LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka shumë pak aplikime”/Artan Lame thirrje qytetarëve që të marrin AMTP-në: Procedura është e hapur deri më 7 nënto

12 Shtator 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Ka shumë pak aplikime”/Artan Lame thirrje qytetarëve

TIRANË- Artan Lame, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës iu ka bërë thirrje qytetarëve të përfitojnë nga ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” për t’u pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP). Ai sqaron se procedura e aplikimit është e hapur deri më 7 nëntor.

Lame tha më tej se gjatë këtyre 4 muajve që kur ka hyrë ligji në fuqi, pranë Bashkive, rezulton një numër i vogël aplikimesh të bëra nga qytetarët e interesuar.

Kreu i Kadastrës iu bën thirrje qytetarëve që të bëjnë aplikimin me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur.

Deklarata e plotë:

AGJENCIA SHTETERORE E KADASTRES
AFATI I FUNDIT PER PLOTËSIMIN ME AMTP
Siç jeni në dijeni, më 07.05.2020 hyri në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”.
E kemi thënë që në krye të herës që ky ligj, siç e thotë dhe titulli i tij, do të përmbyllë të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.

Pjesë e këtij proçesi është dhe ai i efekteve të ligjit 7501/1991 “Për tokën”. Në kuadër të këtyre sfidave, pas asaj të përmbylljes së proçesit të legalizimeve, është sfida e çertifikimit të tokës buqësore.

Kjo sfidë përbëhet nga përfundimi i pajisjes me tokë të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë; nga përfundimi i proçesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) i tyre; gjithashtu edhe regjistrimi dhe çertifikimi i pronës në fshat.

Kujtoj këtu se nga proçesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pacertifikuara. Pikërisht në këtë proçes është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti.

Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë bujqësore.

Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat bujqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë bujqësore.

Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë.
Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020.

Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën bujqësore që u takon.
Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.

Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që e posedojnë në fakt tokën në fshat, pasi ka qenë pronë e tyrja që para krijimit të Kooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë.

Edhe kjo kategori që përfiton nga ligji dhe që ju mbyll një problem që ata e ngrenë me të drejtë prej dekadash, kërkon një minimum impenjimi nga ana e vetë atyre, pra aplikimin pranë Bashkive.

Gjithashtu ligji ju krijon mundësinë e marrjes së pronësisë së tokës edhe për disa nënkategori të vogla, të mbetura zvarrë e të padëgjuara në hallin e tyre që prej vitit 1991.

Eshtë absurde që ende pas 30 vjetësh në Shqipëri të flasim me terma që tashmë i përkasin historisë, si Kooperativa Bujqësore apo Ndërmarrje Bujqësore, por ky është realiteti që duam të përmbyllim një herë e mirë.

Gjatë këtyre 4 muajve që kur ka hyrë ligji në fuqi, ne e kemi ndjekur këtë proçes pranë Bashkive, por na rezulton një numër i vogël aplikimesh të bëra nga qytetarët e interesuar.

Nga ana tjetër, kemi shumë ankesa dhe kërkesa nga vetë qytetarët, të cilët na thonë se nuk janë pajisur me tokë. Kjo do të thotë se mbase ka një mungesë informacioni nga qytetarët për mundësinë e ofruar nga qeveria përmes këtij ligji.

Përpos kësaj, vë re dhe një lloj apatie nga qytetarët, të cilët thjesht ankohen që kanë 25 vjet që askush nuk po i dëgjon dhe, tashmë që janë dëgjuar, nuk bëjnë as minimumin, i cili është aplikimi me kërkesë pranë Bashkive.

Pajisja me tokë është një e drejtë e tyrja jo një lotari, por më lejoni të bëj një krahasim: Nëse do të fitosh lotarinë, të paktën bli një biletë lotarie!
E kam theksuar gjithmonë se problemet e pronësisë nuk i zgjidhin dot as vetëm qytetarët duke ndenjur në shtëpi, e as vetëm zyrtarët duke ndenjur në zyrë. Ashtu siç çuam përpara procesin e legalizimeve, vetem duke bashkëvepruar mund të ecim përpara.

I ftoj të gjithë këta qytetarë që e mbartin këtë problem prej 20 e kusur vjetësh, keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t’i krijuar mundësinë vetes për t’u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur.

Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” për procesin e pajisjes me AMTP
Një nga proceset tranzitore që rregullon ky ligj, është edhe përfundimi i procesit të pajisjes me aktet e marrjes së tokës në pronësi për përfituesit e Tokës bujqësore sipas ligjit 7501/1991 “Për tokën”, të cilët nuk janë pajisur ende me aktin e marrjes së tokës në pronësi.

Sipas ligjit 7501/1991 dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, të qënit ose jo përfitues e tokës bujqësore, kërkonte minimalisht plotësimin e të paktën njërit nga kushtet e mëposhtme:

-Qënien anëtar i ish-kooperativës ose ish-NB me 01.08.1991, ose
-Qënien banor i fshatit me 01.08.1991.
Nga këto kritere përjashtoheshin vetëm përfituesit sipas VKM të veçanta.

Ligji 20/2020 në nenin 12 (i cili parashikon kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore) ka shtuar si kategori përfituese të tokës bujqësore edhe personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.
Nëpërmjet këtij ndryshimi legjimohet (kjo nënkupton që mund të pajisen me aktin e marrjes së tokës në Pronësi) të gjithë ata përdorues të tokës bujqësore, të cilën nuk përfitonin për arsye se nuk kishin qenë banor të fshatit apo punonjës të ish-NB ose ish–Kooperativës.

Veprimet që duhet të kryhen:
1. Përdoruesi paraqet kërkesë me shkrim pranë Bashkive, të shoqëruar me:
• Plan-rilevimi.
• Çertifikatën e trungut familjar në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore (për ish themeluesit e Kooperativës).
• AMTP në përdorim, nëse e disponojnë.
• Dokumentacionin kadastral, hipotekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi T.B. (për ish-themeluesit);
• Fotokopje e Kartës së identitetit.
Afati për paraqitjen e kërkesave pranë Bashkive është 07 Nëntor 2020.
Në këtë faze të parë, edhe nëse qytetari nuk i siguron dot këto dokumenta, mund të mjaftohet me dorëzimin e kërkesës dhe të atij dokumenti që zotëron.

Më pas, pas përmbylljes së afatit të kërkesave (07.11.2020) procedurat do të merren në dorëzim nga ASHK.
2- ASHK verifikon nëse kërkuesi plotëson kriteret ligjore për tu pajisur me AMTP. Kriteret janë:
2.1 Provohet nga dokumetacioni, që aktualisht disponohet nga DAMT ose NJQV që kanë marrë tokën që ju është shtetëzuar në 1946.
2.2 Nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ish ndërmarrjeje bujqësore tjetër;
2.3 Janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

3- ASHK verifikon sipërfaqen që përdoret realisht në terren si edhe verifikon kushtet e mëposhtme për të gjithë sipërfaqen e lirë (që nuk ju është kaluar akoma në pronësi përdoruesve).
Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë njëkohësisht, këto kushte:
3.1 T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore;
3.2 Të mos jetë pronë private e të tretëve;
3.3 Të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas legjislacionit në fuqi për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave;
3.4 Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues;
3.5 Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike në RSH;

ASHK bën regjistrimin dhe pas aplikimit te qytetarit pajisë qytetarët me Kartelën e Pasurisë së Paluajtshme, Hartën Kadastrale dhe Çertifikatën e Regjistrimit të Pronësisë.

Kategoritë e tjera që përfitojnë tokë bujqësore janë:
• Antarët i ish-kooperativës bujqësore dhe banorë në datën 01.08.1991, i fshatit ku gjendesh ish-kooperativa bujqësore.
• Banorë i fshatit ku gjendej ish-kooperativa bujqësore, 01.08.1991 ka qënë, pavarësisht se nuk ka qenë anëtar i kooperativës.
• Punonjësit e ndërrmarrjes bujqësore në datën 01.08.1991.
• Përfituesit nga e drejta sipas nenit 5 dhe 6 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe që ishin subjekt i ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.
• Përfituesit me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit janë edhe përfitues të tokës bujqësore në pronësi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akti i marrjes së tokës në pronësi artan lame akti i marrjes së tokës në pronësi artan lame

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Shtator 2020, 09:25

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin Eriton Panajoti. 43-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 11 vite burg...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet