Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dokumentet e rralla, ku zbulohet në detaje, se si ngriheshin kampet e punës së detyruar për të burgosurit politik në Shqipëri dhe si shfrytëzoheshin ata. Detaji i vetëm që e shqetësonte regjimin, ishin kostot për ndërtimet shtesë nga dyqanet tek kinematë, për familjet e policëve që ruanin kampin me rreth 1000 të dënuar…
Punët më të vështira e munduese, gjatë viteve të regjimit komunist, gjithmonë bëheshin nga të burgosurit. Çdo herë që projektohej një vepër për t’u ngritur, një kënetë për t’u tharë, një qytet, aeroport, uzinë apo fabrikë për t’u ndërtuar etj, në të gjithë projektet, detaji i pari që ishte i garantuar, ishte fuqia punëtore nga të burgosurit, kryesisht ata politikë.
Pasi kjo fuqi ishte e garantuar (duke shkelur çdo normë të të drejtave njerëzore), regjimi mendonte kostot e ndërtimit të veprave dhe në këto kosto, ishte edhe ngritja e kampeve ku do të mbaheshin të izoluar të burgosurit. Por ngritja e kampit nuk parashikonte vetëm barakat ku mbaheshin të dënuarit, por edhe shumë ndërtime shtesë që parashikoheshin për drejtuesit e kampit, policët dhe familjarët e tyre. Ministria e Ndërtimit, në një varg dokumentesh të saj, ngrinte shqetësimin se nga viti në vit, ndërtimi i kampeve lëvizëse për të burgosurit, që i transferonin nga një front pune në një tjetër, po bëhej gjithnjë e më i kushtueshëm, pasi Ministria e Brendshme i shtonte kërkesat financiare cdo vit, duke kërkuar ambjente shtesë, sidomos për familjarët e policëve, nga dyqanet ushqimore, deri tek sallat e kinemasë.
Dokumentet ekskluzive që Kujto.al sjell sot, kanë të bëjnë me zhvendosjen e kampit të Zadrimës nga fshati Naraç, për në fshatin Baqel të Zadrimës. Edhe pse distanca ishte rreth 12 kilometra, ndërtimi i kampit të ri, ishte i nevojshëmburgosurit, ishte përllogaritur se do të ishte rreth 330.000 m3 e veç kësaj, do të ndërtoheshin një varg veprash arti, si ura betoni apo edhe druri, etj.
Shqetësimi i vetëm i organeve të regjimit në këtë rast, ishte kostoja e ndërtimit të kampit, e cila kapte shifrën 34 milion lekë. Dhe kjo më së shumti, ishte kosto e ndërtimeve jashtë barakave të të burgosurve, pra ndërtime për stafin drejtues të kampit, policë dhe familjet e tyre. Shkresat mes Ministrisë së ndërtimit dhe kryeministrisë për këtë kamp, janë të shumta. Sot, sjellim relacionin që shpjegon detajet e ndërtimit të këtij kampi dhe hartën skicë se ku ishte parashikuar ndërtimi i tij.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
Ministrija e Ndërtimit.
Drejtorija Organizim Kontrollit.
Nr. 690 Sekret
Tiranë, më 11/X/1955
LANDA: Mbi spostimin e kampit Zadrimës.
ZAV/ K R Y E M I N I S T R I T
SHOKUT KOÇO THEODHOSI
T I R A N Ë
Për njoftim:
MINISTRIS SË P. TË MBRENDSHME
T I R A N Ë
Bashkanjitur Ju përcjellim një relacjon mbi spostimin e kampit të burgosurve nga katundi Naraç për në katundin Baqel të Rethit Zadrimës në fund të këtij vitit, për kryerjen e punimeve bonifikuese dhe vaditëse të fushës Zadrimës gjatë vitit 1956.
Lutemi, mbasi të studjohet nga ana e Juaj, të na njoftohet përfundimi dhe veçanërisht mbi sigurimin e materialeve të nevojshme për ngritjen e kampit të cilat janë urgjente.
Në Mungesë
M I N I S T R I.
(JOSIF PASHKO)
ZAV/M I N I S T R I
(Ing. Kristaq Gliozheni)
(vula, firma)
Lidhje: Një relacjon.
Një skicë.
Marrë nga: Kujto.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI E MADHE- Aktorja e njohur britanike, Linda Lusardi që sot është 60-vjeç ka pozuar me disa bikini të vogal e të ngushta, ku i vë në pah linjat per...
Kylie Jenner lëshon veten në det jashtë një superyacht 250 milion dollarë në Itali … por Corey Gamble shqetëson tifozët pasi ajo pretendon se kërcimi është një ...
ZELANDË E RE- Ky zog gjigant i detit është i gjatë 1.6 metra dhe peshonte 80 kilogramë, rreth katër herë më i rëndë dhe 40 centimetra më i gjatë se pinguin...
Zonat e zaptuara nga restorantet e ushqimit të shpejtë kanë shkallë më të lartë të sulmeve në zemër, kanë pohuar shkencëtarët.Studiuesit në Australi zbuluan se ...
TIRANË– Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku njeh të gjithë ndjekësit e tij me pikturën e tij më të fundit. Në foto shihe...
DELVINË– Një efektiv policie ka bërë një gjest mjaft fisnik. Ai ka ndaluar makinën e policisë e cila kishte edhe sirenat ndezur dhe ka ushqyer qentë e rrug...
TIRANË– Irina Jovanaka, miss-i serbë që doli kundër të gjitha pritshmërive të popullit të saj, duke bërë shqiponjën në mes të Kosovës dhe duke kënmduar “Xh...
TIRANË- Dua Lipa është një nga këngëtaret me famë botërore, e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.Por së fundmi Instituti britanik për “Performancën...
SHBA– Josh Kloss, i cili ka punuar me Perry në setin e videos muzikore të saj “Teenage Dream” në 2010, thotë se këngëtarja u soll në mënyrë jo...
FRANCË- Gazeta e përditshme farnceze “Le Figaro” ka botuar disa foto të rralla të Mbretëreshës Geraldinë, teksa ajo shihet që ju jepte autografe fëmijëve ...