LIVE UPDATES
Insights

Shpikësi i mikroprocesorit: Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që t’i afrohet inteligjencës origjinale të qenies njerëzore

Nisi punë në Itali në një kompani që prodhonte gjysmëpërçues. Më pas vendos të ndjekë “disa projekte në Shtetet e Bashkuara”, dhe pikërisht atje arriti të shpikë mikroprocesorin e pari në botë, Intel 4004. pra një mjeshtër i informatikës (Barak Obama i dha atij Medaljen Kombëtare për Teknologjinë dhe Inovacioni në 2010).

16 Tetor 2022, 18:35 Nga k.m.
Shpikësi i mikroprocesorit: Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që
Federiko Fagin

Federiko Fagin buzëqesh: “Dikush mund të mendojë se libri “I pamodifikueshëm” më referohet mua …”. “Në fakt ai ka lidhje me raportin midis ndërgjegjes dhe materies, pra makinerive që krijojmë ne njerëzit. Dhe është dekurajues për mbështetësit e zjarrtë të Inteligjencës Artificiale”- shton ai. Fagin e nisi karrierën e tij në “Institutin Teknik.

Industrial” Rosi në Vicenza (qyteti ku lindi në vitin 1941). Më pas u diplomua për fizikë në Universitetin e Padovës. Nisi punë në Itali në një kompani që prodhonte gjysmëpërçues. Më pas vendos të ndjekë “disa projekte në Shtetet e Bashkuara”, dhe pikërisht atje arriti të shpikë mikroprocesorin e pari në botë, Intel 4004. pra një mjeshtër i informatikës (Barak Obama i dha atij Medaljen Kombëtare për Teknologjinë dhe Inovacioni në 2010).

Le ta nisim këtë intervistë nga fillimet tuaja, nga bota e kompjuterave. Kur shkuat në Amerikë?

Ishte viti 1968. Në atë kohë punoja për kompaninë “SGS Fairchild”, që merrej me prodhimin e qarqeve të integruara bipolare. Atje shpika një proces të ri për të prodhura qarqe me një hyrje prej silikoni.

Pse ishte kaq e rëndësishme kjo shpikje?

Sepse brenda 15 vitesh ajo zëvendësoi teknologjinë bipolare, e cila dominonte në qarqet e integruara, duke bërë të mundur krijimin e qarqeve të integruara më komplekse, 5 herë më të shpejtë dhe me një fluks qarkullimi 100-1000 herë më të mirë.

Më pas kalova tek “Intel”, ku falë teknologjisë së “Silicon Gate”, shpika mikroprocesorin. Këto 2 shpikje e ndryshuan historinë e gjysmëpërçuesve. Dhe me kompaninë “Zilog”, të cilin e themelova në vitin 1974, krijova një mikroprocesor tjetër, Z80, që ishte shumë i suksesshëm dhe vazhdon të prodhohet ende sot.

Po. Le të themi se para se të mbushja 40-vjeç, kisha mjaftueshëm para për të mos punuar më.

Themelova kompaninë tjetër “Synaptics”. Doja që të krijoja qarqe të integruara për kompjutera që mund të mësonin vetë. Pra po flas për sistemet e inteligjencës artificiale. Kam punuar gjatë mbi këtë fushë edhe pse në ato kohë ky sektor nënvlerësohej. Nisa të prodhoja teknologji që funksiononin vetëm me prekje por edhe ekrane me prekje.

A mund të thuhet se keni marrë një kënaqësi të madhe nga bota e makinerive?

Po, por kishte një problem. Edhe pse kisha arritur gjithçka që bota pretendon se mjafton për të qenë i lumtur, unë nuk isha. Pasi tani që kisha bërë gjithçka, ndihesha si përhumbur. Prandaj fillova të studioj ndërgjegjen.

Në atë kohë isha materialist, ndaj thashë me vete: Nëse truri është një objekt, si kompjuteri, edhe ky i fundit duhet të ketë ndërgjegje. Dhe po përpiqesha të kuptoja se si. Pastaj vura re se tekstet e neuroshkencës e përshkruanin vetëdijen si përvoja që kemi kur shohim një peizazh, nuhasim një parfum apo dëgjojmë muzikë, pra si fryt i sinjaleve elektrike dhe biokimike. Dukej sikur këto sinjale përkonin me përvojën tonë të ndërgjegjshme.

Në çfarë përfundimi arritët?

Që fjala ndërgjegje ishte e padëshiruar, dhe se ajo për të cilin flisnin ata ishte një mashtrim. Njëlloj si sot me Inteligjencën Artificiale: ata na flasin për gjërat që bëjnë kompjuterat, sikur këta i bëjnë ato vetë dhe jo të programuar nga ne. Për më tepër, kompjuterat e bëjnë këtë si makineri. Ato kanë brenda vetëm sinjale. Është një formë indoktrinimi, ku vetëdija identifikohet me një fenomen material, i cili lind nga një mekanizëm, nga faktorë biologjikë, kur në fakt nuk është kështu.

Siç e kam shpjeguar në librin tim të parë “Silicio”, unë pata një përvojë të jashtëzakonshme, të cilën e quaj zgjim, e cila më bëri të kuptoj se si vetëdija ishte shumë më tepër se sa mendoja, dhe më hapi një portë drejt një bote tjetër, atë të spiritualitetit, të cilën e kisha eliminuar. Është një botë që ka një kontakt të fortë me fenë, dhe më ka nxitur të nis një rrugëtim, i cili zgjati 20 vjet, mbi natyrën e ndërgjegjes, meditimit…Unë i kam përjetuar të gjitha ndjesitë, por pa përdorur asnjë lloj droge.

E kuptova që vetëdija nuk mund të jetë një fenomen i fizikës klasike. Në moshën 68-vjeçare dola në pension për t’iu përkushtuar studimit të ndërgjegjes. Në vitin 2009 krijova Fondacionin Federiko dhe Elvia Fagin, për të kuptuar fizikën e ndërgjegjes, Jo vetëm metafizikën, por edhe për të ndërthurur aspektet shpirtërore dhe shkencore, për të krijuar një urë lidhëse midis të dyjave, diçka që sot cilësohet e pamundur.

Si arrin t’i mbash ato së bashku?

Që të dyja kombinohen shumë mirë për të krijuar një vetë-njohje, e cila nuk do të ishte e mundur vetëm përmes realitetit fizik, simbolik. Në fakt kjo e fundit integrohet me përvojën e brendshme, që është realiteti kuantik.

Çfarë thotë fizika kuantike për përvojat e brendshme të njeriut?

Që informacioni kuantik nuk mund të dhurohet: Ai përfaqëson përvojën e sistemit që është në atë gjendje kuantike, e cila është private, pra një përvojë e brendshme e ndërgjegjes. Tek e fundit, ne e dimë mirë se sa unike është përvoja jonë.

A është kjo ajo që ju e quani Seity?

Seity është entiteti i ndërgjegjshëm: Pra sistemi kuantik që është i vetëdijshëm, që mund të veprojë me vullnet të lirë dhe ka një identitet, që është i vetëdijshëm.

Materia ka realitetin e vet, që është informacioni klasik. Pra është ajo që i lejon Seity të komunikojë, përmes simboleve të ndashme, të tilla si pjesët e kompjuterit ose fjalët, në mënyrë që të gjithë të kemi qasje këtë informacion. Pra, ne sjellim një kuptim mbi fizikën, duke krijuar një lidhje midis brendësisë – fizikës kuantike – dhe eksterioritetit – fizikës klasike.

Po, por jo shumë i madh. Fakt është se kjo teori ecën në drejtim të kundër me materializmin që është sot dominues. Ndaj kjo tezë do të hasë shumë rezistencë. Do të duhen të paktën 30 ose 40 vjet. Por ne do të arrijmë atje.

Në këtë pikë, a mund të quhet vërtet inteligjencë ajo që quajmë sot Inteligjenca Artificiale?

Jo, sepse inteligjenca e vërtetë ka nevojë për vullnet të lirë, dhe për atë aspekt joalgoritmik që quhet krijimtari.

Po alarmet në kompjuterat që do të na monitorojnë?

Mendoj se gjërat që ata thonë mund të ndodhin, jo sepse kompjuteri dëshiron që të fitojë kontroll mbi ne njerëzit, por sepse njeriu, ai që kontrollon kompjuterat, dëshiron që t’i nxitë makinat ta bëjnë këtë. Kompjuterat nuk mund të vendosin për asgjë. Është një shpëlarje truri, që kryhet përmes përdorimit të ideve të gabuara, për të fituar para dhe për ta shfrytëzuar informacionin tonë. / Il Giornale” – Bota.al

federiko fagin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet