LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Kombi i vogël në mister dhe ankth’/ Çfarë shkruante New York Times pas vdekjes së Enver Hoxhës…

9 Shkurt 2021, 17:20 Nga DOSJA

Nga Henry Kamm – Vdekja e Enver Hoxhës e ngre në një dimension të ri misterin dhe ankthin që Shqipëria ka paraqitur për fqinjët e saj, si dhe për kampet Perëndimore dhe Komuniste në përgjithësi, që nga Lufta e Dytë Botërore. Sado armiqësor pozicioni i Shqipërisë ndaj botës së jashtme në dekadat e fundit, ai ishte një qëndrim i qëndrueshëm.

Kombi i vogël dhe malor i Ballkanit ka qenë izolues në mënyrë agresive, duke mos hezituar të hapë zjarr përtej kufijve të tij tokësorë ose detarë ndaj ndonjë furacak të vërtetë apo të imagjinuar. Ai ka qenë dyshues ndaj të huajve dhe ka shtypur pakicat etnike, veçanërisht grekët.

Por nën z. Hoxha, fqinjët e Shqipërisë kanë pasur sigurinë se duhet të përballen me një vend që nuk është i palidhur dhe pa miq, sa i dobët dhe i vetëm aq edhe i ashpër. Z. Hoxha e bëri një komb po aq armiqësor ndaj Bashkimit Sovjetik sa ishte ndaj Perëndimit dhe, që nga mesi i viteve ‘70 ai e bëri atë një armik edhe të mikut të tij të fundit, Kinës.

Sovjetikët u mbajtën jashtë Adriatikut

Nën sundimin e tij, pati siguri se Moska nuk mund të vendoste një pikëmbështetje në Detin Adriatik, një frikë që përndiqte Jugosllavinë dhe i jepte shqetësim aleancës së Atlantikut, anëtarë të së cilës janë Greqia dhe Italia. Z. Hoxha gradualisht e zvogëloi këtë frikë ndërsa eliminoi, zakonisht me ekzekutim, këdo që dyshohej se ishte një agjent i vërtetë ose potencial i ndonjë fuqie të huaj, ose një rival i mundshëm. Viktima e fundit ishte Mehmet Shehu, kryeministër dhe njeriu i dytë në pushtet derisa u vra – ose u vetëvra – më 1981.

Spastrimet mund të kenë qenë mjaft të plota për të larguar çdo kërcënim për vazhdimësinë e politikave të jashtme të zotit Hoxha. Grupi i kufizuar ndërkombëtar i vëzhguesve të Shqipërisë, analistë që mbështeten kryesisht në raportimin e disa ambasadave në Tiranë dhe në studimin e ngushtë të shtypit shqiptar, kanë arritur të besojnë se vazhdimi nën sundimin kolegjial ​​ka shumë të ngjarë.

Ramiz Alia, i cili ka qenë President, pritet të drejtojë një grup të dalluar për besnikëri ndaj zotit Hoxha dhe politikave të tij. Në vitet e fundit të qeverisjes së tij, z. Hoxha filloi atë që dukej të ishte një proces i ngadaltë i zëvendësimit të mbështetjes së tij të kaluar në Kinë me marrëdhënie të zgjeruara me Perëndimin. Këto kontakte ishin pothuajse ekskluzivisht ekonomike dhe shoqëroheshin me një entuziazëm të pakësuar në deklaratat anti-perëndimore.

Fitime të tilla u inkurajuan në heshtje nga Jugosllavia, Greqia, Italia, Gjermania Perëndimore dhe Franca, për arsye politike dhe ekonomike. Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të marrin as edhe një dëgjim indirekt për ofertat e tyre të herëpashershme për të përmirësuar marrëdhëniet.

Greqia ka hapur dy kalime kufitare rrugore, por vlera e tyre mbetet simbolike, sepse Shqipëria nuk pret pothuajse asnjë vizitor dhe rrallë lejon që njerëzit e saj të udhëtojnë. Shqipëria ka përfunduar gjithashtu një lidhje hekurudhore me kufirin jugosllav, ndërsa Jugosllavia është duke punuar në shtrirjen e rrugës, që do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Italia ka nënshkruar një marrëveshje të zgjeruar tregtare, shpreson për vënien në fuqi të një marrëveshje kulturore dhe ka hapur një linjë trageti, e cila mbetet një veprimtari me humbje për shkak të mungesës së trafikut. Diplomatët dhe personalitetet politike të Gjermanisë Perëndimore si Franz Josef Strauss, Kryeministri bavarez, kanë zhvilluar biseda me të dërguarit shqiptarë që nga vera e kaluar.

Ndërsa Gjermania Perëndimore hedh poshtë kërkesat e shqiptarëve për dëmshpërblime të kohës së luftës, ajo është e gatshme të ofrojë kredi. Analistët perëndimorë shpresonin që këto mundësi lidhjeje të dobishme me Perëndimin mund t’i tundonin udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë, të vazhdonin në atë drejtim.

Si një joshje, Perëndimi mund të ndjekë më aktivisht negociatat për t’i kthyer stoqet e arit Shqipërisë, të cilat Aleatët i kapën në Gjermani në vitin 1945. Ata vlerësohen në rreth 37 milion dollarë. Asaj që i friken analistët në perspektivën e Shqipërisë, pas Hoxhës, ishte një mundësi që rivalitetet të mund të zhvilloheshin nën z. Alia dhe që një garë e tillë të mund të hapte përsëri një çarje, të cilën Bashkimi Sovjetik mund të shfrytëzonte. Historia e luftës për pushtet në Shqipëri e bën këtë një frikë reale.

Gjeografia

Një vend i izoluar me male të thyer në bregdetin Adriatik të Ballkanit përballë thembrës së Italisë, Shqipëria është një vend me 11,100 milje katrore. Kryeqyteti, Tirana, është një qytet i ashpër me 200 mijë banorë.

Njerëzit

Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve antikë dhe numërojnë gati tre milion në vendin e tyre. Rreth 1.5 milion jetojnë në Jugosllavi, kryesisht në provincën autonome të Kosovës dhe të tjerët, në Greqi. Megjithëse ushtrimi i fesë nga publiku është i ndaluar, 70 përqind e njerëzve janë nominalisht myslimanë suni; 20 përqind ortodoksë shqiptarë dhe 10 përqind katolikë romanë.

Historia

Pas 500 viteve të dominimit turk Osman, Shqipëria fitoi pavarësinë më 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, ajo u bë një republikë në të cilën një pronar konservator mysliman, Ahmed Zogu, u bë President më 1925, dhe e bëri veten mbret si Zog I, më 1928. Ai sundoi derisa Italia aneksoi Shqipërinë më 1939-n.

Gueriljet komuniste nën Enver Hoxhën morën pushtetin në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pas një ndërprerjeje me Moskën më 1961, Shqipëria zhvilloi marrëdhënie të ngushta me Pekinin, por këto u prishën gjithashtu, më 1978. Që atëherë Shqipëria u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Jugosllavinë dhe Europën Perëndimore.

Bastioni i fundit i Komunizmit Stalinist, Shqipëria drejtohet nga Partia e Punëtorëve(Komunist) Shqiptarë e kryesuar nga një Byro Politike, e cila ia dorëzon të gjitha vendimet e politikave Qeverisë. Enver Hoxha, i cili ua kaloi të gjithë shefave të tjerë të Partisë Komuniste, zotëronte pushtetin absolut për katër dekada.

Ekonomia

Një nga vendet më të varfra në Europë, me të ardhura vjetore të vlerësuara prej 820 dollarë për person, Shqipëria ka ndërtuar ekonominë e saj mbi produktet bujqësore, kryesisht perime, fruta dhe duhan, por duhet të importojë disa ushqime. Industritë e saj minerare janë asfalti natyror, nafta dhe kromi. Partneri kryesor tregtar është Jugosllavia. *The New York Times, 12 prill 1985. Përktheu:Gazeta Si

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha vdekja e enver hoxhes enver hoxha vdekja e enver hoxhes


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet