LIVE UPDATES
Politike

Strazimiri për deputetët që nuk shkuan në Kuvend: E kanë mbyllur karrierën politike në PD

30 Prill 2022, 15:20 Nga DOSJA
Strazimiri për deputetët që nuk shkuan në Kuvend: E

TIRANË- Ish-deputeti, Gent Strazimiri ka deklaruar se Kuvendi i PD-së tregoi se shqiptarët kanë një pikë ku mblidhen dhe bashkohen në emër të opozitarizmit dhe patriotizmit.  Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se e nesërmja do të jetë e vështirë, por aq sa vështirësitë që ata kanë kaluar deri më tani. Strazimiri nuk la pa komentuar edhe mungesën në sallën e Pallatit të Kongreseve të 30 deputetëve.

“Nuk mendoj se është refuzim i bashkimit. Gjithësesi cilido që ka marrë përsipër të përfaqësojë PD, që ka marrë përsipër të përfaqësojë demokratët nuk mund të mungojë aty ku demokratët mblidhen në mënyrë legjitime, aty ku demokratët vendosin, aty ku demokratët i kanë ftuar. Cilido që merr një vendim të tillë mendoj se ka mbyllur karrierën politike me demokratët. Ai që refuzon ti përfaqësojë demokratët ai nuk ka të ardhme në PD. Nëse dikush prej tyre ka marrë këtë vendim personal kam përshtypjen se e ka mbyllur dhe karrierën e tij politike në PD me demokratët”, tha ai .

Një nga vendimet e rëndësishme të Kuvendit ishte dhe shkarkimi i Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi. Sipas Strazimirit, Alibeaj tradhëtoi demokratët që i besuan përfaqësimin.

“Shkarkimi i Alibeaj sot vetëm është formalizuar nga Kuvendi i PD. Alibeaj është prej atyre që për fat të keq refuzon të përfaqësojë demokratët në betejën e tyre. Ai po i përgjigjet çdo ftese, po miklohet nga fakti që i vetmi që e legjitimon është Taulant Balla dhe Edi Rama në një kohë që duhet të gjente legjitimitetin tek ata për të cilët është zgjedhur ti përfaqësojë, te demokratët. Alibeaj, pavarësisht faktit se mazhoranca nuk i ka deputetët për zgjedhjen e Presidentit, siç e dini 13 deputetë më pak nga 77 që është deklaruar zyrtarisht duke pasur parasysh të njëjtin kriter që përdor Alibeaj se kanë dalë nga influenca kriminale amerikanisht të certifikuara. Mazhoranca e sotme ka vetëm 64 deputetë. Alibeaj e harroi faktin që beteja sapo ka filluar, ai dhe cilido që qëndron pas tij apo në krah të tij harruan se kishte masakër elektorale dhe u premtuan shqiptarëve që nuk do e njohin rezultatin. Sot Alibeaj shkon mirënjohës ndaj faktit që po e thërrasin dhe pranon që Rama i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin në raundin e katërt apo të pestë. Është tradhëti që u bëhet shqiptarëve, 622 mijë vetave që votuan për PD të cilët sot duhet të shikonin përfaqësimin te PD dhe kreu i grupit parlamentar apo ish-kreu i grupit parlamentar. Ai refuzoi të bënte këtë detyrë. Kuvendi sot vetëm e certifikoi faktin dhe e formalizoi”, tha Strazimiri.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gent strazimiri kuvendi i pd 30 prill 2022 gent strazimiri kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet