” shembuj të artikujve me përmbajtje konservatore që ai thotë se ishin censuruar ose ishin bllokuar gjatë katër viteve të fundit në Twitter. Ai e akuzoi Twitterin se kishte lejuar propagandën e Kinës komuniste lidhur me COVID-19 të qëndronte për dy muaj, ndërsa kishte hequr menjëherë komentin e Presidentin Trump lidhur me votimin me postë.

Më parë këtë muaj, Twitter nuk u lejoi përdoruesve të ndanin linkun e një artikulli mbi Hunter Biden, djali i kandidatit demokrat për president, Joe Biden. Twitter bllokoi gjithashtu llogaritë e Presidentit Trump dhe Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany që të ndanin artikullin, duke e argumentuar veprimin me politikat e kompanisë lidhur me ndarjen e informacionit të siguruar përmes hakerimit të një kompiuteri. Bazuar në këto veprime, Senatori republikan Ted Cruz akuzoi Twitterin se po përpiqet të ndikojë tek zgjedhjet amerikane.

“Ju mendoni se mund të rrini atje, në Luginën e Silikonit dhe t’i diktoni medias se çfarë mund të mbulojë dhe të publikojë; se ju mund t’u tregoni amerikanëve se çfarë raportimesh mund të dëgjojnë,” tha Senatori Cruz gjatë dëshmisë së zotit Dorsey të mërkurën.

Shefi ekzekutiv i Twitterit ka kërkuar ndjesë për vendimin, duke thënë “bllokimi i një linku ishte gabim. Kemi rishikuar politikat tona dhe e kemi ndrequr gabimin. Synojmë të shtojmë kontekst dhe tani e kemi të mundur ta bëjmë”.

Edhe rrjeti Facebook ka kufizuar ndarjen e artikujve lidhur me Hunter Biden, duke thënë se është e nevojshme që një palë e tretë të konfirmojë faktet.

Kjo kompani e medias sociale lejoi dizinformimin rus të përhapej në platformën e saj gjatë zgjedhjeve të viti 2016, por tani ka vënë në zbatim politika të reja për ciklin zgjedhor 2020. Sipas faqes elektronike të Facebookut, kjo kompani ka reaguar duke mbyllur 6.5 milionë llogari fallso, ka angazhuar një palë të tretë për konfirmimin e fakteve si dhe ka bllokuar 30 rrjete për sjellje të bashkërenduar jo-etike.

“Pa Klauzolën 230, platformat mund të mbahen përgjegjëse për çdo gjë që thonë njerëzit. Platformat do të reagonin në ato kushte duke censuruar informacion pasi do të druheshin se mund të hidheshin në gjyq dhe nuk do të ishin të gatshme të investonin për teknologji që ofrojnë forma të reja që njerëzit të shprehen,” tha të mërkurën para ligjvënësve shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg.

Demokratët në Kongres kanë shprehur shqetësim lidhur me rritjen e aktivitetit të grupeve ekstremiste online si dhe përpjekjet e vazhdueshme të aktorëve të huaj në procesin zgjedhor përmes platformave të medias sociale. Ata ngritën pikëpyetje për momentin e kësaj seance dëgjimore:

“Jam i revoltuar që kolegët republikanë po zhvillojnë një seancë me pyetje-përgjigje vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kur duket se po përpiqen të frikësojnë plaftormat e medias sociale në përpjekje për t’i shtyrë në favor të Presidentit Trump,” tha Senatori Richard Blumenthal. “Presidenti Trump ka thyer të gjitha normat. Ai ka postuar përmes platformave tuaja dizinformim që ka të ngjarë të jetë i rrezikshëm ose vdekjeprurës,” tha senatori demokrat.

Gjatë një seance dëgjimore më herët, zoti Dorsey tha se Twitter nuk ka lista me llogari që janë nën vëzhgim, por e kontrollon informacionin e postuar duke shfrytëzuar algoritme, apo pasi merr kërkesa nga përdoruesit.

Sundar Pichai, zyrtar i lartë në kompaninë Google, tha se kompania e tij mbetet e angazhuar për të ruajtur pavarësinë, duke deklaruar para ligjvënësve, “Ne operojmë pa paragjykime politike. Përndryshe do të binim ndesh me interesat dhe misionin e kompanisë sonë, që kërkojnë prej nesh t’i ofrojmë qasje tek informacioni çdo individi, pavarësisht nga vendndodhja apo bindjet e tij”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet