4 Tetor 2025, 19:50
Nga Elona Caslli
Elona Caslli
Hipoteza e përzgjedhjes së kandidatit jashtë forcës opozitare më të madhe në vend e përmbledh situatën në një fjali urdhërore e cila mund të mbështetet në çdo rrafsh, veçse në rrafsh logjik jo; Votat sigurojini ju, kandidatin e zgjedhim ne.
Me pak fjalë, Partia Demokratike duhet të sigurojë shumicën e votave, por kandidati nuk duhet të ketë kurrfarë lidhjeje me këtë parti.
Atëherë lindin pyetjet; Çfarë do ta motivojë anëtarësinë e Partisë Demokratike të votojë një kandidat jashtë përbërjes së saj?! Çfarë do ta motivojë anëtarësinë e Partisë Demokratike të punojë në fushatë dhe të kërkojë vota për një kandidat të huaj?!
Asnjë anëtarësi e një force politike nuk mund të vihet përpara urdhrit të mbështetjes së një kandidati jashtë saj, sepse është një situatë artificiale që anëtarin e redukton në një votues të verbër pa kurrfarë kujtese dhe emocioni dhe anëtarësia e Partisë Demokratike ka dhënë qartazi prova që nuk i bindet verbërisht asnjë autoriteti, për sa kohë refuzoi bindjen e kërcënimit me bar karshi ambasadores së dikurshme amerikane.
Kush turpërohet nga Partia Demokratike, nuk ka pse kërkon votat e anëtarësisë së saj, pasi nuk është aspak e ndershme të thuash; Duam votat e anëtarësisë së partisë opozitare më të madhe në vend, por refuzojmë kandidatin e saj.
Interesant është fakti që të gjithë faktorët jashtë Partisë Demokratike, që mundohen t'i imponohen kësaj të fundit me emra kandidatësh, nuk guxojnë kurrsesi të shqiptojnë veçse një fakt për kandidaturën e Partisë Socialiste; Kandidatja e Partisë Socialiste duhet të ishte në hetim dhe jo në kandidim. Thënë këtë, duhet kuptuar se nuk është më çështje emrash, por çështje SPAK-u ose më saktë çështje kullash që mbijnë në kryeqytet ditë pas dite.
Unë e shoh vështirësisht të arritshme fitoren elektorale të çdo kandidati të opozitës, për sa kohë betejën e ke me një narkoshtet, por shoh krejt të arritshme fitoren morale të kësaj beteje dhe kjo fitore morale, sipas mendimit tim, mund të vijë veçse nga figura që kanë qenë të pranishme brenda Partisë Demokratike që prej themelimit të saj e deri në vitin që flasim, pasi anëtarësia e një partie ka një kujtesë emocionale dhe një kujtesë kontributesh të cilat duhet të aktivizohen në çastin që shpallet një kandidat për të cilin duhet bërë një fushatë dhe duhen numëruar dhe mbrojtur votat.
Historia e partisë opozitare më të madhe në vend nuk fillon në vitin 2021, por në vitet "90. Për sa kohë kjo parti, betejat, sfidat sulmet kombëtare me mbështetje ndërkombëtare i ka përballuar prej vitesh veçse me njerëzit brenda saj, nuk është e natyrshme që në gara elektorale të përfaqësohet me njerëz jashtë saj.
Post Scriptum- Do të më pëlqente që me të njëjtën denduri që analistët përpiqen t'i imponohen Partisë Demokratike me kandidatë jashtë saj, t'i imponohen edhe Partisë Socialiste për një kandidate pa dosje në SPAK.
vota kandidat
Insights
2 Tetor 2025, 19:40
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të vështirë d...
Insights
30 Shtator 2025, 19:52
Irena Beqiraj
KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrë...
Insights
29 Shtator 2025, 12:23
Sokol Çunga
Ndoqa këto ditë, në vazhdën e diskutimeve publike për projekt-ligjin mbi “Barazinë gjinore”, debatin e shkurtër...
Insights
23 Shtator 2025, 09:53
Flamur Vezaj
Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministri...
Insights
20 Shtator 2025, 17:32
Lutfi Dervishi
Republika e Keshilltareve
Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë t&eum...
Insights
18 Shtator 2025, 19:24
Daniel Innerarity dhe Fabrizio Tassinari
foto ilustruese
TIRANË- Kur Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli së fundmi kabinetin e tij të ri, ajo që mori vëmendjen kryesore...
Insights
18 Shtator 2025, 09:21
Ornela Çuçi
Ornela Çuçi
Këto kohë, kur trupi më shkundi disi dhe më tha “tani është radha jote”, diagnoza m&eum...
Insights
17 Shtator 2025, 07:52
Ermal Mulosmani
Apostujt e Urrejtjes
Apostujt e Urrejtjes1. PopullsiaKoha që po jetomë shënon padyshim ndryshimin më të madh në historinë...
Insights
16 Shtator 2025, 07:28
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema ësht&e...
Insights
15 Shtator 2025, 14:15
I.A
Ermal Mulosmani
Fitorja e Hashim Thacit ne Hage nuk eshte as fitore personale e tij e as humbje e kundershtareve politike te tij. Ajo eshte fitorja me e ma...