Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
SHBA – Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli ka komentuar ndeshjen që ekipi ynë kombëtar zhvilloi ditën e diel kundër Kazakistanit. Në një mesazh të posaçëm në “Instagram”, futbollisti i njohur thekson, se ajo ishte një ndeshje jo e lehtë sa i përket aspektit psikologjik.
“E pashë me vëmendje ndeshjen kundër Kazakistanit. Mendoj se ishte një ndeshje jo e lehtë për skuadrën tonë. Nga ana psikologjike, ndeshje e ngarkuar, pasi kjo ndeshje të çonte ose jo te ndeshja e ardhshme që është kundër Bjellorusisë, që është po ashtu një ndeshje e rëndësishme. Në njëfarë mënyre i kuptoj lojtarët që ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike, megjithatë, ata luftuan fort, dhanë maksimumin që në fund të ditës të merrnin atë që dëshironin, që ishte tre pikëshi. Mendoj se tre pikët e kësaj ndeshje ishin gjëja më e rëndësishme e këtij objektivi. Tani është objektivi i ardhshëm që është ndeshja kundër Bjellorusisë”,– u shpreh ish-kapiteni kuqezi.
Ansi Agolli ka edhe një mesazh për lojtarët, duke u shprehur se mund të arrijmë objektivin duke qëndruar dhe luajtur bashkë.
“Mesazhi im është që djemtë të qëndrojnë bashkë, të luajnë si një skuadër, të zbatojnë detyrat e trajnerit. Kur them të jenë bashkë, them i gjithë grupi, jo vetëm lojtarët që luajnë në 11-shen e parë, por edhe ata që vijnë nga pankina, sepse kjo ndeshje mund të fitohet në minutën e parë, por gjithashtu mund të fitohet edhe në minutën e fundit dhe mund të fitohet edhe nga lojtarët që vijnë nga pankina.
Kështu që fryma e grupit është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje dhe shpresoj dhe uroj që lojtarët të bëjnë një ndeshje të mirë dhe në fund të marrin atë që dëshirojnë dhe që është më e rëndësishme, 3 pikët, për arritjen e objektivit që ata kanë. Kam besimin që ato do kalojnë me sukses dhe pse jo të gëzohen edhe tifozët e shumtë që skuadra ka, që vendi ynë ka. Të gëzohen sa më shumë nga arritja e këtij objektivi. Forca çuna!”- ka shkruar ndër të tjera, ish-kapiteni Ansi Agolli në mesazhin dërguar ekipit kombëtar përmes FSHF-së.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRES – Etrit Berisha e ka marrë me sportivitet golin e çuditshëm që pësoi ndaj Kazaikstanit në “Air Albania”, që gjithsesi nuk ndikoi në rezultatin e p...
DURRES – Nesër, në orën 16:00, në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të grupin 4 për Nations League. Kuqezin...
ITALI-Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një nga lojtarët më thelbësorë të skuadrës së Atalantës. Prej dy vitesh, mbrojtësi shqiptar ka qënë faktor i rëndësishëm n...
TIRANE – Shqipëria do të luajë nesër, në orën 16:00, ndeshjen e fundit të grupit 4, e vlefshme për Nations League. Fusha e keqe e stadiumit “Air Albania”, ka bë...
AZERBAJXHAN-Ditën e sotme ora 20:45 Azerbajxhani do të luajë kundër Luksemburgut për Ligën e Kombeve Grupi C. Natyrisht që për azerët kjo përballje vlen shumë p...
MILANO-Një tjetër lajm i keq vjen përsëri për Milanin.Pas Stefano Piolit edhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli gjithashtu doli pozitiv me koronavirus. Një proble...
SHKODER – Pak orë pas deklaratës për mediat të administratorit të Vllaznisë, Beniamin Naku ka reaguar menjëherë edhe sponsori i saj Alban Xhaferi. Në një lidhje...
TIRANE – Trajneri Alban Bushi, i ekipit përfaqësues U-21, në një lidhje për “Procesin Sportiv”, ka analizuar ecurisë e deritanishme të Kombëtares, fitoren ndaj ...
TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...
KAZAKISTAN – Goli i vetëm që pësoi Shqipëria në ndeshjen e së dielës përballë Kazakistanit, ka qenë një moment shumë i përfolur për mënyrën e ekzekutimit dhe pë...