LIVE UPDATES
Art&Argëtim

INTERVISTA/ Ismail Kadare: Ikja ime nga Shqipëria para tre dekadash ishte e detyrueshme (një rrëfim për Shqipërinë e asaj

11 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Ismail Kadare: Ikja ime nga Shqipëria para tre dekadash ishte e

Nga Mimoza Cika*

Pyetje: Zoti Kadare, ju kujtohet momenti kur vendosët të largoheshit nga Shqipëria? Ishte i vështirë për ju?

Ismail Kadare: Më kujtohet, natyrisht. Por nuk mund të them që ishte i vështirë largimi im po të krahasohet me ikjet dramatike apo tragjike të njerëzve që tentonin të kapërcenin kufirin. Pra, ikja ime, si të thuash, ka qenë e thjeshtë, jo e vështirë në kuptimin teknik. Kam ikur me avion, kam ikur me pasaportë. Unë kam qëndruar në Paris dhe nuk jam kthyer më, duke deklaruar arsyen pse e lashë Shqipërinë. Dhe kjo ishte e rëndësishme. Pra, nuk ishte e rëndësishmja vetë ikja; ajo vetë ka qenë e thjeshtë në kuptimin e realizimit për tu larguar. Sigurisht që shpirtërisht ka qenë e vështirë, pasi do lija njerëzit e mi, pavarësisht se time shoqe dhe vajzat ishin në atë kohë në Francë, por kisha nënën në Shqipëri, vëllain, motrën e shumë të afërm të familjes.

Pyetje: Ju keni tentuar edhe shumë më herët të largoheshit por nuk e bëtë. Pse pikërisht në këtë kohë ndodhi kjo? Kam parasysh këtu zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri, si takimet që patët ju bashkë me disa intelektualë me Ramiz Alinë ku kërkonit fillimin e proceseve demokratike. Pra, çfarë ndodhi që ju e braktisët vendin pikërisht në këtë kohë?

Ismail Kadare: Ikja ime ishte gati e detyrueshme. Si të thuash, unë e quajta në mendjen dhe veten time si diçka që duhej bërë patjetër. Tani kanë kaluar shumë vite dhe mendon ndryshe sikur gjërat ishin më të thjeshta, por Shqipëria ishte në një gjendje krejt tjetër, ka qenë në një hipokrizi të pashembullt në historinë e saj. Shteti shqiptar, për të përballuar trysninë që vinte nga brenda dhe nga jashtë, por sidomos nga brenda, premtonte çdo gjë, çdo ditë, çdo natë se do të bënte diçka, i mbante njerëzit me një mashtrim të vazhdueshëm. Në fakt pushtetarët nuk kishin ndërmend të bënin asgjë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Nga një korrespodencë, një letërkëmbim që kam pasur me shefin e shtetit në atë kohë, Ramiz Alinë, unë mora vesh se të gjitha ato ishin dokrra, ishin një mashtrim i madh dhe prandaj mu duk e detyrueshme që të gjeja një mënyrë për t’ia bërë të njohura këto popullit shqiptar dhe botës. Ju e dini që në Shqipëri në atë kohë nuk mund të ndodhte; s’kishte asnjë liri shtypi, qoftë edhe ajo më minimalja nuk ekzistonte ende. Nuk mund të bëheshin gjërat me aluzione, me dy kuptime, kishte ikur ajo kohë, duheshin thënë gjërat haptas, fare haptas, t`i thuhej kombit shqiptar, popullit shqiptar, që këtu ka një mashtrim të madh, s’duhet besuar më asgjë nga këto. Tani kishte ardhur momenti që ta vendoste ky popull se ç’duhej bërë. Dhe unë për këtë e quajta të detyrueshme ikjen, ikjen me çdo mënyrë.

Pyetje: Në këtë kohë për të cilën po flasim kishin filluar ndryshime shumë të mëdha në bllokun e Lindjes. Pas rënies së Murit të Berlinit kemi ndryshime në shumë vende si në Rumani dhe Bullgari. Ju si shkrimtar dhe si intelektual, bashkë me kolegët e tjerë, nuk besonit se edhe Shqipëria diktatoriale i kishte ditët e numëruara? Nuk shpresonit që regjimi do të rrëzohej?

Ismail Kadare: Sigurisht që kam pasur shpresë, sikurse një pjesë e madhe e popullit shqiptar, sidomos një pjesë e intelektualëve. Kam besuar dhe pastaj e kam ndjerë veten fajtor që kam besuar. Sepse nuk ishte e vërtetë. Ishte një gënjeshtër e gjitha në Shqipëri. Prandaj, po e përsëris, që ikja ime nga Shqipëria ishte e detyrueshme. Kisha besuar dhe ndjehesha fajtor që kisha besuar. Ky besim i rremë duhej dënuar dhe nuk duhej të vazhdonte më, sepse shteti shqiptar po vazhdonte në mënyrë cinike të gënjente. Është e pashembullt, është rast i rrallë në historinë e njerëzimit një cinizëm i tillë që një shtet nuk kishte ndërmend të bënte asgjë. Pushtetarët arritën të bëjnë mashtrimin më të madh. Një ditë bënë një mbledhje kinse me intelektualët që paskan penguar liberalizimin e Shqipërisë. Mund të merret me mend kjo që në një vend lindor, sado infernal të jetë, të dojë partia komuniste që drejton vendin, të dojë byroja politike, të dojë kreu i shtetit që të demokratizojë Shqipërinë dhe ta pengonin intelektualët! Por kjo s’ka bërë vaki kurrë në botë që të pengojnë filozofët, shkrimtarët apo artistët një gjë të tillë. Kjo gjuhë u tha në Shqipëri. Kështu u tha në fund të gushtit, dy javë para se të largohesha unë nga Shqipëria. U bë kjo mbledhje e turpshme dhe u hap kudo kjo gënjeshtër: Ramiz Alia donte të demokratizonte Shqipërinë, por, sipas tij, nuk e lanë shkrimtarët, nuk e lanë intelektualët. Nuk është dëgjuar mashtrim më i madh se ky në botë.

Pyetje: Zoti Kadare, pas  kaq shumë vjetësh si i vlerësoni ngjarjet e korrikut, futjen e mijëra emigrantëve nëpër ambasadat e huaja për një jetë më të mirë? A i shpejtuan ato zhvillimet e ardhshme në Shqipëri?

Ismail Kadare: Pa dyshim ishte një nga faktorët, sepse ishin disa faktorë që u ndërthurën për rrëzimin e diktaturës. Por hapja e ambasadave ishte një faktor vendimtar, sikurse edhe lëvizja e dhjetorit. Populli shqiptar tregoi që nuk e donte më këtë regjim. Por çfarë duhej bërë për ta përmbysur, sepse ky regjim mund të përdorte armët, mund të përdorte krimin, mund të ndodhte versioni rumun. Unë kam pasur mendimin se në Shqipëri ky version mund të ishte edhe më i keq dhe do të duhej një kohë shumë e gjatë për tu shpëlarë ai kujtim i hidhur. Ka dy mendime: mund të ishte edhe tjetra, e kundërta. Një prerje drastike me regjimin e vjetër do të ishte, ndoshta, më efikas; askush nuk mund ta parashikonte para kaq vitesh me saktësi se cili do të ishte versioni më i mirë. Por një mendim i përgjithshëm ishte krijuar mendoj unë. Ndoshta, ishte më mirë, sigurisht, që u shmang një gjakderdhje.

Pyetje: Dhe kjo ishte meritë e ish-presidentit Ramiz Alia që nuk pati gjakderdhje në Shqipëri, sepse edhe ai kështu ka deklaruar në një intervistë që unë zhvillova me atë?

Ismail Kadare: Përkundrazi. Partia në pushtet po të kishte filluar procesin e vërtetë e të sinqertë të liberalizimit, procesin sidomos të afrimit me Evropën Perëndimore, populli shqiptar do ta ndiqte absolutisht. Dhe jo siç vepruan me ca gjëra të shëmtuara që donin ta zgjasnin pushtetin edhe nja dhjetë vjet të tjera. Populli shqiptar nuk mund të priste. Absolutisht. Po të ishin të sinqertë që të afroheshin me Perëndimin si në rastin që përmendet shpesh “shansi gjerman”, por ata e prishën me duart e tyre. I grisën dosjet me duart e tyre. Edhe tani ende përpiqen ta përligjin këtë të vërtetë ta justifikojnë se gjermanët nuk na premtuan asgjë. Nuk është e vërtetë, unë e kam ndjekur vetë këtë problem. E di mirë.

Pyetje: Pra, ju zoti Kadare jeni i bindur se Shqipërisë i është ofruar dora nga Perëndimi?

Ismail Kadare: Absolutisht po. Ndoshta për Shqipërinë ka pasur një periudhë që është shpërfillur nga Perëndimi, dhe faji kryesor është po i saj, e pastaj i Perëndimit, ku shpërfillja është tepruar. Por në vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, Perëndimi përmes Gjermanisë bëri një provë me Shqipërinë dhe dështoi për fajin shqiptar absolutisht.

Pyetje: Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri çfarë ndryshoi për ju si shkrimtar, si intelektual. Liria që ju mungonte në diktaturë të gjithë shkrimtarëve apo intelektualëve dhe artistëve, tani është prezente. Sa ndjehet konkretisht ndryshim për këtë shtresë krijuese?

Ismail Kadare: Në letërsi shumë gjëra ndodhin ndryshe. Në letërsi nuk ka ndryshime të tilla si ne jetë, që t`u ngjajë ndryshimeve shoqërore, d.m.th., ndryshimeve përmbytëse. Kjo s’ndodh kurrë. Nuk ka shkrimtar që shkruan ndryshe sot dhe të nesërmen si me magji ndryshon. Pra, nuk mund të ndodhë sikurse ndodh në sistemet e ekonomisë, tregtisë, bankave etj. Letërsia i ka ndryshimet të pavërejtshme dhe është një gjë e mirë që është kështu. Letërsia ka një kalendar tjetër, ka ligje të tjera dhe letërsia për të fituar normalitetin do një farë kohe shumë-shumë më të gjatë se sa strukturat e tjera të shoqërisë.

*Marrë nga libri i autores “Kadare ndryshe” /TemA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ismail kadare largimi nga shqiperia i kadarese ismail kadare largimi nga shqiperia i kadarese

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës