LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet ndaj statusit të xhamisë Al-Aksa,Erdogan paralajmëron Izraelin: Të mos cënohet

20 Prill 2022, 10:47 Nga DOSJA
Kërcënimet ndaj statusit të xhamisë Al-Aksa,Erdogan

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se ka shprehur pikëllimin e tij lidhur me dhunën në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, gjatë një telefonate që zhvilloi të martën me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog. Lideri turk ka paralajmëruar kundër kërcënimeve të statusit të kësaj xhamie.

Deklaratat e Erdoganit vijnë pas përleshjeve në fundjavë midis palestinezëve dhe izraelitëve në këtë vend të shenjtë. Sipas raportimeve, 170 persona janë plagosur, shumica protestues palestinezë që janë përleshur me forcat e sigurisë së Izraelit.

Dhuna vjen pothuajse një vit pas tensioneve të ngjashme që nxitën një konflikt 11-ditor midis Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës.

Al-Aksa konsiderohet vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë. Pas fundjavës të përshkuar me dhunë, tensionet u përshkallëzuan më tej me Izraelin që kreu sulmin e parë ajror pas disa muajs në Rripin e Gazës. Sulmi që ndodhi mëngjesin e së martës goditi zonat e banuara nga palestinezët.

Erdogan tha përmes Twitterit se i ka thënë presidentit Herzog se “fakti që xhamia Al-Aksa është bastisur nga grupe fanatike pas lutjeve të mëngjesit dje dhe pardje…. dhe përhapja e tensioneve në Gaza, shton pikëllimin tonë”.

Ai tha se “këto imazhe që ne shohim çdo vit për shkak të disa radikalëve që lëndojnë ndërgjegjen dhe shkaktojnë reagime të justifikuese në mbarë botën islamike”.

Erdogan i ka thënë presidentit izraelit:

Në këtë periudhë të ndjeshme, dua të theksoj edhe njëherë nevojën që të mos lejojmë provokimet dhe kërcënimet kundër statusit të xhamisë Al-Aksa”.

Lideri turk po ashtu përsëriti thirrjet e tij që të gjithë “të bëjnë të gjitha përpjekjet” që ky vend shpirtëror dhe i shenjtë të ruhet.

Izraeli dhe Turqia kanë shpallur një epokë të re të marrëdhënie pasi për më shumë se një dekadë kishin pezulluar raportet diplomatike, pasi Herzog bëri një vizitë në Ankara në mars.

Erdogan, një avokues i çështjes palestineze, në të kaluarën ka kritikuar politikat izraelite kundrejt palestinezëve. Turqia ka raporte me Hamasin, që kontrollon Gazën që prej vitit 2007./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota isaac herzog marredheniet turqi-izrael rexhep taip erdogan isaac herzog marredheniet turqi-izrael rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet