Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Politike
Bashkia Shkodër pa drejtorë, dega e PD: E turpshme përdhosja që po i bën Rama këtij qyteti
1 Nëntor 2019, 13:02Nga DOSJA
SHKODËR- Dega e PD Shkodër akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdhos qytetin dhe ka turpëruar socialistët e Shkodrës duke kandiduar për kryetar partie një të dënuar.
Përmes një deklaratë për mediet, PD Shkodër thotë se “Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin”.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA SHKODËR:
Është e turpshme dhe e dënueshme përdhosja që po i bën Edi Rama qytetit të Shkodrës.
Pasi i turpëroi socialistët e Shkodrës duke i kandiduar për Kryetar Bashkie, pa i pyetur, një trafikant droge të dënuar në Itali, Edi Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin.
Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë qytetarët e Shkodrës.
Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë socialistët e ndershëm të Shkodrës.
Nuk ka rëndësi për Edi Ramën që Shkodra ka djemë dhe vajza të talentuar, të arsimuar mirë dhe të aftë për të drejtuar administratën publike lokale.
Për të ruajtur pushtetin e tij personal, për Edi Ramën ka rëndësi vetëm vazhdimi i marrëveshjes së bashkëqeverisjes me krimin e organizuar në Shkodër.
Shkodra nuk ka për t’ia falur këtë! Edi Rama duhet të mësojë se me Shkodrën as nuk mund të tallet dhe as nuk mund të luajë!
Partia Demokratike Dega Shkodër i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës, pa asnjë dallim politik, të përbuzin këtë model qeverisjeje, ta refuzojnë fuqimisht tentativën e Edi Ramës për të veshur me pushtet krimin në Shkodrën e kulturës dhe dijes.
Shqipëria dhe Shkodra ka vetëm një rrugë!
Të ndahen nga krimi, të refuzojnë të keqen, dhe të punojmë bashkarisht për Shqipërinë si gjithë Europa!
#partiademokratikeShkodër #pd
PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali. Pas largimit të Pjetrit Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari njofton se ditën e nesërme do të zhvillojë një bashkëbisedim me të rinjtë e Bajram Currit. Përmes një njoftimi në Facebook...
Tiranë- Ministrja për Punët me Shtetin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj Lulzim Bashës pas deklaratës së tij të fundit për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut, kr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, të cilin e s...
Tiranë– Ka përfunduar mbledhje kreut të qeverisë Edi Rama me kordinatorët politikë të Rajonit të Veriut.Mësohet se Rama iu ka kërkuar llogari koordinatorë...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me heqjen e mandatit të Agim Kajmakut ditën e sotme nga KQZ.Në një postim në Facebook, V...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bind sot kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku....
TIRANE- Për gati 2 orë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit e rajonit të Veriut. Në fokus të diskutimeve ishte emërimi i drejtorëve të...
TIRANE- “Institucionet janë institucione,”, ky ishte komenti i vetëm që kryeministri Edi Rama dha në përfundim të mbledhjes që zhvilloi në selinë rozë me drejtu...
TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është ‘zgjuar’ së fundmi dhe ka dalë kundër qeverisë, e cila ka firmos për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Vjo...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. KQZ ka vendosur t’ja heqë mandatin Kajmakut me votë unani...