LIVE UPDATES
Politike

Komisioni Europian: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatike

1 Nëntor 2019, 14:18 Nga DOSJA
Komisioni Europian: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të

TIRANË- Në një përgjigje për Exit.al, Komisioni Europian nuk pranoi të bëjë publike raportet e tij mbi ligjin special të Teatrit Kombëtar, i cili u ndryshua me kërkesë të KE-së sepse shkelte Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit (MSA) të Shqipërisë me BE-në.

Pasi qeveria Rama i bëri disa ndryshime kozmetike ligjit, Komisioni Europian i dha gjithë mbështetjen e tij ‘ligjit special’ për Teatrin Kombëtar, edhe pse ligji u apelua në Gjykatën Kushtetuese.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti deklaratën e Ambasadorit Soreca në mbështetje të procedurës tenderuese “të dëmshme”.

Në përgjigjen për Exit.al, Komisioni Europian deklaroi se publikimi i raporteve për Teatrin Kombëtar do të “ndikojë përpjekjet e mëdha që janë bërë për vendosjen e marrëdhënieve cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë” dhe “mund të çojë në incidente diplomatike”.

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë.

Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.

 Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut.

Këto qendrime diplomatike janë trajtuar në mirëbesim të plotë nga stafi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe kanë qenë të drejtuara vetëm për institucionet e BE-së në zyrtat e tij qendrore.”

Për më tepër, Komisioni Europian shprehu frikën mbi ndikimin që raportet mund të kenë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, në kushtet e një “debati skajshmërisht të nxehtë dhe të polarizuar në Shqipëri”, dhe se kjo do ta “vendoste Komisionin në një pozicion shumë delikat dhe para rrezikut që ai mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik”.

“Bërja publike e këtyre dokumenteve do të zbulonte opinionet e brendshme mbi çështje për të cilat ende vazhdojnë debate politike të tensionuara dhe tejet të polarizuara në Shqipëri.

[Bërja publike] mund të shkaktonte konfuzion tek publiku, duke zbuluar në publik qendrime paraprake të stafit të Komisionit, të cilat jo domosdoshmërisht u reflektuan në qendrimin përfundimtar që mori Bashkimi Evropian [për këtë çështje].

Përveç kësaj, një publikim i tillë do të vendoste Komisionin në një pozicion delikat dhe në rrezik që të mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik.”

Në mëyrë ironike, deklaratat e Komisionit Europian janë “përdorur instrumentalisht”, në mënyrën më të dukshme nga Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se KE nuk ka gjetur “asnjë shkelje të Marrëveshjestë Stabilizim Asociimit” në ligjin special të Teatrit Kombëtar.

Rezultatet e procedurave të tenderimit të mbajtura për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ende nuk dihen, ndërsa të gjithë afatet ligjore kohore janë shkelur.

(Marrë nga Exit.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni evropian shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar komisioni evropian shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet