LIVE UPDATES
Insights

Triumfi i së djathtës në Europë dhe e majta e pamposhtur në "Europen e Ballkanit"

Në këtë sfond, kur Europa qëndron midis vazhdimit të vizionit të saj të përparimit apo kthimit pas me retorika nacionaliste dhe praktika përçarëse, pyetja që ngrihet është: si do të ecë Shqipëria që Rama e quan "Europa e Ballkanit"?

15 Qershor 2024, 14:29 Nga Denada Kola Jushi
Triumfi i së djathtës në Europë dhe e majta e pamposhtur
Denada Kola Jushi

TIRANA- Ndërsa Europa po "shkundet" nga e djathta ekstreme me retorikë populiste, situata politike po konsiderohet si një pikë kthese e madhe që prej rënies së Murit të Berlinit 35 vite më parë. Analizat mediatike evropiane po theksojnë se arsyeja kryesore për tkurrjen e partive tradicionale është se "politikanët nuk i përgjigjen shqetësimeve të njerëzve". Me rritjen e ndjeshme të ekstremit të djathtë në Francë, me fitoren e nacionalistëve në Itali, dhe me rritjen e AFD në Gjermani, e ardhmja e BE-së është gjithnjë më e paqartë.

Në këtë sfond, kur Europa qëndron midis vazhdimit të vizionit të saj të përparimit apo kthimit pas me retorika nacionaliste dhe praktika përçarëse, pyetja që ngrihet është: si do të ecë Shqipëria që Rama e quan "Europa e Ballkanit"?

Kryeministri i Shqipërisë flet për vizionin 2030, por në 2029 do të jetë 65 vjeç, me dilemën nëse duhet të garojë për mandatin e pestë. Dëshira e vjetër që të pleqërojë në Vuno, përplaset me tundimin për t'i shërbyer njerëzve si kryeshërbetor.

Me një parti që është në fushatë çdo ditë dhe jo vetëm një herë në katër vjet, Rama ka përballë një opozitë të dërrmuar nga lufta civile në PD, nga fragmentarizimi dhe egoja e partive të reja që shtohen çdo vit. PD e përçarë dhe me kreun në arrest shtëpiak, është vetëm një vit larg nga beteja elektorale.

Në këtë klimë të ndërlikuar politike, është thelbësore që PD dhe forcat e tjera politike të bashkojnë përpjekjet për të sfiduar PS-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe të besueshme, PD duhet të fillojë procesin e ripërtëritjes dhe bashkimit, duke u fokusuar në programin qeverisës dhe afrimin e figurave të reja dhe përfaqësuese. Partitë e reja duhet të tejkalojnë egot dhe liderët e rinj nuk duhet të kopjojne modelin e vjetëruar të partisë se kryetareve.

Vetëm krijimi i një front të madh opozitar mund të rikthejë balancën politike dhe të ofrojë një alternativë të vërtetë për qytetarët shqiptarë. Përndryshe do të shohim që nëse në BE do të forcohet e djathta në Shqipëri do të vijoje marshimi i se majtes.

triumfi i së djathtës në europë

Sondazh

Poll
Insights 14 Qershor 2024, 13:06 Meri Lika

Letër e hapur për Gjykatën Kushtetuese

Meri Lika TIRANË- LETËR E HAPUR PËR GJYKATËN KUSHTETUESE Të nderuar gjykatës të Gjykatës Kushtetuese! Un&eum...

Insights 28 Maj 2024, 12:28 Denada Kola Jushi

Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!

Denada Kola Jushi Sa euro i jepte bosi i krimit të dashurës së tij? Çfarë çante i dhuroi? Ku e çonte për pu...

Insights 14 Maj 2024, 16:28 Ola Xama

Peshkaqenët e kredive

Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë t&eu...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete