LIVE UPDATES
Insights

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

3 Shkurt 2020, 18:12 Nga DOSJA
Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.

Në asnjë moment të rrugëtimit të tij ai nuk kanë provuar që të kapë ndonjë rrugë më të shkurtër që e con më shpejt në pushtet. Përkundrazi për t’i qëndruar besnik parimeve të tij ai dukej sikur po ike nga pushteti.

Albin Kurti në pushtet është i ri, në politikë është më i vjetër, kurse në skenën publike është veteran. Ai është shfaqur në publik në vitin 1997, atëherë kur pjesa dërmuese e qytetarëve nuk kanë ditur kush është Hashim Thaci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e shumë e shumë të tjerë. Vetëm Isa Mustafa ishte para tij.

Demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër regjimit të Beogradit e kishin sjellë Kurtin në plan të parë. Edhe pse nuk ishte kryetar i studentëve, Kurti, për shkak të njohurive të gjuhëve të huaja dhe look’ut të tij, kishte arritur që ta vjedhte shoë’un. Student rebel urban. Atraktiv për mediat dhe diplomatët e huaj.

Arrestimet e tij të shpeshta, tërheqja e tij zvarrë nga policia e Serbisë, ishin inspiruese për studentët e tjerë në Prishtinë. Pamjet e tilla shërbenin për vetëbesim dhe shpresë se nuk kishte marrë fund cdo gjë, ani pse periudha depresive e viteve të 90’ta shumëkënd e kishte thyer.

Kokëfortësia e tij nuk kishte kaluar e pavërejtur në asnjë drejtim. U kishte rënë në sy policisë serbe, u kishte rënë në sy qytetarëve të Kosovës, por i kishte rënë në sy edhe Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Duke pasur nevojë që ta përmirësonin imazhin e tyre, posacërisht që ta hiqnin damkën e një lëvizje të armatosur fshatare, ata kishin menduar që ta shndërronin Kurtin në një poster boy. Kështu, në shërbim të kësaj kauze, përfaqësuesi politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, e kishte rekrutuar Kurtin në pozitën e sekretarit të zyrës së UÇK’së.

Në ato vite, kur lufta po i përfshinte të gjitha fshatrat e Kosovës, Kurti kishte vazhduar që të punonte në identitetin e tij politik. Kishte filluar që të merrte cdo gjë që e posedonte Adem Demaci, duke ia shtuar pastaj karakteristikat personale. Ishte pra një lloj Adem Demaci 2.0. Demaci e refuzonte marrëveshjen e Rambujes, atë e bënte edhe Kurti. Demaci e përcmonte figurën e Ibrahim Rugovës, atë e bënte edhe Kurti. Demaci ishte simbol i persekutimit të regjimit serb, ajo do t’i ndodhte edhe Kurtit.

Pasi kishin filluar bombardimet e NATO’së, ish lideri i studentëve kishte vazhduar të qëndronte në Prishtinë, ani pse ishte lehtë e paramendueshme që ai do të mund të arrestohej. Dy dekada më vonë cdo kush e ka një opinion për arrestimin e Kurtit. Dikush mendon që ai do të duhej të ikte në mal për t’iu bashkuar UCK’së, kurse disa të tjerë që Kurti kishte bërë mirë që nuk e kishte lëshuar Prishtinën. Mirëpo përse kishte vepruar ashtu, këtë e di vetëm ai. E rëndësishme është që Kurti, ndonëse i arrestuar prej një regjimi gjenocidial dhe vrasës, ndonëse i izoluar si kurrë më parë, ai kishte arritur që edhe nga burgjet serbe ta sfidonte Sllobodan Milloshevicin.

Një mungesë e syceltësisë së ministrit të Drejtësisë së Qeverisë së Serbisë ishte shfrytëzuar nga i burgosuri Kurti në mënyrë të mrekullueshme. Qeveria serbe duke dashur që t’i tregonte botës se cfarë kushtesh të mira kishin të burgosurit shqiptarë në burgjet e tyre, kishte harruar që klient aty është edhe Albin Kurti. Ky i fundit e kishte marrë fjalën pa e pyetur askënd. Një djalë i ri me një xhemper pa mangë, me flokë të shkurtëra prej një të burgosuri, prapë, sikur në rastin e protestave studentore, ia kishte vjedhur shoë’un ministrit serb. Para dhjetëra mediave të botës, në dy gjuhë, serbisht dhe anglisht, Kurti kishte komunikuar me qindëra miliona qytetarë të botës së lirë. U kishte treguar atyre për natyrën e vërtetë të regjimit të Milloshevicit. Shqiptarëve të Kosovës një pamje e tillë, një kurajo e tillë, u kishte shërbyer si motivim i jashtëzakonshëm për t’u përballur me ato ditë të rënda. Të burgosurit e tjerë shqiptarë, që kishin bashkëjetuar me të brenda burgjeve të Serbisë, tregojnë se nëse Kurti para kamerave duket kokëfortë, ai ishte shumë më kokëfortë kur kundër trupit të tij ushtrohej dhunë nga policët serbë.

Kurti dhe mijëra shqiptarë të tjerë të Kosovës ditët e para të lirisë së Kosovës nuk kishin arritur t’i përjetonin. Ata kishin vazhduar të mbaheshin edhe më tutje në territorin e Serbisë, herë në burgje e herë në gjykata. Edhe në gjykatën në Nish, atje ku po gjykohej, Kurti e kishte kërkuar pavarësinë e Kosovës. Si përfundim ishte dënuar me 15 vjet burg. Pas rënies së Sllobodan Milloshevicit nga pushteti, pas një presioni të madh ndërkombëtar, qeveria serbe e kishte liruar atë. Pas kthimit në Prishtinë, ish lideri i studentëve nuk kishte pushuar asnjë ditë nga aktiviteti politik. Herë me shkrime, herë me protesta, herë me monologje në ekrane televizive, Kurti po i shtynte agjendat e tij. Kishte rezistuar që të bëhej pjesë e partive të atëhershme politike. Në vend të kësaj ai po përgatiste dicka shumë më të madhe, krejtësisht personale, gati donkishoteske.

Si nxehje para se të futej në politikë, Kurti i kishte bërë disa vite përvojë në organizata joqeveritare, duke u marrë me probleme sociale dhe të drejtat e njeriut. Ai e dinte që ishte shumë herët që të futej në politikën e madhe. Po e priste që të rritej edhe pak më shumë dëshprimi i qytetarëve, të cilët edhe pse tashme të lirë, po kërkonin dicka më tepër. Po kërkonin shtetin e tyre. Kurti dëshironte që të bëhej zëri i tyre organik, përballë zgjidhjeve të kompromisit të klasës së atëhershme politike. Kështu kishte lindur edhe organizata politike Lëvizja Vetëvendosje! Sa më shumë që shtohej presioni për kompromis politik për statusin e ardhshëm të Kosovës, aq më tepër rritej agresiviteti i Kurtit. Cdo gjë që vinte nga SHBA dhe BE, e që përkrahej nga institucionet e Kosovës, kundërshtohej nga Kurti dhe Lëvizja e tij. Cdo plan për statusin e Kosovës, për Kurtin ishte i dyshimtë. Ishte tradhti. Për këtë arsye ai i kishte nxjerr në rrugë qindëra mijëra qytetarë për ta kundërshtuar Pakon e Presidentit Ahtisaar’i, i cili bashkë me Albert Rohan, kishin ndërmjetësuar për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Me megafon në dorë Kurti e jepte kushtrimin që askush nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, por që ky plan ishte thjesht një tradhti e radhës. E kaluara e tij gati heroike, konsistenca e tij e pashoq, kishin shkaktuar pasiguri të madhe në popull. Në shkurt të vitit 2007, një vit përpara se të shpallej pavarësia e Kosovës, sheshi Nëna Tërezë ishte përgjakur. Dy të rinj, aktivistë të LVV’së, ishin vrarë nga njësia speciale rumune, që ishte pjesë e policisë së Rumanisë. Mirëpo një vit më vonë Kurti ishte demantuar. Kosova e kishte shpallur pavarësinë dhe ajo u njoh nga më shumë se gjysma e botës. Është pak e besueshme se cfarëdo ideje e Kurtit do të mund të kishte kaluar më mirë në planin botëror. Kështu që sot e kësaj dite shtrohet pyetja: A ia ka vlejtur që të humbën jetë njerëzish për këtë cështje?

Ngjarjet që rrodhën më pas e zbehen rolin e Kurtit në shoqëri. Kishte ardhur koha e Partisë Demokratike të Kosovës, gjegjësisht kryetarit të saj Hashim Thaci. Shpallja e pavarësisë, njohjet e pavarësisë, fillimi i projekteve të mëdha infrastrukturore e rritën reputacionin e Thacit në shoqëri. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë. Aferat e shumëta korruptive, kapja e shetit, mungesa serioze e opozitës në Kuvend, krijuan boshllëk dhe hapsirë të nevojshme për një opozitë serioze, një opozitë që me asnjë kusht nuk bëhet patericë e pushtetit dhe e qeverive. Kërkush më shumë se Albin Kurti nuk i plotësonte këto kredenciale.

Kështu në vitin 2010 Lëvizja Vetëvendosje, nga një organizatë joqeveritare, nga një organizate që tallej me politikën dhe politikanët, i lë anash performancat me gomerë dhe futët në zgjedhje. Rruga e tij prej vitit 2010 deri në vitin 2020 ishte cdo gjë përvec e lehtë. Herë u bashkuan me të e herë e braktisën atë. Herë e përdorën atë e herë e keqpërdorën atë. Dhe anasjelltas, herë i përdorte edhe ky e herë i keqpërdorte. Shumëcka ka ndodhur gjatë kësaj dekade, përvec një gjëjë: Albin Kurti kurrë nuk e bëri gabimin e madh që një forcë opozitare shpesh e bën, nuk i dha votë qeverisë, nuk e mbështeti qeverinë, nuk u takua me qeverinë, madje as atëherë kur publiku e priste një veprim të tillë. Kurti ishte i prerë. Opozitë deri në fund, me çdo kusht dhe për cdo gjë. Le të dal kur të dal. Një politikë dhe një qasje e tillë jo pak herë e ka penalizuar Kurtin dhe shokët e tij. Ata izoloheshin, diplomatët perëndimor iknin prej tyre, u shmangeshin atyre, nuk u jepeshin viza atyre. Mirëpo Kurti nuk i synonte votat e diplomatëve. Ai e synonte mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Kurse ajo mbështetje mund të vinte vetëm nëse ai e vazhdonte kursin e tij, të rebelit të përjetshëm, të panënshtrueshëm. Të panënshtrueshëm edhe ndaj kryengritjeve të mbrëmshme. Dy vite më parë Kurti, për të mos bërë kompromise, u pajtua që ta ndante përgjysmë partinë e tij, por jo edhe strategjinë.

Sigurisht që gjatë kësaj kohe, posacërisht në dy tri vitet e fundit, Kurti ka ndryshuar qasje ndaj shumë problemeve. Ai sot e sheh pak më ndryshe shtetin e Kosovës, e sheh pak më ndryshe flamuri dhe hymnin e Kosovës, e sheh pak më ndryshe edhe bashkimin kombëtar. Mirëpo, vazhdon të mos e sheh më ndryshe korrupsionin. Prioritetet e tij ka ndryshuar rënditje. Ajo cfarë ka qënë superprioritet për të në vitin 2010 nuk ishte për qytetarët, mirëpo ajo cfarë sot është për të superprioritet është edhe për qytetarët. Ky sinkronizim e bëri atë politikanin më të votuar në vend.

Sot i erdhi radha e tij. Shumë politikan e kishin radhën e tyre gjatë këtyre 20 vjetëve. Shumë prej tyre e kishin kundërshtar kryesor Albin Kurtin. Sot Albin Kurti u bë kryeministër, kurse të gjithë ata i ka kundër vetës. Sot është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër.

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj.

Marrë nga Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione albin kurti qeveria e re e kosoves albin kurti qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll
Insights 1 Shkurt 2020, 21:08

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër ...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:04

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...

Insights 1 Shkurt 2020, 10:00

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet