"Letra e Elva Margaritit është e turpshme"/ Zhupa në Kushtetuese: Ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lek nga sh...
Bota
‘Jam i pafajshëm, më vjen turp që jetoj në këto kohë’, Jakup Krasniqi flet në Speciale
10 Maj 2022, 12:54Nga DOSJA
HAGË-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re e cila u ndryshua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill.
Në fjalën e tij Krasniqi tha se është i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.
“I nderuari gjyqtar, zonja dhe zotërinj të të gjitha segmenteve të drejtësisë që jeni të thirrur të mbroni dhe të bëni drejtësi, kërkoj që të më kuptoni drejt. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet më mënyrën më të qartë në raport me më të fortin, por për më të dobtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie e as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë, sado e rrezikshme të ishte dhe është edhe sot, nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë”, tha fillimisht Krasniqi.
Krasniqi tha se i vjen turp që jeton në këto kohë dhe që akuzohet për vepra të mbështetura nga gënjeshtrat e Serbisë të cilat cënojnë rëndë lirinë dhe të drejtat e njeriut.
“Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkulluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.
Në fund të fjalimit, Krasniqi, ashtu si dhe Thaçi dhe Veseli u shpreh se i ka lexuar akuzat e reja dhe nuk i ka kuptuar, gjithashtu ai kërkoi që gjyqi të fillojë sa më shpejt.
“Unë z. gjyqtar, i kam lexuar dokumentet, aktakuzën, edhe këtë shtesën e fundit, dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe aktakuzën e parë, edhe vazhdimin, pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë në paraburgim”, tha ai.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
BRITANI- Për herë të parë që nga viti 1963, Mbretëresha Elizabet nuk mori pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit Britanik dhe në vend të saj Princi i Uellsit...
UKRAINË-Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se më shumë se 1,000 trupa ukrainase, shumë prej tyre të plagosur, janë ende të bllo...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, sot gjatë fjalimit të tij presidencial premtoi një “plan të guximshëm” për të forc...
SRI-LANKA- Një shtetrrethim është në fuqi në të gjithë Sri Lanka pasi turmat dogjën shtëpitë që i përkisnin familjes në pushtet Rajapaksa. Turma dogji shtëpiat ...
ALABAMA- Ish-punonjësja e burgut, Vicky White në Alabama qëlloi veten për vdekje pasi u dyshua se ndihmoi të arratisej nga paraburgimi një vrasës. 56- vje&ccedi...
RUSI- Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James, ka studiuar gjuhën e trupit të presitentit të Rusisë Vladimir Putin, në fjalimit e tij të djeshëm në përkujtim të...
SHBA- Më shumë mbetje njerëzore janë gjetur në Liqenin Mead, vetëm një javë pasi trupi i një viktime të dyshuar të vrasjes u gjet në rezervuar. Mbetjet e fundit...
MAQEDONIA E VERIUT- Pas vizitës së tij në Bullgari Ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalle...