LIVE UPDATES
Insights

Ben Blushi: 80-vjetori i babait

Pasi të futej në atë shtëpi, duke shtyrë derën e rrëzuar, do hapte një shteg mes ferrave dhe trëndafilave të egër që të ngjiten në rroba, si dhe kumbllave e mollëve të pakrasitura të cilat kanë hyrë nga dritaret, në kërkim të njerëzve që dikur i kanë mbjellë.

23 Gusht 2023, 12:13 Nga Ben Blushi
Ben Blushi: 80-vjetori i babait
Kico Blushi

Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tani mund ta imagjinoj si do ishte ngritur herët në mëngjes, atëherë kur të gjithë do ishim duke fjetur dhe do ishte nisur në këmbë deri në Sinicë, 4 kilometra më larg, një fshat nga i cili kishte shumë kujtime bashkë me shtëpinë ku kishte lindur nëna e tij.

Pasi të futej në atë shtëpi, duke shtyrë derën e rrëzuar, do hapte një shteg mes ferrave dhe trëndafilave të egër që të ngjiten në rroba, si dhe kumbllave e mollëve të pakrasitura të cilat kanë hyrë nga dritaret, në kërkim të njerëzve që dikur i kanë mbjellë. Në vend të trokitjes, do fuste dorën në xhep, aty ku mbante celësat e tij të zhurmshëm dhe do afrohej në ndonjë xham duke parë fytyrën e tij të pjekur nga dielli dhe mendimet. Nga lartësia e atij oborri që bije mbi rrugën e pluhurosur të Sinicës, do përpiqej të shikonte Dardhën, që fshihet në mënyrë dinake pas shumë kthesave dhe me siguri do mendonte se Dardha është më e bukur, por Sinica është më e dashur.

Pastaj, duke këputur ndonjë degë kumbulle që në gusht rëndohen nga kokrrat e ëmbla, do kapërcente derën e thyer dhe pa e kthyer kokën pas, do kalonte mbi urën e mrekullueshme të Sinicës, do shikonte ujin e kulluar që rrjedh poshtë saj dhe do shkonte pak më lart te varri i gjyshes. Pasi ta pastronte nga barërat dhe nga disa lule të vogla ngjyrë vjollcë, që në këto anë zbukurojnë varret e njerëzve të mirë, me siguri do gjente ndonjë kryq apo ndonjë gur të shndritshëm dhe atëherë do mendonte se ishte ora për t’u kthyer në shtëpi, bashkë me kujtimet e një kohe që nuk vjen më.

Në mesditë, atëherë kur dielli që kishte mbajtur gjithë kohën mbi shpinë, si një orë jete, do fillonte të ulej nga perëndimi, im atë do ishte shfaqur duke qeshur dhe duke i thënë mamasë sonë se nuk ishte vonuar as sot, siç nuk ishte vonuar asnjëherë në takimet e përditshme me të. Derisa dreka të shtrohej, në rrëmujën e shumë pjatave që shoqërojnë 80 vitet e një njeriu, ai do t’i kishte treguar fëmijëve tanë, gjithë aventurat e 8 kilometrave ku kishte ecur, duke i mbushur gropat e fantazisë së tyre me lloj lloj lulesh, kumbllash, lajthish, mollësh, njerëzish, zogjsh dhe kafshësh derisa seicili prej tyre, i magjepsur nga kaq shumë ngjarje, që duket e pamundur të ndodhin në dy fshatra të vegjël, do kishte kërkuar që ai ti zgjonte nesër në mëngjes dhe t’i merrte me vete.

Atëherë im atë do t’i vinte në sedër, sikur t’i kishte shokë të ngushtë dhe do t’i thoshte se ai që nuk do zgjohej në kohë, do t’i humbë gjithë këto mrekulli që e bëjnë jetën e njeriut kaq të bukur dhe që lehtësojnë rrugën e vështirë nga lindja deri në ikjen e tij. Pas drekës, kur të gjithë do shkonin të flinin nën hijen e arrave që mbulojnë shtëpinë dhe fshatin, ai do ulej në një cep të oborrit me fytyrë nga mali dhe do mendohej për jetën e tij, që nga dita kur vetëm me një palë sy bojëqielli si të ngjyer në qiejt e Sinicës, kishte ardhur nga Korca në Tiranë dhe aty kishte ndërtuar atë që donte më shumë : familjen e vet.

Në këtë pozicion krenar dhe të heshtur e gjeta 5 vjet më parë dhe nga sytë e tij e kuptova që ai e dinte që po ikte siç edhe iku, disa muaj më vonë. Ai e dinte që do ikte në dimër, pa mbushur dot 76 vjet, por asnjëherë nuk ia tha mamasë sonë, për t’ia bërë asaj më të lehtë deri ditën e fundit. Tani që mundohem dhe mendohem për të përshkruar tim atë, jam i bindur se ai bëri të gjitha gjërat që donte dhe askush nuk pati fuqi ta detyronte të bënte diçka që nuk e donte. Ai mendoi shumë, shkroi edhe më shumë, bëri poezi, tregime, romane dhe filma, krijoi personazhe që jetojnë prej tij edhe pas tij, gëzoi shumë njerëz, nuk i bëri dëm askujt dhe iku si të gjithë burrat e fisëm, të cilët i marrin armiqtë me vete.

Mua dhe vëllain tim, na mësoi si të rriteshim dhe nuk na la asnjë armik, çka është një pasuri në kohën që jetojmë. Im atë kishte me tepri tre cilësitë themelore të një burri : ai ishte i qeshur me fëmijët, i dashur me gratë dhe i vërtetë me burrat. Këto tre cilësi, ishin edhe arsyeja pse nuk u plak. Iku i plotësuar, si një njeri që ka ecur gjithë kohën në këmbë, mes pengesave dhe kthesave, pa ndihmën e askujt. Gjatë rrugës, me siguri ka thyer ndonjë degë të thatë, ka ngrënë ndonjë kumbull të thartë, ka shkelur mbi ndonjë gropë, është vrarë, është lënduar, është rrëzuar, është ngritur, është ngjitur dhe në fund ka arritur aty ku ishte nisur : drejt nderit të vet.
Ky ishte im atë, Kiço Blushi, që sot do festonte 80 vjetorin e tij, në freskinë e malit të kujtimeve që na ka lënë.

ben blushi kico blushi

Sondazh

Poll
Insights 21 Gusht 2023, 12:21 Auron Tare

Na rrofshin numrat

Auron Tare Qe te jem i sakte dhe korrekt. Kjo pamje mund te ishte edhe ne shume qyetete turistike te Mesdheut. Nuk qendron problemi se dy te huaj ecin me b...

Insights 20 Gusht 2023, 12:00 Dosja.al

Taksat me thyesa që kapën shtetin

Në ligjin për Taksat Kombëtare ka një paragraf. Është neni që përcakton taksimin e kromit. Dhe neni thotë shprehi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet