Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar dënim për një kryefamiljarin me iniciale B.M, pasi dyshohet se ka kërcënuar djalin e tij se do ta nxjerrë nga shtëpia.
Sipas Gazeta Express, në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshuari ka shkuar në gjendje të dehur në shtëpi dhe ka kërcënuar djalin se do ta nxjerrë nga shtëpia duke ushtruar ndaj tij dhunë psikologjike.
Po ashtu, bëhet e ditur se ai ka kërcënuar dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke shkaktuar ankth dhe pasiguri. Policia ka vendosur që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim për një muaj.
Njoftimi i plotë:
“Prizren, 11 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Kosovës. Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 10.02.2021 deri me datën 25.02.2021. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 10 shkurt, në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri B.M., me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë dhe keqtrajtim psikologjik të dëmtuarve (të gjithë anëtarëve të familjes), ashtu që i pandehuri shkon në shtëpi në gjendje të dehur 2.55 promil alkool në gjak, hynë në dhomën e ndejës ku ishin prezent të gjithë anëtarët e familjes dhe fillon të bërtas të fjalosët me të njëjtit, gjithashtu i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit djalit të tij me fjalët se nuk është kjo shtëpia jote është e imja dhe të nxjerri jashtë, me ç’ rast tek të dëmtuarit shkakton frikë ankth dhe pasiguri për çka edhe kërkojnë mbrojtje në polici Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo gjykata gjeti se masa e paraburgimit në rastin konkret si dhe në këtë fazë të procedurës penale është domosdoshme dhe e arsyeshme për ta parandaluar rrezikun e përseritjes së veprave tjera penale si dhe mundësinë e ndryshimit të provave të këtyre veprave penale të përshkruara si më lartë me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale. Prandaj caktimi i çdo mase tjetër tani për tani do të ishte në kundërshtim me natyrën e hetimeve dhe parandalimin e përseritjes së veprave tjera penale,”-ka thënë policia.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLKANI-Gati dy muaj pasi Bashkimi Evropian filloi fushatat e vaksinimit, katër nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor ende nuk kanë filluar.Sipas Aljazeer...
GJERMANI-Udhëheqësit gjermanë kanë paralajmëruar se nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së kufijve me vendet fqinje, për shkak të infeksioneve të larta nga pan...
KOSOVË- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti ditën e sotme ka prezantuar programin qeverisës për rajonin e Prishtinës...
SHBA– Ceremonia e çmimeve ‘Oscars’ këtë vit do të mbahet ndryshe.Që prej vitit 2001, ceremonia është mbajtur në Teatrin Dolby të Hollywood-it, ndër...
KOSOVË-Kosova ka shënuar një ulje të numrit të vdekjeve. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 344 persona dhe kanë ndërruar jetë 2 pacientë. Ndërko...
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se fitorja me 14 shkurt duhet të jetë si ajo e Llapit, me mbi 50% të votave. Këtë deklaratë ...
KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka prezantuar ditën e sotme këngët e fushatës zgjedhore.Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ...
ZVICËR– Një anije lundrimi që ka kapacitet mbi 500 pasagjerë është kthyer në një qendër shpërndarëse të vaksinës lundruese në gjendje të vaksinojë 24...
BRUKSEL– BE siguroi trajnim për kontrollin e turmës njësive të specializuara të policisë në Mianmar që pretendohet të jenë përfshirë në një shtypje të dhu...
SHBA– Në ditën e dytë të gjyqit të Senatit të Donald Trump, prokurorët kishin të gjithë vëmendjen e publikut. Drejtuesit e fajësimit të Shtëpisë paraqitën...