"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Bota
Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja nga Specialja
10 Maj 2022, 09:39Nga DOSJA
KOSOVË- Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, edhe ka thënë se nuk i ka kuptuar të njëjtat pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.
Paraprakisht, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se qëllimi i kësaj seance, është t’i lexohen të akuzuarit akuzat e paraqitura në gjuhën që flet, të konfirmoj se e kupton aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit të respektohen.
Gjykatësi tha se Thaçi do të informohet se brenda 30 ditësh mund të vetwdeklarohet për fajësinë apo pafajësinë, por edhe se të njëjtin deklarim mund ta bëj edhe gjatë kësaj seance.
I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Thaçi e konfirmoi këtë.
Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës, por me propozim të mbrojtjes dhe aprovim të Thaçit, ata kanë bërë të ditur se nuk kanë nevojë të lexohen akuzat e reja.
Ndërsa, Thaçi i pyetur se a kupton akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar, i njëjti deklaroi se nuk i ka kuptuar pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.
Avokati Gregory Kehoe tha se akuzat janë shumë të redaktuara dhe kjo e bën klientin e tij dhe të akuzuarit e tjerë të mos kenë mundësi të kuptojnë se çfarë saktësisht po paraqet Prokurori i Specializuar dhe se kjo është vështirësi e vazhdueshme.
“Me këto redaktime është e pamundur të kuptohet nga ai se për çfarë bëhet fjalë dhe ne i kemi kaluar këto me Thaçin, i kemi diskutuar këto çështje dhe kemi thënë se do të vetdeklarohet i pafajshëm në këtë moment”, -tha Kehoe.
Ndërsa, Thaçi tha se nuk dëshiron të shtoj diçka, dhe deklarohet i pafajshëm megjithëse lëndën nuk e ka lexuar e kuptuar, por se deklarohet i pafajshëm.
“Duke pas parasysh këto redaktime, presidentit Thaçi po paraqet një deklarim jo fajtor, i pafajshëm” tha Kehoe.
Gjyqtari tha se e thotë për publikun se ka vërtetë redaktime në aktakuzë dhe se ato janë miratuar nga gjykata.
Tutje, gjyqtari Guillou, lexoi Thaçit të gjitha të drejtat e tij të garantuara me ligj, për të cilat ai tha se i ka kuptuar të njëjtat.
Më pas, gjykatësi tha se e pyet zyrtarisht lidhur vetdeklarimit, edhe pse Thaçi e tha më herët.
“Do të kërkoj zyrtarisht të më thoni nëse deklaroheni fajtor apo jo fajtor lidhur me akuzat e reja që përmban aktakuza e ndryshuar”, tha Guillou.
“Zoti gjyqtar theksova edhe njëherë amendamentet e juaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj, nuk kam arritur, prandaj nuk kam mundur edhe t’í kuptoj dhe deklarohem i pafajshëm”, tha Thaçi.
Në fund, avokati Kehoe, deklaroi se ende apeli që kanë bërë për mangësitë në formën e aktakuzës është në Dhomën e Gjykatës së Apelit dhe nuk kanë marrë akoma përgjigje.
“ Po kështu është edhe çështja tjetër është për afatin e mocioneve sipas rregullës 94”, tha Kehoe.
Gjykatësi tha se afatet do të fillojnë nga dita e sotme.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
GJERMANI- Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, pëlqen që ta ketë djalin e saj në bord gjatë fluturimeve zyrtare. Së fundmi pak përpara Pashk...
KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shprehu “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Rusinë në një mesazh urimi dërguar ...
VATIKAN-Papa Françesku ka mbështetur komunitetin LGBT të cilët ndihen të diskriminuar. Ati i shenjtë ofroi edhe dy këshilla të tjera se si të jetohen mar...
GREQI- Një 36-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj në Pirea të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 13:00. Si...
SRI LANKA- Turmat e zemëruara në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi të liderëve në pushtet dhe deputetëve, pasi ata u sulmuan nga mbështetësit e qeverisë. Dhuna ...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti “progresin” e bërë gjatë bisedimeve me kryeministrin hungarez Vi...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar një rast të lisë së majmunëve te një person i cili kohët e fundit f...
SHBA-Një pikturë ikonë e Marilyn Monroe nga artisti amerikan Andy Warhol është shitur në ankand për 195 milionë dollar duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të...
GJERMANI-Zyrtarët gjermanë po përgatiten pa bujë në rast se Rusia ndalon papritur furnizimin me gaz, duke hartuar një paketë emergjente, e cila mund të parashik...
JAPONI- Ministri i industrisë në Japoni Koichi Hagiuda, ka deklaruar se ka vendosur sankasione të reja ekonomike ndaj Rusisë. Sanksionet përfshin ngrirjen e ase...