LIVE UPDATES
Bota

Analizë: Aleanca e re e demokracive mund të mos mbijetojë dot pas Luftës së Ukrainës

20 Prill 2022, 09:47 Nga DOSJA
Analizë: Aleanca e re e demokracive mund të mos mbijetojë dot pas

Rusia e ka pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën pa provokimin më të vogël nga kjo e fundit. Shumica e vendeve anëtar të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA janë bërë bashkë në dënimin e agresionit të presidentit Vladimir Putin. Disa prej tyre po i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake.

Por nuk ka një unanimitet në Evropë lidhur me politikat që duhet të ndiqen në një periudhë afatgjatë. Siguritë e dikurshme të Luftës së Ftohtë, planet e përgatitura me përpikëri mbi skenarët e përballjes midis Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit, nuk ekzistojnë më.

Franca rrezikon të drejtohet nga një presidente si Marine Le Pen, e cila e ka admiruar hapur Putinin, dhe që javën e kaluar bëri thirrje për një afrim me Rusinë sapo të përfundojë lufta në Ukrainë. Duke shkuar në balotazh përballë presidentin aktual Emmanuel Macron, thuhet se Le Pen ka folur për largimin e Francës nga ushtria e integruar e NATO-s, ndërsa refuzon të mbështesë pretendimet e Perëndimit për masakrat e ushtrisë ruse ndaj civilëve në Ukrainë.

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Victor Orban, e kritikon ashpër qeverinë e Kievit. Gjermania pretendon se mbështet veprimet e NATO-s, por ende nuk ka ofruar ndonjë ndihmë domethënëse ushtarake ndaj Ukrainës, teksa po e financon makinerinë luftarake të Putinit, duke vazhduar të blejë gazin dhe naftën e tij.

Diku tjetër, Izraeli po distancohet dukshëm nga NATO, pasi e konsideron marrëdhënien e tij në fushën e mbrojtjes me Rusinë si shumë të rëndësishme për ta vënë në rrezik. India po blen me entuziazëm me ulje çmimi energjinë ruse dhe refuzon të mbajë një qëndrim përkrah Perëndimit, me gjithë aderimin e saj të supozuar në aleancën QUAD të udhëhequr nga SHBA-ja për të frenuar Kinën.

Afrika e Jugut ka mbrojtur Rusinë. Brazili dhe Meksika kanë refuzuar t’i bashkohen sanksioneve, teksa presidenti meksikan tha se “ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha qeveritë në botë”. Kina, tërësisht e pavullnetshme për t’u distancuar nga Rusia, nuk është lëkundur asnjëherë në angazhimin e saj të deklaruar ndaj opsionit të përdorimit të forcës për të ndjekur interesat e saj kombëtare.

Rendi i vjetër global varej nga dy superfuqi që ushtronin ndikim mbi një mori klientësh, të cilët prireshin drejt autoritetit. SHBA kishte rol kyç në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, siç bëri Bashkimi Sovjetik në perandorinë e tij të Evropës Lindore dhe disa shtete të Lindjes së Mesme.

Deri në fundin e shekullit XX-të, fuqi të tilla të rangut të mesëm si Britania dhe Franca, mund të mbështeteshin tek qeveritë e vendeve që dikur ata i kishin kolonizuar për arritjen e objektivat në politikën e tyre të jashtme. Sot një ndikim i tillë është zbehur në mënyrë drastike, madje edhe dialogu.

Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, është i zemëruar nga kritikat e Perëndimit ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin e tij, ndaj dhe refuzon të rrisë prodhimin e naftës në vendin e tij për të zbutur krizën energjetike.

Një tjetër autokrat, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, e mbështeti qëndrimin e OKB-së ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, por refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve.

Mesazhi është se grupi i kombeve që tuboheshin rregullisht në të dyja anët e Luftës së Ftohtë, sot lëviz nga fryn era. Është e vështirë të parashikohet se cilat vendet do të mbajnë qëndrim për çdo çështje të caktuar ndërkombëtare.

Ndonëse politikanët dhe mediat tona e vënë theksin tek dënimi që i bëri “bota” agresionit të fundit të Rusisë, shumë më tepër vende sesa duam ta pranojmë, nuk e pëlqejnë dhe nuk e duam arrogancën që ata perceptojnë tek Perëndimi.

Që nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2002, bota ka ndryshuar shumë, por jo në një drejtim që e mirëpresin shumica prej nesh. Administrata e presidentit George W. Bush, pretendonte se promovimi i institucioneve të lira ofronte “mundësinë më të mirë që nga lindja e shtetit-komb në shekullin XVII për të ndërtuar një botë ku fuqitë e mëdha konkurrojnë në paqe, në vend se të përgatiten vazhdimisht për luftë”.

Ajo aspiratë ishte e admirueshme. Por që atëherë ne kemi zbuluar se ndërsa ajo u përshtatet atyre shoqërive që përparojnë fuqishëm falë lirisë, teknologjisë, sipërmarrjes dhe liberalizmi, ajo nuk u përshtatet atyre që u mungojnë këto aftësi apo që i refuzojnë liri të tilla.

Statisticienët na thonë se bota po bëhet një vend më pak i dhunshëm, dhe e matin këtë me numrin e njerëzve që vdesin në konflikte. Kjo mund të jetë e vërtetë, por shifra të tilla nuk marrin parasysh qindra miliona njerëz të detyruar të ulin kokën para shtypjes nga një dhunë e institucionalizuar.

Ne kemi hyrë në një epokë të kaosit global, në një univers shumëpolar, siç ishte norma për pjesën më të madhe të historisë përpara Luftës së Dytë Botërore, por që u zhduk në mesin e stabilitetit bërthamor të krijuar nga Lufta e Ftohtë. Sot po lëkunden aleancat e vjetra dhe po formohen partneritete të reja, në një mënyrë më pak të parashikueshme, dhe si rrjedhim më të rrezikshme se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndryshimi më i madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik është natyrisht, rënia e dominimit të pranuar të SHBA-së. Në 3 dekadat që pasuan, ndërsa forca ushtarake e SHBA-së ka mbetur e fuqishme, vendet e tjera janë forcuar shumë. Tre vjet më parë, kur Emmanuel Macron deklaroi se “NATO ndodhet në koma”, shumë nga ne ranë dakord me të.

Pasi asnjë komb evropian përveç Britanisë së Madhe dhe Francës nuk kishte një ushtri serioze, madje edhe ato po i reduktonin në një shkallë alarmante. Sot çdo fuqi evropiane është tubuar pas NATO-s, duke u zotuar për një përforcim drastik të mbrojtjes së saj.

Kjo është e mirëpritur, edhe pse do të duhen vite që ushtritë e Evropës të bëhen sërish të denja për të zhvilluar beteja. Për më tepër, ka ende një pikëpyetje nëse do të vazhdojë uniteti evropian në kushtet kur lufta në Ukrainë po zgjat, dhe kur vazhdon kriza globale e energjisë.

Putini i sheh shoqëritë perëndimore me përbuzje, pasi ai beson se ne jemi dekadentë, në kontrast me “burrërinë ruse” të shfaqur kaq gjallërisht në shkatërrimin e Çeçenisë, Sirisë dhe tani Ukrainës. Ai duket se ka shumë të drejtë kur thotë, se shumë nga ne perëndimorët jemi të llastuar.

Ndryshe nga paraardhësit tanë, të mësuar me vuajtje dhe sakrifica, ne i kemi marrë prej kohësh si të mirëqena rehatinë, sigurinë dhe prosperitetin. Ideja e detyrimit për të luftuar me synim ruajtjen e mënyrës tonë të jetesës, është jashtë përvojës moderne perëndimore.

Planeti ka qenë në kaos për pjesën më të madhe të historisë së tij të qytetëruar, dhe ndoshta rikthimi në atë gjendje nuk do të jetë aq i keq sa ne kemi frikë.

Por është një tragjedi e jashtëzakonshme që përballja e re midis superfuqive do të shkaktojë një dëm të madh mbi atë që duhet të jetë sfida e përbashkët për njerëzimin: të punojmë së bashku për të parandaluar që ndryshimi i klimës të shfarosë pasardhësit tanë.

Marrë nga Bota.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet