Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë– Cesar Avila, kolumbiani i arrestuar në nëntor 2014, në laboratorin e Xibrakës ku përpunohej kokainë, ka përfituar së fundmi një ulje dënimi prej 90 ditësh për shkak të “sjelljes së mirë”. Për të njëjtat arsye, ai ka fituar një vit më parë edhe 50 ditë të tjera ulje dënimi, duke siguruar në këtë mënyrë një qëndrim më të pakët në burgjet shqiptare.
Në 15 janar 2020, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Avilës, duke i ulur 90 ditë nga dënimi i tij. Avila është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte krijuar një laborator përpunimi në Xibrakë të Elbasanit. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Avila dhe bashkëkombasi i tij, Valter Moreno, kishin mbërritur në Shqipëri në 5 nëntor 2014, për të ndihmuar grupin e drejtuar nga Ilir Hyseni dhe Genci Xhixho, që të kryenin ekstraktimin e kokainës nga lëndë të tjera.

Së bashku me kolumbianët Avila dhe Moreno, gjatë operacionit u arrestuan edhe ai që konsiderohej si një ndër drejtuesit e grupit, Ilir Hyseni, si edhe Saimir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi. Personazhi kryesor i këtij grupi, Genci Xhixha, nuk u arrit të arrestohej. Opozita e djathtë akuzoi në atë kohë se, pas këtij grupi, fshiheshin persona që kishin lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, hetimet e prokurorit të çështjes, Olsian Çela, sot Kryeprokuror, nuk arritën të provonin këto lidhje. Gjatë gjykimit, të gjithë anëtarët e grupi u dënuan nga 10 deri në 15 vjet burgim. Kolumbani Cesar Avila u dënua me 12 vjet, të cilin po e kryen në burgun e Fierit. Pak javë më parë, ai dorëzoi në gjykatën e Fierit kërkesën për ulje dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat e të burgosurve”. Gjatë procesit, të drejtuar nga gjyqtari Taulant Banushi, kërkesa e kolumbianit Avila u përkrah edhe nga administrata e burgut të Fierit.

Në akt-vlerësimin për Avilën, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt në institucion. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me personelin e institucionit dhe me bashkëvuajtesit, si dhe ka marrë pjesë në programet dhe veprimtaritë rehabilituese dhe ato me karakter kulturor dhe sportiv. Ai respekton ritet fetare dhe ka marrëdhënie të mira me familjen e ndihet përgjegjës për veprimet e kryera”.
Në konkluzion, sipas këtij akti vlerësimi, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari Cesar Avila ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt dhe është vlerësuar pozitivisht”.
Gjyqtari i çështjes, bazuar në kuadrin ligjor si edhe në karakteristikën e burgut të Fierit, ka vendosur në 15 Janar 2020 që të pranojë kërkesën e kolumbianit dhe t’i akordojë 90 ditë ulje dënimi.
Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Fierit, rezulton se Cesar Avila ka përfituar një ulje dënimi 50-ditore edhe në Dhjetor 2018. Edhe në atë kohë, Avila ka kërkuar ulje dënimi të plotë 90-ditore. Por gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se sjellja e tij ishte e mirë, por “jo në kufijtë e asaj që konsiderohet shembullore”. Gjithashtu, po nga të dhënat zyrtare, rezulton se edhe miku i Avilas, kolumbiani tjetër i “Xibrakës”, Valter Moreno, ka përfituar një ulje dënimi 80-ditore, në bazë të vendimit të gjykatës së Fierit, të datës 27 Dhjetor 2018. Marrë nga Bold News
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Si pasojë, kjo e...
TIRANË- Zamira Rami, ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastër është tashmë nën hetim nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion). Burime për Dosja....
TIRANE- Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka kryer kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur ...
Kinë- Gazetari Edison Myrteza në një lidhje telefonike për Fax News ka raportuar më tepër detaje rreth situatës dhe përballimit të koronavirusit nga autoritet n...
MIRDITË- Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ka goditur dhe kundërshtuar efektivin e policisë rrugore për shkak të detyrës. Sipas njoftimit të...
GRAMSH– Banorët e Koshnicës në Gramsh bashkë me forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë pyllin në këtë mal, që prej 48 orësh.Forca...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut në Astir. Autori i vrasjes Noel Dishi sot ka dalë para gjykatës për të marrë masën e siguris...
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg” për Noel Dishin, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut, ngjarje kjo që ndodhi disa d...
Gjirokastër- Policia e Gjirokastërs ka arrestuar Sali Gjolleshin, i cili ishte i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Mësohet se 70-vjeçari është a...
Shkodër- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Rendit, Gjovalin Lokën ka...