Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kancelari i Gjermanisë do të pengojë një fitore të Rusisë në luftë dhe është i gatshëm për furnizime të tjera me armë në Ukrainë. Duke folur në Bundestag Scholz dënoi mizoritë në Bucha duke i quajtur ato krime lufte.
Kancelari Olaf Scholz shprehu gatishmërinë për furnizime të mëtejshme armësh në Ukrainë. “Çdo gjë që është e arsyeshme dhe ka efekt të shpejtë do të furnizohet”, deklaroi Scholz në Bundestag në Berlin. Sa u përket furnizimeve me armë, qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që është e drejtë dhe e arsyeshme”. Furnizimet duhet t’i shërbejnë qëllimit të qeverisë “që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”. Ky është qëllimi “i aktiviteteve, që ndërmarrim ne, kur është fjala për furnizimet me armë”, tha kancelari gjatë një seance me pyetje ndaj qeverisë në Bundestag (6.04).
Armët gjermane ndërkohë kanë dhënë “një kontribut të ndjeshëm” në luftime në Ukrainë”. Si shembull Scholz përmendi tanket e furnizuara nga Gjermania, sistemet e mbrojtjes nga raketat dhe municionet.Për furnizime të mëtejshme ndërkohë po negociohet me Ukrainën, tha Scholz. Lidhur me këto furnizime do të shqyrtohen jo vetëm pajisjet nga arsenali i Bundeswehr-it, por edhe sisteme, që mund të blihen të reja në tregun e armatimeve.
Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në seancën plenare në Bundestag, shtoi lidhur me ngjarjet në Butsha, se qeveria nuk mund të flasë hapur për llojin dhe numrin e armëve që do të dërgohen, sepse këtë e ka kërkuar Ukraina. Nga këndvështrimi ushtarak synohet, që Rusia të mos jenë në dijeni për tipin e armëve dhe sasinë që do të vihen në dispozicion, në mënyrë që të mos ketë mundësi të përgatitet konform.
Dëshmi për krime lufte në Butsha
Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka dëshmi që kemi të bëjmë me krime lufte me vrasjet e civilëve në Butsha në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kievit. Për këtë ekzistojnë fotografi satelitore, që janë marrë në muajin mars në këtë qytet, tha zëdhënësi i qeverisë në një konferencë shtypi, Steffen Hebestreit. Gjithashtu ka dëshmi të besueshme, që provojnë se forcat luftarake dhe të sigurisë ruse kanë qenë të mobilizuara në këtë zonë. “Vrasjet e qëllimshme dhe njësitë e forcave ruse të armatosura dhe të sigurisë në zonë janë kësisoj një dëshmi, që presidenti dhe komandanti suprem Putin për arritjen e qëllimeve të tij ka pranuar shkeljet e të drejtave të njeriut.”
Marrë nga DW.
LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu ka bërë thirrje vendeve të NATO-s për të ndihmuar forcat ukrainase kundër mizorive të trupave ruse. Sipas BBC New...
UKRAINË– Publikohet harta e re që tregon me detaje se cilat zona të Ukrainës janë nën kontrollin rus. Të gjitha zonat e verdha tregojnë praninë e for...
Tingulli i artilerisë ruse u bë më i fortë ndërsa ne udhëtonim drejt një pozicioni të vijës së parë të Ukrainës në Luhansk. Zhurma e granatimeve ndërthuret me s...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dalë në më shumë se 30 herë ‘live’ në evente të ndryshme gjatë 6 javëve të fundit që ...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu drejtua qytetarëve rusë me një video-mesazh. Në të Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në e...
UKRAINË– Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron e cila tregon gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zo...
ITALI– Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në provincën e Agrigento-s në Itali, ku u gjetën të vdekur nënë e bir. Një 52-vjeçar ka ve...
BRITANIA E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se nuk beson, se gratë transgjinore duhet të konkurrojnë në ngjarjet sporti...
“Kjo ngjarje është prezente edhe sot”, thotë Barbara Schock-Werner, ish-mjeshtrja e ndërtimit në Katedralen e Këlnit, se cila kujton “kur pa n...
MITROVICË– Dragani nga Mitrovica e Veriut, një komunë me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës, thotë se nuk guxon të shprehë publikisht mendim...