LIVE UPDATES
Aktualitet

Investitorë strategjikë,si është përdorur ligji për të favorizuar miqtë në dëm të pronarëve

24 Mars 2022, 10:59 Nga DOSJA

Fjola Graçi-Dosja.al
TIRANË– Humoristi Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik nga kryeministri Edi Rama duke përfituar ndërtimin e një resorti turistik në Himarë. “Dhërmi Resort” ka marrë dritën jeshile nga kreu i qeverisë për për një investim që parashikohet të jetë në vlerën e 13.7 milionë euro dhe ku pritet që të punësohen rreth 200 persona. Publikimi i lajmit nga Euronews Albania hapi sërish debatin për investimet strategjike në Shqipëri dhe ngre pyetjen, se a po përdoret ligji i miratuar nga socialistët në 2019, për të plotësuar nevojat e biznesmenëve pranë qeverisë.

Ligji për investimet strategjike u miratua me ndryshime në vitin 2016 dhe asokohe maxhoranca u zotua se ligji do të zgjidhte mosmarrëveshjet në këtë fushë si dhe do t’ju vinte në ndihmë investitorëve shqiptarë dhe të huaj që të zgjeronin aktivitetin e tyre në Shqipëri në sektorët ekonomikë të cilësuar si kyçë në Shqipëri, (bujqësia, turizmi, energjia etj).

Dosja.al ka vëzhguar në themel listën e investimeve strategjike, dhënien e statusit nga ana e Komitetit Të Investimeve Strategjike, procedurat dhe kriteret që duhen ndjekur. Në përfundim, gjetjet janë interesante…

Siç AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) raporton në faqen zyrtare, lista e investimeve strategjike në Shqipëri përfshin 33 aplikime, nga të cilat, asnjë prej investimeve të miratuara dhe të cilësuara si strategjike nuk është zhvilluar nga një kompani e huaj. Me “dëshirën” për të investuar shqip, qeveria e Edi Ramës ku vetë kryeministri është kryetar i Komitetit ka refuzuar edhe të vetmen shprehje interesi nga një kompani e huaj.

Projekti “JONIAN HEAVEN” nuk u miratua nga qeveria edhe pse parashikohej të investonte 78 milionë euro dhe të hapte 443 vende të reja pune. Dy letra interesi mbërritën në adresë të Komitetit, një nga “Swiss Hotel” dhe një tjetër nga Holey Entertainment Group Limited për Casino, por leja nuk u dha. Me argumentin se sipërfaqja përfshin parkun e Butrintit dhe se për çdo ndërtim duhet pyetur Unesco, qeveria e refuzoi, edhe pse në rastin kur në Butrint u dha leja për ndërtimin e një lokali, ministria e Kulturës nuk ndoqi të njëjtin standart.

Lista e investimeve të tjera strategjike iu përket kompanive shqiptare, ku shihet se investimi i parë pas miratimit të ligjit i përket kompanisë së biznesmenit Samir Mane “Green Coast”. Lajthiza, Albpanel, Kep Merli, Delta Bay e New Born, kanë marrë statusin e investitorit strategjik për të zhvilluar ndërtimet e tyre buzë bregdetit shqiptar në Adriatik dhe Jon. Ligji që u miratua në 2016 për të sjellë barazi mes investitorëve shqiptarë dhe të huaj u kthye në një rrugë të hapur për ata që duan të ndërtojnë vila buzë detit.

Çfarë ndodhi me investimin e aktorit Gazmend Paja?

Nuk është hera e parë që projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Himarë shkoi në duart e Komitetit. Dosja.al zbuloi sesi më herët, në vitin 2017, kompania “Startek” e drejtuar nga Lulëzim Mehmetaj aplikoi për të zhvilluar projektin e tij. Më 20 nëntor 2017, Senida Mesi asokohe zv.kryetare e Komisionit të Investimeve Strategjike (KIS), e çoi për plotësim kërkesën e “Startek”. Kompania e Mehmetajt nuk kishte dërguar një project të plotësuar e po ashtu, mungonte garancia financiare për realizimin e projektit.

2 vite më vonë, në vitin 2019, Startek bashkohet me kompaninë e Gazmend Pajës dhe në mënyrë të habitshme, arrin të plotësojë kriteret duke përmbushur edhe dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projektit, edhe garancinë e nevojshme për të ndërtuar “Dhërmi Resort”. Ligji për Investimet Strategjike,në manualin e AIDA, përcakton qartë kriteret për tu shpallur investitor strategjik, ku në një nga pikat parashikohet se në momentin që projekti merr dritën jeshile atëherë, kompania e interesuar duhet të dorëzojë garanci financiare.

Kufiri minimal i garancive financiare të kërkuara është në masën jo më pak se 10 % të vlerës totale të investimit. KIS, në varësi të karakteristikave, përmasave dhe kompleksitetit të projektit, eksperiencës dhe kapaciteteve të investitorit si dhe në varësi të interesit publik, mund të kërkojë nivele më të larta të përqindjes së kapaciteteve financiare të kërkuara, por jo më tepër se 20 % të vlerës totale të investimit. Vlera e kapaciteteve financiare të kërkuara për realizimin e investimit, mund të dëshmohet; • nëpërmjet kapaciteteve financiare të vetë investitorit, të provuara dhe siç rezultojnë nga pasqyrat financiare të audituara dhe të depozituara pranë administratës tatimore të 3 viteve të fundit.

Dosja.al kërkoi në QKB. Në faqen zyrtare, kompania e aktorit Gazmend Paja, rezulton se nuk ka depozituar asnjë të dhënë financiare. E themeluar në vitin 2016, me aksioner dhe administrator të vetëm aktorin, kompania “Ecotech Energy Services”, nuk ka dorëzuar asnjë pasqyrë financiare për vitet e ushtrimit të aktivitetit. Një kompani që ka marrë statusin e investitorit strategjik, nuk sqaron nëse është me humbje apo me fitim. Fillimisht, aktori e bleu kompaninë nga shtetasi Alketa Canaj në 24 prill të 2019, ndërsa 5 muaj për pas, KIS i dha lejen kompanisë së tij me vetëm 5 muaj eksperiencë të ndërtojë një resort luksoz. 

Si u bind (KIS) se kompania do të arrijë të përmbushë detyrimin apo nëse nuk u ka detyrime bankave apo institucioneve tatimore?

Duke shpresuar që e gjitha të jetë një “harresë burokratike” e administratorit Paja, e njëjta gjë shihet edhe për kompaninë “Startek”. Edhe pse KIS nuk u bind në 2017 për garancinë financiare sërish kompania nuk jep informacion për situatën financiare ku ndodhet vitet e fundit.


Më e paqartë ngelet njohuria për kompaninë e aktorit. Edhe pse kërkuam, nuk kemi mundur të gjejmë asnjë informacion për veprat e mëparshme të ngjashme me ndërtimin e një resorti luksoz apo qoftë edhe një website, ku kompania të rendisë punët e mëparshme. Në një tjetër rast, KIS dhe Rama nuk ia dhanë aprovimin një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Kavajë, edhe pse premtonte 165 vende pune dhe një investim prej 15 milionë eurosh.

Rasti “Gaçi” dhe konflikti i interesit

Edhe më e dyshimtë është situata pas dhënies së statusit të “investorit strategjik” për persona të afërt me kryeministrin. I fundit para Gazmend Pajës është bashkëshorti i ministres për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Më 3 mars, Këshilli i Ministrave i dha kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’, të drejtën e ndërtimit të një resorti në Himarë. “Dreamades Luxury Suites” ka një leje për përdorimin e bregut të detit dhe të zonës përballë hotelit. Edhe pse kompania është e regjistruar në emër të një amerikaneje, Tawni Lin Grzych-Sutton. BIRN raportoi sesi kompania është një ngatërresë që në fund të çon te emri i Gaçit. Ai vetë e pranoi se është ai personi që do të ndërtojë resortin në Himarë, por për të shmangur konfliktin e interesit në letra, futi një kompani amerikane.

Ndërkohë që nga ana e Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë sqarim se a është ky një rast i konfliktit të pastër të interesit, ku bashkëshorti i një ministër në kabinet për të shmangur “dëmin publik”, kontrakton një kompani amerikane për letrat dhe bie dakord se do të bëjë njëra palë investimin e tjetra menaxhimin.

Ligji për investimet strategjike dhe keqkuptimi i interesit publik

Ligji për investimet strategjik i jep statusin e investitorit çdo subjekti që investon mbi 5 milionë euro dhe punëson 80 punonjës. Me një ligj që përditësohet çdo vit për nevojat e investitorët, shteti dhe institucionet publike për ti sjellë sa më shumë të mira “publikes” i mundësojnë këtyre investitorëve strategjikë infrastrukturën, furnizimin me ujë dhe drita, kanalizim dhe ndërtim rrugësh. Vitin që shkoi për ti ardhur në ndihmë interesit publik, institucionet vlerësojnë projektet që janë potencialisht strategjik dhe i sjellin zhvillim zonës.

Me një mungesë të thellë transparence, KIS (Komiteti i Investimeve Strategjike), iu ka dhënë statusin e investitorit strategjik biznesmenëve që ndër vite janë akuzuar për lidhje dhe ndikim të fortë në vendimmarrjet e ekzekutivit. Pa e qartësuar për publikun se cili do të jetë ndikimi i zhvillimit të këtyre investimeve në përditshmërinë e tyre, qeveria ka dhënë miratime për projekte që akoma dhe sot, edhe pse nën statusin e investitorit strategjik, nuk kanë dhënë prova për ndikim të fortë në turizmin shqiptar më shumë sesa për fitimin e kompanisë që ka marrë statusin e investitorit.

Vitin që shkoi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërtoi një pistë helikopterësh dhe një mol jahtesh në një monument natyre shumë pranë resortit luksoz “Green Coast” në Palasë. Helipadi është ndërtuar mbi guralecët e bardhë të Deltës së Përroit të Palasës –monument natyre i mbrojtur me ligj. Autoritetet “mbyllën” sytë në heshtje teksa me para publike, ndërtohej një pistë helipadësh në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e pasurive natyrore.

Ndërkohë që banorët vendas të bregdetit jonian janë futur në një valë konfliktesh me njëri-tjetrin, akoma nuk ka një raport sesi këto projekte po ndikojnë në ekonominë e vendit. Praktika e investitorit strategjik në bregdet i jep mundësinë investitorit ta marrë tokën me çmim të favorshëm që vendoset nga shteti. Një investitor që shkon në Himarë për të ndërtuar një resort dhe kërkon të blejë tokën nga pronari, kur ky i fundit kërkon që ta shesë me një çmim të lartë, me ndërhyrjen e shtetit, i cili i bën shpronësim dhe ia blen me një çmim reference, atëherë investitori strategjik e merr me çmimin e favorshëm që e dakordëson me shtetin.

Me një tufë konfliktesh sociale për resorte të ndërtuara në prona që ende nuk janë ndarë me ligj për pronësinë, ndërsa barra sërish do t’i bjerë taksapaguesit. Me propagandën se këto projekte janë njësoj si ato që ndërtohen resorte në Turqi, shteti shqiptar vazhdon të japë mundësi në një rrugë që Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e 2019-ës ngrinte shqetësimin se ligji për investimet strategjike “korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet factcheck artan gaci edi rama gazmend paja investimet strategjike olta xhacka artan gaci edi rama gazmend paja investimet strategjike olta xhacka


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet