LIVE UPDATES
Insights

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

1 Shkurt 2020, 10:00 Nga DOSJA
Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativat ndërkombëtare, marrëveshjet e paqes apo pranimet e rezolutave të OKB-së nuk kanë ndryshuar në thelb diçka. Mosbesimi është shumë i madh, gatishmëria apo aftësia për kompromise historike është të thuash zero tek të dyja palët.

Në këtë kontekst do duhej të ishte një impuls shpresëdhënës, kur një president amerikan, me një vizion bindës politik për paqen nga Uashingtoni i sinjalizon Lindjes së Afërt: Ne ndodhemi në një rrugë pa krye, prandaj po përpiqemi me ide të reja e duke nisur një udhë tërësisht të re.

Fyerje në vend të një marrëveshjeje

Por presidenti Trump është një president, që jo patjetër njihet për vizionet e tij politike të paqes. Edhe për Lindjen e Afërt ai nuk ka ide apo impulse të reja zgjidhjeje. Përkundrazi. Plani i tij i paqes i shpallur si “marrëveshja e shekullit”, nuk është marrëveshje, në kuptimin e një kompromisi të dhimbshëm të negociuar mes dy palëve të barabarta. Ai është qartësisht përpjekje për diktat politik.

Ky plan merr parasysh – me disa kufizime simbolike – në mënyrë shumë të njëanshme dhe zemërgjerë interesat e sigurisë së Izraelit, në një kohë që palestinezët nuk ishin as pjesëmarrës në përpilimin e tij dhe qartësisht janë humbësit. Ata rrezikojnë të humbasin nga aneksimi rajone të tjera të ngulimeve izraelite apo të pushtuara, për të cilat kanë pretendim në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Vërtet që ata me gjasë do të kenë shtetin e tyre, por ky duhet t’u nënshtrohet në mënyrë strikte interesave të sigurisë së Izraelit e duhet të jetë tërësisht i çmilitarizuar. Jeruzalemi do duhet të jetë, siç e bëri të ditur Donald Trump në mënyrë të njëanshme në vitin 2017, – përjetësisht kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit. Në të njëjtën kohë, si ngushëllim, disa pjesë në lindjen e Jeruzalemit të populluar me arabë do të shërbejnë në të ardhmen si “kryeqytet” i palestinezëve. Ky plan mund të jetë “shansi i fundit” për palestinezët, tha Trump. Ai mund edhe të thoshte, bini dakord ose lëreni – por një shans tjetër nuk do të keni nga unë! Kështu nuk kanë për t’u ngritur kurrë dy shtete me të drejta të barabarta. Ajo që Trump u jep palestinezëve është një zgjidhje me 1,5 shtete, jo dy shtete.

Dorë e lirë për Izraelin

Kjo iniciativë politike nuk është vetëm jomorale dhe fyese, sepse në një konflikt dypalësh i ofrohet vetëm më të fortit “e drejta” e tij. “Plani i paqes” së Trumpit është i rrezikshëm, sepse i lë dorë të lirë Izraelit, mbi bazën e një gjoja “marrëveshjeje” të aneksojë territore të tjera palestineze. Për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu kjo është gjë e mirë, sepse asnjë kryeministër tjetër izraelit nuk arritur të marrë kaq shumë lëshime nga Uashingtoni. Kjo i siguron atij pikë në fushatën zgjedhore në vend dhe i lë në hije për momentin akuzat për korrupsion.

Kurse nga pala arabe-izraelite priten protesta masive, megjithëse shumë prej tyre janë vetëm pohime gojore. Forcat ekstremiste janë duke fërkuar duart, sepse ky plan u jep atyre një pretekst të ri për terror dhe dhunë. Të gjitha këto nuk kanë për ta bërë më të sigurtë Lindjen e Afërt. As Izraelin.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione donald trump palestinezet trump fyen palestinezët donald trump palestinezet trump fyen palestinezët

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2020, 18:30

A është Zamiri komunist?

TIRANË- Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku nder te tjere me shpall edhe mua “neo-marksist”. Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasy...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet