LIVE UPDATES
Bota

Gjermania, plan krize në rast ndërprerjeje të papritur të furnizimit me gaz nga Rusia

10 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
Gjermania, plan krize në rast ndërprerjeje të papritur të

GJERMANI-Zyrtarët gjermanë po përgatiten pa bujë në rast se Rusia ndalon papritur furnizimin me gaz, duke hartuar një paketë emergjente, e cila mund të parashikojë edhe marrjen e kontrollit të disa kompanive kritike. Lajmi u bë i ditur për agjencinë Reuters nga tre persona në dijeni të kësaj çështjeje.

Përgatitjet që po udhëhiqen nga Ministria e Çështjeve Ekonomike tregojnë shqetësimet në rritje mbi furnizimin me gaz të fuqisë më të madhe ekonomike të Evropës, një produkt kritik për prodhimin e çelikut, plastikës dhe makinave.

Vitin e kaluar Gjermania siguroi 55% të importeve të saj të gazit nga Rusia. Berlini ndodhet nën trysni për t’u “çliruar” nga kjo marrëdhënie biznesi që kritikët thonë se po ndihmon në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Gjermania ka bërë të ditur se po kërkon të heqë dorë nga importet ruse, por pritshmëritë janë që ajo të jetë kryesisht e varur nga Moska për gaz, deri në mesin e vitit 2024.

Mbetet e paqartë nëse do të ketë një ndalesim të menjëhershëm të furnizimit me gaz. Zyrtarët thanë se Gjermania dëshiron të shmangë një përshkallëzim si pasojë e mbështetjes së një embargoje evropiane ndaj gazit rus, ndërsa ka mbështetur tashmë sanksionet ndaj qymyrit dhe naftën ruse.

Por tashmë zyrtarët gjermanë druhen se Moska mund të ndërpresë në mënyrë të njëanshme furnizimin me gaz dhe po përpiqen të gjejnë mënyra për ta përballuar një situatë të tillë. Zyrtarët thanë se detajet rreth një plani që do të trajtojnë këtë situatë janë aktualisht duke u shqyrtuar.

Qeveria pritet të mbështesë dhënien e kredive dhe garancive të mëtejshme për të mbështetur kompanitë që operojnë në fushën e energjisë, duke i ndihmuar ato të përballen me çmimet në rritje si dhe mund të marrë nën krahët e saj, kompani kritike, sikurse rafineritë, thanë tre zyrtarët në dijeni të kësaj çështjeje. Të pyetur për një koment lidhur me masat, zyrtarët e ministrisë së ekonomisë së Gjermanisë vunë në dukje deklaratat e kreut të këtij institucioni, zëvendës kancelarit Robert Habeck, i cili ka thënë se vendi kishte bërë përpjekje intensive në javët e fundit për të reduktuar përdorimin e energjisë ruse.

Muajin e kaluar, Berlini miratoi një ndryshim ligjor për të lejuar marrjen nën kontroll të kompanive energjitike si mjetin e fundit për të zgjidhur situatën. Dy zyrtarë gjermanë thanë se aktualisht po diskutohet rreth mënyrave se si kjo masë mund të përdoret në praktikë, si për shembull duke marrë kontrollin e rafinerisë “PCK”, të operuar nga “Rosneft ROSN.MM” e Rusisë e cila ndodhet në qytetin Schwedt pranë Polonisë.

Në të trajtohet pjesa më e madhe e sasisë së mbetur të naftës ruse që importohet nga Gjermania dhe mund të goditet nga një embargo e Bashkimit Evropian. Kompania “Rosneft” nuk pranoi të komentojë lidhur me masat që mund të ndërmerren nga autoritetet gjermane.

Marrë nga VOA

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll
Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet