Konferenca e Kryetarëve/ PS dhe PD bien dakord, caktohet data për seancën plenare për situatën në Kosovë
Seancë plenare për veriun e Kosovës/ Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të mbahet 4 Tetor, 13:07 ...
Seancë plenare për veriun e Kosovës/ Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të mbahet 4 Tetor, 13:07 ...
Tragjedia e rëndë në Itali, flet kryebashkiaku i Venecias: Mes viktimave ka fëmijë dhe ukrainas 3 Tetor, 22:3...
“Paguhet për të bërë opozitë”/ Bardhi-Bashës: Të vijë të bëjë betejë bas...
Banorët e Zall Herrit në protestë/ Kush është deputeti që nuk dinte sesi ishte rruga? 3 Tetor, 11:34 ...
TIRANË- Ulas Cokyigit nga Turqia është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit Taksim. 41-vjeçari, ishte në Tiranë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohej se kishte ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin e kapjes pasi ka thyer arrestin e shtëpisë, hetimet kanë zbuluar se ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Stambollit për vrasje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksim”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Interpol Tirana. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjatë veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksim”, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, të shtetasit: – U. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi turke, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme ka rezultuar se më datë 08.03.2022, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi zyra e Kryeprokurorit Turqi/Stamboll, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit U. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese turke, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Tregu i aksioneve të Rusisë u hap për herë të parë në një muaj të enjten pasi investitorët morën pjesë në një sesion tregtimi shumë të kufizuar.Sipas CNN,...
FIER- Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit. Ai do të legalizojë tokën që ka marrë në vitin 1997 nga komuna e atëhershme për të ndër...
TIRANË– Një aksident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në kryeqytet ku një 47-vjeçar ka përplasur një të mitur e cila ndodhet në spital në...
TIRANË– Emiljano Shullazi dhe katër anëtarit e grupit të tij janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për prishjen e vendimit të Apelit. Rekursi ës...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, ...
TIRANË– Në selinë e Partisë Demokratike po hiqen dyert e blinduara. Teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 j...
BEOGRAD– Në Shqipëri do të vijnë 30 mijë ton grurë nga Serbia. Kështu ka bërë të ditur presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç,...
SERBI– “Po diskutojmë importin e naftës nga Lindja e Mesme nëpërmjet portit të Durrësit” kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës kërkon burg për bandën e të rinjve që grabisnin vilat në Tiranë. Masat u dhanë ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës. P...
GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Road Guard 9”, të cilët akuzohen se po transportonin ilegalisht emigrant...