LIVE UPDATES
Insights

Të fitosh për Shqipërinë

Kraharorët u mbushën e u zbrazën për të brohoritur arritje kolektive e individuale në sport e në art të Shqipërisë sonë të dashur.

12 Shtator 2023, 19:48 Nga Petrit Malaj
Të fitosh për Shqipërinë
Enrik Beqiri dhe Kombetarja shqiptare e futbollit

Mes vapës së fillimvjeshtës, lajmeve të kronikës së zezē, lajmeve për thatësira e përmbytje, pati edhe dy lajme që na lehtësuan e na dhanë krahë. Kraharorët u mbushën e u zbrazën për të brohoritur arritje kolektive e individuale në sport e në art të Shqipërisë sonë të dashur.

Dhe natyrshëm, si shqiptar, si patriot e atdhedashës, mbushesh me krenari për arritjet e me frymëzim dhe shpresë për të ardhmen. Krenaria buron jo thjesht nga fakti se je shqiptar, por edhe sepse mendon se ndoshta ke kontribuuar sadopak në ndihmë të këtyre arritjeve. Atëhere vërtet ndihesh edhe më legjitim.
E ndërsa në drejtim të sportit kontribuojmë të gjithë me mbështetje morale nga ekrani televizorit apo duke mbushur shkallët e stafiumit, në drejtim të artit mund të kontribuojmë si formues, në rolet tona si edukatorë, individualisht apo si pjesë e intitucioneve formuese. E pikërisht këtu zë fill edhe legitimiteti.

Me kënaqësi të pamasë mësova për arritjet e regjisorit shqiptar Erenik Beqiri i cili ka shënuar historinë në kinemanë shqiptare, duke rrëmbyer “Luanin e Artë” në 80-vjetorin e Festivalit të Filmit në Venecia.
E uroj/e urojmë nga zemra!

Si artist, edukatorë apo edhe si pjesë e institucioneve formuese, ndihemi pranë këtij suksesi, pasi gjatë rrugëtimit tonë në fushën e arsimit dhe artit, ne si pedagogë e krijues hasim në studentë të jashtëzakonshëm, të cilët shquhen për talentin e tyre të rrallë dhe angazhimin e tyre domethënës ndaj artit.
Nga kjo arritje e jashtëzakonshme e Erenik Beqirit, në nivele të tilla të larta padyshim që edhe ne përfshihemi nga një ndjesi e thellë krenarie dhe gëzimi. Ndjesi e pakrahasueshme dhe e vërtetë!

Në një rrëmim jo shumë skrupoloz në internet, të befason fakti se faqe mjaft prestigjioze e të besueshme rradhisin fill pas emrit të Erenikut edhe emrin e institucionit ku ai u formua, Universiteti i Arteve Tiranë (ish Akademia e Arteve -Tiranë).

Jemi krenarë për Erenikun dhe gjithashtu për institucionin. Jemi krenarë sepse ajo çka u mëkojmë studentëve se "këmbëngulja e puna e palodhur duke jetuar si artist e në rradhë të parë si qytetar ,shpërblehet" , tanimë do të ketë edhe një tjetër shembull konkret për t'ua përçuar brezave që vijnë.

Për pedagogun, krenaria vjen nga fakti që ai ka pasur mundësi të shërbejë në zhvillimin dhe rritjen e aftësive artistike të studentit të tij. Por jo vetëm, krenarë jemi kur shikojmë se si studentēt rriten dhe zhvillohen si artistë të pavarur, si garojnë të barabartë me kolegët e tyre në botë e arrijnë të sfidojnë me artin e tyre. Jo vetëm të sfidojnë, por edhe të fitojnë!

Edhe njëherë urime, Erenik! Na lumturove e gëzojmë njësoj si ti, në çdo hap tëndin!

petrit malaj luanin e artë erenik beqiri

Sondazh

Poll
Insights 11 Shtator 2023, 14:22 Auron Tare

Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?

foto ilustruese Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Filli...

Insights 10 Shtator 2023, 11:57 Agim Xhafka

Një natë në Dardhë

Agim Xhafka Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë...

Insights 9 Shtator 2023, 15:26 Nga Arlind Qori

Ligësia e dyfishtë e Erion Veliajt

Arlind Qori Konvikte janë pasë quajtur vendbanimet e studentëve/nxënësve, të cilët i kryenin studimet në një q...

Insights 26 Gusht 2023, 20:58 Auron Tare

Turizmi pas shpinës së Blendit

Blendi Fevziu Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet ne Opinion i ndjek edhe mund te them se edh...

Insights 23 Gusht 2023, 12:13 Ben Blushi

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Kico Blushi Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tan...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet