LIVE UPDATES
Aktualitet

I dënuar me 16 vite për vrasje/ Arrestohet në Rinas 54-vjeçari, tentoi të kalonte me identitet të rremë (EMRI)

12 Shtator 2020, 07:11 Nga DOSJA
I dënuar me 16 vite për vrasje/ Arrestohet në Rinas

TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar 54-vjeçarin Adrian Hoxha (Haziz Hysa), i cili është dënuar me 16 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1995 në Patos. Policia sqaron se 54-vjeçari, i cili ishte kthyer deportiv nga Anglia, u arrestua në pikën Kufitare të Rinasit, pasi dha gjeneralitete të tjera.

Pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e shtetasit M. Z, në Patos.

Njoftimi i Policisë: 

U prezantua në Policinë Kufitare të Rinasit me identitet të rremë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, falë verifikimeve të thelluara, shkëmbimit të informacionit në kohë mes Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, identifikohet dhe vihet në pranga.

Vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burgim për vrasje. Në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje, për verifikim më të detajuar, një shtetas 54-vjeçar, i cili ishte kthyer deportiv nga Anglia. Në momentin e parë ky shtetas ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.

Pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare e Rinasit në sistemin TIMS dhe dyshimeve të lindura gjatë pohimit të tij në kohën e intervistimit, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte shtetasi i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç, banues në Siqecë, Patos, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasja”. Ky shtetas, në datën 30.01.1995, në fshatin Siqecë, Patos, ka vrarë me armë gjahu për motive të dobëta, shtetasin M. Z.

54-vjeçari iu dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë në DVP Fier, për shoqërim dhe veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian hoxha arrestohet i shumëkërkuari në rinas ardian hoxha arrestohet i shumëkërkuari në rinas

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shtator 2020, 21:11

TIRANË– “Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim i Komisariateve të Tiranës. Në rastin më të mirë, ai do të mbetet një hajdut, nëse fati do ta shpëtojë nga kri...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet