LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

14 Gusht 2020, 05:47 Nga DOSJA
Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

SHBA– Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara pëzëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet të fuqishëm për konflikt me presidentin e tanishëm Trump. Në qytetin e lindjes së Bidenit në Wilmington ata të dy dëshmuan një harmoni të plotë mes vete, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme në nëntor do ta mundin presidentin aktual Donald Trump. “Unë jam i gatshëm të filloj punën”, theksoi Harris, e cila kritikoi Trumpin ndër tjerash edhe për dështime në kohën e krizës së Coronës.

Vdekja e më shumë se 165.000 njerëzve në SHBA nga virusi Corona ka mundur të evitohet, theksoi ish-prokurorja e përgjithshme në Kaliforni. Ajo foli edhe për gjendjen tepër të rëndë ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e krizës së Coronës. “Dështimet në menaxhimin e krizës nga presidenti dhe administrata e tij në kohën e pandemisë e kanë shkaktuar krizën më të thellë ekonomike në vend, që nga koha e depresionit të madh.” Depresioni i madh ekonomik në SHBA ka filluar në vitin 1929.

Njëkohësisht manifestimi i racizmit dhe padrejtësive sistematike ka rezultauar me një “koalicion të ri të ndërgjegjes në rrugë, i cili kërkon ndryshime”, theksoi 55-vjeçarja me origjinë nga Jamajka dhe India. “Amerika thërret me dëshpërim për dretjues të ri. Ne tani kemi një president, i cili më shumë kujdeset për veten sesa për njerëzit që e kanë zgjedhur.”

Biden kritikon Trumpin

Edhe Bideni sulmoi ashpër Trumpin. Në vend se të merret me krizën, Trumpi po kalon më shumë kohë në fushat e lojës së golfit. Së bashku me Harris “do ta rindërojmë këtë vend sërish”, premtoi Biden. Në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët, çifti i ri politik dëshmoi në mënyrë demonstrative një afërsi njerëzore. 77-vjeçari Biden rikujtoi edhe bashkëpunimin me Harris në kohën kur i vdiq i biri Beau në vitin 2015 nga një tumor në kokë.

Biden e ka propozuar senatoren Harris të martën për të ashtuquajturin “Running Mate”, siç quhen zëvendëspresidentët në SHBA. Biden shpreson se me këtë kandidaturë do të fitojë mështetjen e zgjedhësve ku deri tani ka pasur më pak mbështetje. Në një anketë të agjensisë Reuters thuhet se Harris ka mbështetje më të madhe tek disa grupe zgjedhësish, sesa vet kandidati për president Joe Biden.  60 % e grave kanë mendim pozitiv për Harris, ndërsa Bidenin e mbështesin 53 %. Për Harris kanë mendim pozitiv edhe zgjedhësit nën moshën 35 vjet. Harris e mbështesin 62 % prej tyre. Ndërkohë që rreth 25% e simpatizantëve të republikanëve kanë mendim pozitiv për Kamala Harris, ndërsa për Bidenin mendim pozitiv kanë vetëm rreth 20% të këtij grupi.

Javën e ardhshme Biden dhe Harris do të nominohen nga Partia Demokratike edhe zyrtarisht si kandidatë për president dhe zëvendëspresidente. Një javë më vonë mbahet mbledhja e Partsë Republikane, ku pritet nominimi i Trumpit për mandatin e dytë në postin e presidentit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA dotë mbahen me 3 nëntor.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden kamala harris zgjedhjet në shba joe biden kamala harris zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale