LIVE UPDATES
Aktualitet

KËRKESAT/ Protestuesit parashtrojnë kushtet: Nëse nuk plotësohen, ulemi në shesh

18 Mars 2022, 10:25 Nga DOSJA
KËRKESAT/ Protestuesit parashtrojnë kushtet: Nëse nuk

TIRANË– Grupi iniciator i protestive i ka bërë sot thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa më efikase për uljen e çmimeve dhe të taksave, në të kundërt ata paralajmërojnë përshkallëzim të situatës, në një dalje për mediat, Rezarta Çaushaj u shpreh se nesër do të dalin në një marshim kombëtar dhe nëse nuk u realizohen kërkesat, do të përshkallëzojnë protestat. Sipas Çaushajt, protestuesit do të ulen në sheshin para kryeministrisë.

Deklarata e plotë:

Prej më se një jave kemi protestuar të gjithë së bashku duke kërkuar nga qeveria masa në ndihmë të konsumatorëve dhe bizneseve për përballimin e rritjes drastike të çmimeve. Qysh pas ditës së parë të protestës, ne pamë se qëndrimi i qeverisë ndryshoi: nga qëndrimi “Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, duhet të kurseni, duhet të ecni në këmbë”, qëndrimi ndryshoi në “Qeveria e ka gati paketën e masave”. Me vazhdimin e protestave u ndryshua prapë qëndrimi dhe Qeveria uli çmimin e karburantit. Më pas Qeveria përgjysmoi furnizimin me karburant të institucioneve. Më pas, Qeveria ndërhyri me një paketë tjerë masash që do të ulë çmimin e produkteve ushqimore. Në sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë edhe detyrën e saj për kontrollin e ngritjeve abuzive të çmimeve. Brenda një jave janë shpallur tri paketa antikrizë dhe është në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët për vlefshmërinë e këtyre masave, për të bindur qytetarët gjithashtu të mos dalin në shesh. Ndërkohë qeveria refuzon të angazhohet akoma në ulje të përkohshme të taksave që do të ishin një garanci për uljen e çmimeve në vazhdimësi dhe për çdo skenar të mundshëm të krizës. Kërkesat dhe propozimet tona që janë përpiluar edhe me ndihmën e të gjithë grupeve të interesit, janë përpiluar që të përballohet në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme kriza dhe të garantohet gjithashtu edhe mirëfunksionimi i tregut.

Po i citoj edhe njëherë kërkesat tona në vazhdim:

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim I barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.

Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore.

Ulje e barrës fiskale dhe hetim, mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë. Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë, këtë të shtunë, datë 19 mars në orën 11, të gjithë qytetarët nga i gjithë vendi do të jenë në protestë sërish dhe do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Dua të theksoj se kjo është protestë e qytetarëve, e organizuar nga qytetarët dhe për problemet e qytetarëve ndaj ne nuk do të reshtim së protestuari deri në marrjen e masave serioze dhe të qëndrueshme në përballimin e krizës.

Vetë kryeministri Rama ka deklaruar se konsumatori familjar dhe ai i biznesit të vogël nuk do të preket nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ai ngriti dhe një bord për fiksimin e çmimit të naftës, e gjithashtu ka paralajmëruar ngritjen e një tjetër bordi për çmimet e produkteve të shportës. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë