All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

A e shikoni sa njerëz ka në Veri apo edhe në Pogradec? Plot. Më shumë turistë do të thotë më shumë telashe, më shumë punë, më shumë mbeturina. A ja vlen të punohet! Boll kanë punuar njerëzit tani është koha e Inteligjences Artificiale.

9 Korrik 2024, 19:03 Nga Lutfi Dervishi
Si ta shkatërrosh turizmin në Jug
lutfi dervishi
All - Paragraf - 1

Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipërisë po gjendet një zgjidhje më efikase për të mos pasur pushues. Ndryshe nga protestat në Spanjë këtu gjithsecili e ka të qartë planin se si zbohen turistët.

1. Çmimet, çmimet, çmimet

Rrisni çmimet për gjithçka-hotelet, ushqimin dhe madje edhe ato të suvenireve që askush nuk i hedh sytë. Sigurohuni që një pjatë me peshk të kushtojë më shumë se një pagë mujore, dhe është e sigurt gë turistët do të vrapojnë përsëri në shtëpitë e tyre. Çmimet mos i bëni publike dhe nëse ndonjë i marrë vjen për herë të dytë, ofrojini çmime që t'i mbajë mend gjithë jetën.

2. Mos buzëqeshni

Qëndroni ngrysur. Bëni që çdo turist të ndihet si mysafir i paftuar. Nëse gëlloni që shërbeni një kafe, bëjeni të ndihet sikur i keni dhuruar një veshkë. Sigurohuni që përshtypjet e tyre në Booking apo Airbnb të jenë 100% negative. Kjo do të ketë efekt parandalues për të tjerët.

3. Stop kafesë

Mos harroni se ai gë porosit kafe do që të zërë tavolinën për dy orë dhe t'ia hedhe me 200 lekë. Në një vend ku kafeja është vetë jeta, deklarimi i saj si jo fitimprurës dhe kështu i panevojshëm është baraz me ndërprerjen e oksigjenit. Imagjinoni tmerrin fytyrën e një turisti apo shqiptari kur merr vesh nuk mund ta fillojë apo ta mbyllë ditën me një filxhan kafeje. Panik i garantuar, eksodi i menjëhershëm.

4. Kujdes çadrat!

Trefishoni çmimin e tyre. Mos harroni luftën në Ukrainë dhe Gaza dhe rritjen e çmimit të karburantit. Prezantoni një tarifë "hije premium". Bëjeni qëndrimin në hije aq të shtrenjtë sa të rezervosh një suitë në Ritz. Turistët, në mos nga çmimi, do të përcëllohen nga dielli dhe do të largohen me turravrap, duke marrë me vete kremrat e diellit dhe eurot gë këtu tani nuk i hyne në punë as dreqit.

5. Ujë dhe drita!

Ndërpritni ujin dhe dritat herë pas here, dhe lini qentë endacakë të bredhin në plazhe dhe të ushqehen me mbeturina.

6. Qeveria

Për të dëbuar turistët, edhe qeveria duhet të bëjë pjesën e saj. Çmimet e kalimit të rrugëve mund të dyfishohen. Tarifa 5 apo 3 euro janë fyerje për ambiciet e qeverisë. E çfarë janë 15 euro për të shijuar tunelin që nuk e ka asnjë vend në Europë?

-7. Mos ndigni shembullin e Veriut

A e shikoni sa njerëz ka në Veri apo edhe në Pogradec? Plot. Më shumë turistë do të thotë më shumë telashe, më shumë punë, më shumë mbeturina. A ja vlen të punohet! Boll kanë punuar njerëzit tani është koha e Inteligjences Artificiale.

Dhe për fund..

Pasi të keni zbatuar me përpikmëri këto këshilla, uluni këmbëkryq në një plazh të zbrazët, shijoni qetësinë absolute dhe reflektimet filozofike mbi kuptimin e jetës. Dhe kur të pyes ndokush se pse nuk ka më turistë, përgjigjuni me një buzëqeshje enigmatike: qafën thefshin.

Me këto çmime dhe sherbime është e sigurte qe Riviera jonë me plazhe gjithë dritë dhe ujë kristal do të kthehet në një oaz qetësie ku do të dëgjohen vetëm oshëtima e valëve dhe zukatjet e gjinkallave.

turizmi ne jug lutfi dervishi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 1 Korrik 2024, 17:15 Blendi Fevziu

Ismail Kadare, si e njoha unë

Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...

Insights 28 Qershor 2024, 16:27 Klodian Tomorri

Sot u pasuruam me 13% duke ndenjur

Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...

Insights 22 Qershor 2024, 07:51 Ben Blushi

Gjyshja ime 100 vjeç

Mynever Shuteriqi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t&rsquo...

Insights 21 Qershor 2024, 20:17 Beti Njuma

Qeveria ekzekuton Bashkitë

Beti Njuma Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fu...

Insights 18 Qershor 2024, 17:54 Andi Bejtja

O sa mirë me qenë shqiptar o hej

Andi Bejtja TIRANA- Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfëris...

Insights 14 Qershor 2024, 13:06 Meri Lika

Letër e hapur për Gjykatën Kushtetuese

Meri Lika TIRANË- LETËR E HAPUR PËR GJYKATËN KUSHTETUESE Të nderuar gjykatës të Gjykatës Kushtetuese! Un&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet