Rajoni

Komedianët rusë trazojnë Maqedoninë e Veriut, Zaev pranon përgjimet. Opozita: Të dorëhiqet

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.
Featured image of article: Komedianët rusë trazojnë Maqedoninë e Veriut, Zaev pranon përgjimet. Opozita: Të dorëhiqet Zoran Zaev dhe dy komikët rusë

MAQEDONI E VERIUT- Dy komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov kanë publikuar një video në kanalin e tyre në Youtube teksa hiqen sikur janë ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko duke futur në “kurth” kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, por vetëm ditën e sotme ato kanë bërë xhiron e mediave.

Gjatë bidedave telefonike mes “Poroshenkos” është folur lidhur me shumë tema që kanë lidhje me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ndër temat e diskutuara kanë qënë: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin me Greqinë, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej.

Kjo e fundit ka qënë e vetmja pjesë e bisedës që Zaevi ka mohuar se ka folur me “Poroshenkon”. Kreu i qeverisë maqedonase është shprehur se përgjimet janë të vërteta por se ai nuk do të dorëhiqet pasi nuk ka nxjerrë asnjë sekret shtetëror.

I menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i opozitës, kreu i saj Hristijan Mickoski vlerësoi se Zaev duhet të jepte menjëherë dorëheqjen.

(k.m/dosja.al)

  • 22:35

    Telefonata e Zaev me komendianët rusë, opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit

    Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

    VMRO-DPMNE-ja, pas audio materialeve nga komikët rus të cilat i konsideron si katastrofale, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i saj Hristijan Mickoski vlerëson se situata bëhet e padurueshme.

    “Të ulemi menjëherë sot, të përfundojmë me të gjithë procedurat protokolare, t’i mbledhim deputetët në kuadër të Kuvendit, të mbajmë mbledhje me grupet parlamentare secili kryetar i partive politike, të caktojmë 100 ditë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo më është e padurueshme edhe për qytetarët. Shteti na zbrazet, njerëzit janë të dëshpëruar dhe frustruar dhe nuk shohin perspektivë”, – theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Për Mickoskin është shqetësues fakti që Zaev nuk mohoi dhënien pëlqim për rryshfet për patriarkun e krishterëve ortodoks.

    “Kjo edhe më shumë do ta rrisë agoninë e tij dhe frustrimin e tij personal dhe frustirimin e qytetarëve. Për mua është katastrofike të dëgjohet kjo që po dëgjohet. Sa arrita të dëgjoj, ai nuk e mohoi këtë incizim por e konfirmoi autenticitetin e saj. Praktikisht konfirmoi shumë gjëra të cilat qytetarët mundën t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe pëlqimin për rryshfet të liderit fetar të qindar miliona të krishterëve ortodoks në botë, patriarkut Vartollomej”, shtoi Mickoski.

  • 22:35

    Iu publikuan përgjimet me komedianët rus/ Zoran Zaev pranon gjithçka: S’jap dorëheqjen!

    Zoran Zaev

    Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp ka pranuar se është viktimë e dy komikëve rusë.

    Zaevi pohoi telefonatës por nguli këmbë se nuk ishte e domosdoshme dorëheqja e tij pas publikimit të telefonatës pasi ai nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror.

    “Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai.

    Më tej Zaev tha se kjo nuk ishte telefonata e tij e parë me presidentin Poroshenkon por se gjithçka ishte e protokolluar.

    “Nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se komunikimi bëhet nëpërmjet rrjetit fiks. Shumicën e rasteve kur bisedoj pranë meje qëndron dikush, ose Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi. Në raste të tjera ndodhet një këshilltar që të mbajë një procesverbal për ta vendosur më pas në arkivin e shtetit,”- tha Zaev.

  • 22:35

    Zaev bie në grackën e komikëve rusë, tregon planin për ndryshimin e kufijve në Kosovë

    Petro Poroshenko, Zoran Zaev dhe dy komikët rusë

    Komikët rusë Vlladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov kanë publikuar video në emër të ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, duke folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në bisedë, komikët duke u paraqitur si Poroshenko thonë shkencëtarët ukrainas e kanë zbuluar lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Maqedonisë, ndërsa “Poroshenko i rrejshëm” i thotë Zaevit se tani dëshiron të quhet “Petro Makedonski”.

    Komikët në emër të Poroshenkos, Zaevit i ofrojnë ndihmë për të zgjidhur çështjen e Kishës Ortodokse Maqedonase. Zaev me komikët flet edhe për politikën e jashtme – Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Ukrainën, marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO.

    Në një bisedë ata e kyçin edhe “sekretarin e përgjithshëm të NATO-s”, Jens Stoltenberg. Kujtojmë se në të kaluarën komikët rusë, kanë biseduar edhe me presidentin ukrainas Poroshenko, ministrin britanik Boris Johnson, presidentin turk Recep Tayip Erdogan, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe personalitete tjera publike.

    BISEDA E ZAEV DHE KOMIKËVE

    Zaev: Alo

    Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

    Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

    Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

    Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë? Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithëcka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

    Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

    Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

Shto Koment