Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar një mesazh tjetër sot kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Në një deklaratë për mediat, Mustafa i ka vënë afat Kurtit për të arritur marrëveshjen, ose të deklarojnë dorëzimin dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të të reja.
Po ashtu në fjalën e tij tha se qeveria duhet të jetë e balancuar siç i kanë besuar qytetarët votën e tyre më 6 tetor 2019. “Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjehdjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”- tha Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.
Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ZVCIËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore direkte nga Prishtina në ...
KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, shprehet se partia e tij ka dhënë të gjitha ofertat për Lëvizjen Vetëvnedosje dhe tashmë ...
LOS ANGELES-Bebe Rexha, këngëtarja me famë botëore do të jetë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2020, që do të zhvillohet më 26 Janar ...
KOSOVË- Dokumenti që nga ana kosovare në ceremoninë në Berlin është nënshkruar nga zyrtari i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, përvec firmës së G...
ZVICËR– Presidenti amerikan Donald Trump teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davos ditën e sotme ka kritikuar të ashtuquajturit “profetë...
ZVICËR- Në Forumin e Davos në Zvicër adoleshentja 17-vjeçare Greta Thunberg u tha politikëbërësve dhe udhëheqësve të biznesit se mosveprimi i tyre p...
ZVICËR– Ditën e sotme do të mbahet Forumi i Davos, një prej takimeve më të rëndësishme që ndodh në të gjithë botën. Në këtë forum bëhen bashkë ekonomistët ...
IZRAEL– Liderët botërorë pritet që gjatë ditëve të ardhshme të mblidhen në Izrael për Forumin e pestë të Holokaustit në 75-vjetorin e çlirimit të kampit ...
KINË– Virusi vdekjeprurës që është përhapur me ritme shumë të shpejta në Kinë, u ka marrë jetën deri më tani 4 personave. Ndërsa së fundmi është konfirmuar...
LONDËR– Agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar udhëheqësin e ri të organizatës terroriste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), si Amir Moh...