LIVE UPDATES
Bota

John Travolta për vallëzimin me Princeshë Diana-ën: Ishte si një përrallë

22 Prill 2021, 14:37 Nga DOSJA
John Travolta për vallëzimin me Princeshë Diana-ën: Ishte si

BRITANI-Në nëntor të vitit 1985, Lady Diana dhe John Travolta ishin të ftuar në një mbrëmje organizuar nga presidenti i Amerikës asokohe, Ronald Reagan dhe bashkëshortja e tij, Nancy.

Travolta mbante veshur një kostum të zi, ndërsa Diana një fustan prej cope kadifeje në ngjyrë blu të errët, shoqëruar me një varëse me gur safiri dhe perla. Diana dhe Travolta vallëzuan nën tingujt e filmit “Saturday Night Fever”, një nga filmat që e vendosi Travolta-n në qendër të vëmendjes. Vallëzimi i tyre, tepër i diskutuar në atë periudhë, është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e aktorit.

I pyetur nga Esquire Mexico, 67-vjeçari rikujtoi vallëzimin, për të cilin u shpreh se nuk ishte i përgatitur për të kërcyer me princeshën e Uellsit.

“Nuk mendoja se do të më kërkonin të kërceja me të. Ishte privilegj dhe nder i madh të kërceja dhe mendova, ‘Duhet të ketë një arsye dhe më mirë të jap maksimumin’. Kjo do të thoshte të drejtoje vallëzimin mirë dhe të argëtoheshim. Kjo ishte pjesa e lehtë, por vetëm fakti i përshëndetjes së duhur ndaj Diana-s, të qenit me vetëbesim dhe kërkesa për të kërcyer ishte një detyrë e ndërlikuar.” – tha ai.

Travolta u shpreh se momentin e përjetoi si një “përrallë” që do të vazhdonte ta mbante mend për dekadat e ardhshme.

“Mendoni thjesht për vendodhjen. Ishim në Shtëpinë e Bardhë. Ishte mesnatë. Skena është si një ëndërr. Unë i afrohem, i prek bërrylin, e ftoj të vallëzojmë. Ajo rrotullohet dhe më jep atë buzëqeshjen joshëse, paksa të trishtuar dhe pranon ftesën. Dhe pastaj u gjendëm atje, duke kërcyer së bashku sikur të ishte një përrallë.”-shtoi ai.

Aktori shtoi se nuk e imagjinonte kurrë që do të ndodhte. Ylli i “Saturday Night Fever” ka zbuluar më parë se ishte Nancy Reagan ajo që i tha se princeshë Diana dëshironte të kërcente me të. Në një tjetër intervistë, në “Good Morning America” në vitin 2016, Travolta u pyet nëse kishte ndonjë gjë nga vitet ’80 që do të donte të sillte sërish. Ai tha se do të donte të kërcente përsëri me Lady Diana-n.

Fustani nga Victor Edelstein, që zgjodhi të vishte atë mbrëmje konsiderohet si një nga veshjet më ikonike të Princeshës.

Diana e veshi edhe në evente madhore atë fustan duke përfshirë këtu një vizitë shtetërore në Austri në 1986-n, një në Shtëpinë Mbretërore të Operës në 1991-shin dhe me të njëjtin fustan u fotografua nga fotografi britanik Antony Charles Robert Armstrong-Jones i njohur si Lord Snoëdon sepse në 1960–1978 ishte bashkëshorti i princeshës Margaret (motra e mbretëreshës Elizabeth II), kontesha e Snowdon.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota john travolta princesh diana vallezimi john travolta princesh diana vallezimi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet