LIVE UPDATES
Aktualitet

Interpol arreston 31-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

13 Prill 2022, 11:06 Nga DOSJA
Interpol arreston 31-vjeçarin e shpallur në kërkim

TIRANË- Janë arrestuar dy qytetarë të shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë kapur dhe ndaluar një 31-vjeçarë të identifikuar me inicialet A. P.

31-vjeçari banues në  Rrogozhinë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e L’Aquila, Itali, më datë 15.10.2021, ka lëshuar një urdhër arrestin për veprat penale “Organizata kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur dhe ndaluar edhe një 61-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë. 61-vjeçari i identifikuar me emrin Naser Biseviç banues në Ulqin ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kecskemét, Hungari, më datë 20.06.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

24-vjeçarja italiane gjithashtu ka përfunduar në prangat e policisë pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia Kufitare:
Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve, janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, janë goditur dhe 3 raste të paligjshmërisë.

Në PKK Rinas është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në PKK Muriqan, Shkodër, është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike dhe një person tjetër që mbante lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Në PKK Port Durrës është kapur në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe një shtetas tjetër që kishte lëndë narkotike me vete.
Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin me sende të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim dhe janë goditur 3 raste të paligjshmërisë, konkretisht:
-Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, në dalje të RSH-së, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e L’Aquila, Itali, më datë 15.10.2021, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprat penale “Organizata kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

-Në PKK Muriqan, Shkodër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Budapest, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Naser Biseviç, 61 vjeç, banues në Ulqin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kecskemét, Hungari, më datë 20.06.2019, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Budapest, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Hungarisë.

Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi D. K., 19 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, me arsim 9 klasë, sepse gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse hashahi dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Në PKK Port Durrës është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kufitare kanë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin D. S., 48 vjeç, pasi i ka ofruar atyre, një shumë parash, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, në dalje, është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike, shtetasja italiane G. C., 24 vjeçe, e cila në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjecari i shpallur ne kerkim arrestohet 31-vjecari i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet