LIVE UPDATES
Bota

Publikimi i dokumentit ‘non-paper’, DW: Kjo temë nuk do të diskutohet më zyrtarisht në Bruksel

22 Prill 2021, 13:49 Nga DOSJA
Publikimi i dokumentit ‘non-paper’, DW: Kjo temë nuk do të

BALLKAN– Sa i brishtë është ende Ballkani Perëndimor si rajon, akoma me prirje destabilizimi për shkak të plagëve ende të hapura nga e kaluara, të cilat tani politikisht korrekt quhen “çështje të hapura bilaterale”, e dëshmuan informatat për një tekst, i cili për shkak të karakterit jozyrtar, nuk mund të quhet as dokument, madje as paper. I ashtuquajturi “non- paper”, pa kokë dhe pa firma poshtë, iu atribua nga mediat kryeministrit slloven Janez Jansa.

Teksti propozon ‘përfundimin e shpërbërjes së Jugosllavisë’’ apo spostimin “përfundimtar” të kufijve në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të krijimit të një Bosnje Hercegovine të fragmentuar por “të qëndrueshme dhe funksionale”, një Shqipërie të bashkuar me Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe një Serbie të bashkuar me Republikën Srpska.

Institucionet e BE-së nuk e kanë konfirmuar ende mbërritjen e një teksti të tillë në Bruksel, dhe ndoshta kurrë nuk do ta konfirmojnë. Brukseli zyrtar përsëriti vetëm qëndrimin e tij se “asgjë nuk duhet të ndryshojë, kur është fjala për kufijtë e Ballkanit Perëndimor”.

Që “vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme” dhe “pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi i paqes, demokracisë dhe prosperitetit” në Ballkanin Perëndimor, u theksua edhe nga sekretari gjermani I shtetit, Michael Roth. Të njëjtat mesazhe erdhën edhe nga Parlamenti Evropian, ku raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, porositi se „ndryshimi i kufijve dhe territoreve është një rrugë e rrezikshme drejt së kaluarës shpërthyese” të rajonit.

Kompromise të rrezikshme

Sidoqoftë Alexandra Stiglmayer nga Nisma Evropiane e Stabilitetit dhe Bodo Weber nga Këshilli i Politikës së Demokratizimit në Berlin pohojnë për DW se shfaqja e këtij teksti nuk është e rastësishme, se ai ka parahistorinë e vet dhe se ka njerëz, që e shohin zgjidhjen e të gjitha problemeve në Ballkanin Perëndimor në ndryshimin e kufijve. Në bisedë me DW ata kujtojnë se shkëmbimi i territoreve jo shumë kohë më parë ishte temë në rajon dhe në BE, kur në 2018 flitej për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.

‘’Gjëra të tilla vazhdojnë të dalin. Ato kanë qenë prezente edhe gjatë luftës në ish-Jugosllavi. Por duhet pasur parasysh edhe arsyeja që çoi në këto luftëra. Prandaj është shumë e rrezikshme të besohet se ndryshimi i kufijve, që do të çonte në këmbime etnike, do të sillte zgjidhje në Ballkanin Perëndimor”, thotë Stiglmayer.

Ajo beson se shfaqja e një ideje të tillë në këtë moment është një lloj baloni prove për të parë reagimin e vendeve anëtare të BE-së dhe për të testuar, nëse mund të ecet në këtë rrugë. “Për mendimin tim kjo nuk është kurrësesi rruga, sepse do të çonte vetëm drejt konfliktit, dhe pastaj në një konflikt të armatosur në të gjitha vendet e prekura të Ballkanit Perëndimor”, thekson analistja nga Brukseli.

Bodo Weber thotë se në katër vitet e mëparshme i gjithë rajoni u kërcënua nga destabilizimi për shkak të idesë së shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës dhe se tani është bërë një “hapje e re”, që e zhvendos kërcënimin në territorin e Bosnjë Hercegovinës.

“Në katër vitet e fundit është vërejtur dinamika e një ‘devijimi të rrezikshëm’ të disa përfaqësuesve të BE dhe SHBA, që negociojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët së pari, duke u përqëndruar në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, kërcënuan stabilitetin e të gjithë rajonit me idenë e çmendur të shkëmbimit të territoreve. Kështu jashtë vëmendjes, në Bosnjë Hercegovinë arritën të bien dakord për një “marrëveshje të ndyrë”, për ndarjen etnike në nivel lokal, të ashtuquajturën marrëveshja e Mostarit. E gjitha kjo tregon, se negociatorët tanë perëndimorë në situata krize janë të prirur, të bëjnë çfarëdo marrëveshjeje, që nënkupton edhe kompromis të keq me axhenda të rrezikshme rajonale, që do t’u shkonin për shtat liderëve nacionalë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon Weber.

Dokument radikal

Nga Nisma Evropiane e Stabilitetit të Aleksandra Stiglmayer kujtojnë faktin se në procesin e zgjidhjes së “çështjes së Kosovës” disa nga udhëheqësit e BE-së kanë mbështetur opsionin e “çdo zgjidhjeje, për të cilën bien dakord të dyja palët”. Ata shtojnë se “non-paperi” slloven vepron “shumë më radikalisht” pa konsultime paraprake me vendet e prekura.

Nuk mendoj se Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut apo Kosova do të bien dakord për këtë. Ndoshta Shqipëria, por kjo do të nënkuptojë largimin nga rruga e BE”,-thotë Stiglmayer.

Në të njëjtën kohë kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i vetmi që konfirmoi se e kishte parë dokumentin dhe se kishte biseduar për “idenë” me kryeministrin slloven.

Analistët nga Brukseli dhe Berlini pajtohen, se një “ide” e tillë nuk ka mbështetjen e shumicës.

Nëse ekziston një dokument i tillë, në formën si është publikuar në media, kjo do të tregonte se zoti Jansa në radikalizmin e tij vepron në fakt në mënyrë kundërproduktive për promovimin e idesë së tij. Unë besoj se kjo është një mënyrë shumë e vrazhdë lobimi për ide të tilla të rrezikshme, nëse dokumenti është i vërtetë dhe autentik”,- shprehet Bodo Weber për DW.

Ai shton, se shpreson që situata e re do të inkurajojë vendet e BE-së, që t’i japin “më shumë kontra” mënyrës së rrezikshme të negociatave të përfaqësuesve të BE, konkretisht në Bosnjë Hercegovinë, në këtë moment.

Këto negociata rrezikojnë ndarjen e mëtejshme etnike të Bosnjë Hercegovinës nën patronatin e BE dhe SHBA, por edhe shpërbërjen e vendit dhe destabilizimin e të gjithë rajonit, që do ta përjetonim po të tillë, po të arrihej marrëveshja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kërcënimi është real nga negociatat e jo të pastra dhe jotransparente të përfaqësuesve evropianë dhe më pak nga një përfaqësim i tillë i hapur i ideve etno-nacionaliste si non-paper i famshëm nga Ljubljana”,- konkludon Weber.

Një test pa ndikim dhe politikë pa ‘’aktivizim’’

Teksti, që krijoi tymnajë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë BE-në, pretendohet se iu dërgua Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, si pjesë e njohjes me prioritetet, të cilat do t’i përfaqësojë Sllovenia, kur të marrë presidencën e Këshillit të BE në mes të vitit.

Aleksandra Stiglmayer mendon se pas reagimeve që mori, kryeministri slloven nuk do të vazhdojë të këmbëngulë në ide të ngjashme dhe se nuk duhet pritur ndonjë kthesë radikale në politikën e BE ndaj Ballkanit Perëndimor. “Nuk besoj se kjo mund të bëhet bazë për ndonjë politikë të re të BE ndaj Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve anëtare mbështesin shtetet multietnike, bazuar në të drejtat e njeriut dhe ato civile. Për këtë nuk do të diskutohet më zyrtarisht në Bruksel”, thotë Stiglmayer. Por ajo shton:

“Një impuls i ri në politikën e BE ndaj Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm, por unë nuk shoh se ka një apel të vërtetë për zgjim. Për sa kohë të zvarritet situata në Ballkanin Perëndimor, ndoshta jo në mënyrë fort të kënaqshme, por gjithsesi pa konflikte, vendet anëtare të BE-së nuk do ta shohin atë si prioritet.”

Në bisedë me DW Stiglmayer i bën thirrje BE që t’i ofrojë përfundimisht Ballkanit Perëndimor “diçka vërtet të besueshme”, përfshirë një proces më funksional të pranimit, se “për çfarë dhe në çfarë drejtimi” duhet të punojë Ballkani Perëndimor. “Përndryshe, kam frikë se do të shkaktohet konflikt. “Dy situata veçanërisht problematike janë ajo mes Serbisë dhe Kosovës dhe ajo në Bosnjë dhe Hercegovinë”, përfundon Aleksandra Stiglmayer.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor letra per kufijte e janez jansa ballkani perendimor letra per kufijte e janez jansa

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni