LIVE UPDATES
Insights

“Shpella e Pëllumbasit”; Teknologjia dhe roli i saj në promovimin e atraksioneve turistike dhe zhvillimin e zonave rurale

Rritja e numrit të turistëve që parashikohet të vijnë, duke njohur edhe vlerat e këtij atraksioni do të jetë ndihmesë për lulëzimin e bizneseve të vogla, kjo e lidhur me një zinxhir përfitimesh të tjera ku përfshihen: Investimet e pritshme në infrastrukturën rrugore por edhe në ate të vetë strukturës së shpellës, (në ndricim, sigurimin e jetës nga rreziqe të mundshme), në hapjen e bizneseve të reja përreth,, rritjen e punësimit etj.

27 Shtator 2023, 12:37 Nga Enkeleda Memisha Grigorina Boce

“Shpella e Pëllumbasit”; Teknologjia dhe roli i saj në

Me dhënien përparësi të sektorit të turizmit në Shqipëri, është parë e nevojshme domosdoshmëria e evidentimit dhe promovimit të shumë prej destinacioneve turistike të cilat, ofrojnë interes për turistët vendas dhe të huaj.

Një destinacion i tillë është edhe atraksioni turistik “Shpella e Pëllumbasit” e njohur ndryshe edhe me emrin “Shpella e Zezë”’, e cila ndodhet në Fshatin Pëllumbas,  vetëm 14 kilometra larg qendrës së Tiranës. Shpella e pozicionuar mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen ofron nje pamje mjaft interesante pasi ndërthuren bukuritë e peisazhit përreth me pamjen mistike të shpellës.. Shpella e Zezë ndodhet rreth 2 km në verilindje të fshatit Pëllumbas, prej nga ka marrë edhe emrin, në krah të majtë të lumit Erzen dhe 27 km në juglindje të Tiranës. E vendosur në faqen e Malit Pëllumbas, 350 m mbi nivelin e detit, shkëmbinjtë formojnë një strehë të madhe dhe të veçantë, që zgjatet duke formuar një tunel 70-80 m të gjatë.  Ajo që e bën më të vecantë këtë atraksion është se kjo shpellë përfshihet tek 6-të shpellat karstike me te vjetrat që ekzistojnë sot në Europë.

Studiuesit, mendojnë se është një nga vendbanimet më të hershme në rajonin e Tiranës,, që i përkasin periudhës së paleolitit, rreth 30 000-50 000 vite më parë. Është zbuluar në vitin 1995-të kur ekspertët erdhën dhe panë nga afër gjendjen e shpellës,, moshën e stalaktiteve dhe stalagmiteve dhe e vendosën këtë shpellë në hartën e kategorisë së monumenteve natyrore të Shqipërisë. Por, rëndësia e saj nuk është vetem në kontekstin e  një Trashëgimie Natyrore tërheqëse për diversitetin dhe kohën e krijimit të saj por kryesisht edhe historiko-kulturore. Nga zbulimet e deritanishme, rëndësia e saj shkon deri ne nivele ndërkombëtare, kjo, pasi konsiderohet si një nga 6 shpellat e këtij lloji, që ekzistojnë në Europë, edhe pse në përmasa pak më të vogla  se të tjerat. 

Përveç interesave thjesht shkencorë, integrimit të punës arkeologjike, studimit dhe zbulimeve të të dhënave historike, kjo ndërthurje duket shumë e justifikuar në përpjekjet për të rilidhur njerëzit bashkëkohorë me natyrën. Përveç kësaj, trashëgimia ndërtimore arkeologjike dhe historike mund të kontribuojë ndjeshëm në tërheqjen e vizitorëve dhe rritjen e të ardhurave për komunitetet lokale. Përveç përfitimeve në aspektin ekonomike, shtimi i vizitorëve në këtë sit - nëse menaxhohen dhe promovohet si duhet,- brenda kapaciteti mbajtës - mund të inkurajojë krenarinë qytetare dhe indirekt rritjen e investimeve për zhvillimin e zonës.

Në këtë hapësirë, që paraprihet nga një korridor i gjatë, e që vazhdon me një "sallon" të lartë 15-20 metra, njerëzit prehistorikë kanë ndezur zjarr, kanë latuar veglat e tyre të punës, kane gatuar ushqimin dhe janë ngrohur në kohërat e vështira. Kjo duket nga materiali i bollshëm arkeologjik i gjetur në fazën e parë të gërmimeve, i cili i përket periudhave të ndryshme të zhvillimit njërëzor, duke filluar që nga neoliti, eneoliti, tek periudha e bronzit dhe hekurit.

Pasi është bërë  e njohur situata e shpellës, specialistët kanë kërkuar fonde për krijimin e të gjitha mundësive, që ajo t'i nënshtrohet kërkimeve dhe zbulimeve të mëtejshme, por në të njëjtën kohë të mund të kthehet në qendër turistike, e cila mund të vizitohet prej turistëve vendasve dhe të huaj.

Shpella e Pëllumbasit, apo sic e njohin ndryshe si “Shpella e Zezë”, është konsideruar prej studiuesve si një nga qendrat arkeologjike më me vlerë në vendin tonë, për shkak të zbulimeve që janë bërë aty. Vetëm në fazën e parë të studimit, janë gjetur 100 fragmente enësh, të cilat i takojnë epokave të ndryshme dhe disa kocka kafshësh.

Ajo paraqet vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike.

Pavarësisht, njohjes dhe zhvillimit që synohet t’i jepet këtij atraksioni, me rritjen e numrit të turistëve që planifikohet nga perdorimi i teknologjisë  së fundit në promovimin e saj, synohet një zhvillim edhe i zones, e cila momentalisht vuan nga mungesa e infrastrukturës, investimet e pakta dhe mirëqënia e ulët e banorëve të saj.  Qëllimi i promovimit  është të nxisë interesin e investitorëve me anë të takimeve me bizneset dhe reklamimet në mediat sociale e vizive.

Rritja e numrit të turistëve që parashikohet të vijnë, duke njohur edhe vlerat e këtij atraksioni do të jetë ndihmesë për lulëzimin e bizneseve të vogla, kjo e lidhur me një zinxhir përfitimesh të tjera ku përfshihen: Investimet e pritshme në infrastrukturën rrugore por edhe në ate të vetë strukturës së shpellës, (në ndricim, sigurimin e jetës nga rreziqe të mundshme), në hapjen e bizneseve të reja përreth,, rritjen e punësimit etj.

Në një botë ku teknologjia ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës sonë, turizmi nuk do të mund ti shpëtonte. Kjo, po të kemi parasysh edhe zhvillimin që ai ka marrë vitet e fundit dhe theksit që eshte vënë për të nga institucionet qeveritare.

Shpella e Pëllumbasit është një shpellë e madhe që gjendet në afërsi të Tiranës është një vend i preferuar për te apasionuarit që kërkojnë një përvojë natyrore të mrekullueshme. Por, siç është rasti me shumicën e atraksioneve natyrore, promovimi dhe prezantimi i saj ndaj publikut ka qenë një sfidë.

Teknologjia ka ndihmuar në adresimin e kësaj sfide. Njëra nga metodat më të reja të promovimit të Shpellës së Pëllumbasit është përdorimi i realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit të virtual (VR). Këto teknologji i japin vizitorëve mundësinë të eksplorojnë shpellën në një mënyrë tërësisht të re dhe të thellë, pa pasur nevojë të hyjnë fizikisht brenda shpellës.

Përmes aplikacioneve të specializuara të AR dhe VR, vizitorët mund të shkojnë në një udhëtim të udhëhequr nga teknologjia, ku ata do të shohin formacione gjeologjike të mrekullueshme, faunë të rralla, dhe historinë e pasur të shpellës . Kjo është një përvojë që i lejon vizitorët të njohin thellësisht pasurinë e Shpellës së Pëllumbasit pa shqetësuar për ndotjen e mjedisit apo shfaqjen e rrezikut të dëmtimit të saj.

Një tjetër përdorim i teknologjisë në promovimin e Shpellës së Pëllumbasit është përdorimi i rrjetit të internetit dhe mediave sociale. Atraksioni do të ketë një faqe interneti dhe profile në rrjetet sociale ku vizitorët potencialë mund të shohin pamje të mahnitshme të shpellës, të lexojnë për historinë dhe gjeologjinë e saj, dhe të marrin informacion praktik për vizitën e tyre. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të arritur një audiencë të gjerë dhe të informuar.

Një tjetër inovacion i teknologjisë është përdorimi i dronëve për të krijuar pamje ajrore të Shpellës së Pëllumbasit. Këto pamje e japin një perspektivë të re vizitorëve dhe i inkurajojnë ata të eksplorojnë më tej përvojën e saj natyrore.

Ky atraksion natyror po promovohet me një ndërhyrje të jashtëzakonshme teknologjike që i jep vizitorëve një përvojë të pashembullt.

Për të promovuar këtë atraksion, sugjerohet të përdoret teknologja si një mjet për të bërë përvojën më tërheqëse për vizitorët. Disa nga metodat e përdorura janë:

Aplikacionet e Realitetit të Virtual (VR) dhe Realitetit të Shtuar (AR): Vizitorët mund të përdorin pajisjet e tyre të inteligjencës artificiale për të eksploruar shpellën nëpërmjet VR dhe AR. Kjo i jep atyre një përvojë duke iu lejuar të shohin formacione gjeologjike të mrekullueshme dhe të ndjehen sikur janë brenda shpellës, pa hyrë fizikisht në të.

Videot dhe Turët Virtuale: Shpella duhet të krijohen video dhe ture virtuale që janë të lira për të shikuar online. Këto video prezantojnë bukurinë e shpellës dhe historinë e saj dhe i japin vizitorëve një idé të qartë për çfarë të presin.

Media Sociale dhe Faqja Zyrtare e Internetit: Shpella e Pëllumbasit do të jetë  e pranishme në rrjetet sociale dhe do të ketë një faqe të internetit të dedikuar ku vizitorët mund të gjejnë informacion mbi oraret, tarifat dhe udhëzime të detajuara. Ata mund të ndajnë edhe përvojën e tyre në rrjetet sociale, duke ndihmuar në promovimin e shpellës.

Dronët dhe Pamjet Ajrore: Përdorimi i dronëve për të krijuar pamje ajrore të shpellës është një tjetër inovacion që ka ndihmuar në promovimin e këtij atraksioni. Pamjet e mahnitshme të shpellës nga ajri janë një mënyrë e shkëlqyer për të intriguar vizitorët potencialë.

Në përfundim, Shpella e Pëllumbasit është një atraksion turistik që ka nevoje te përdorë teknologjinë për të rritur tërheqjen dhe përvojën e vizitorëve. Përmes përdorimit të AR, VR, rrjetit të internetit, dhe dronëve, ajo do të bëjë një hap tjetër drejt të ardhmes së turizmit, duke u bërë një destinacion i pazakontë dhe i mahnitshëm për ata që janë të interesuar për të eksploruar pasurinë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

shpella e pellumbasit

Sondazh

Poll
Insights 18 Shtator 2023, 07:25 Elona Caslli

Presidencë apo Agjenci Turistike?!

Mënyra si trajtohen departamentet e Marrëdhënieve me Jashtë në institucionet shqiptare lë shumë për të dëshi...

Insights 12 Shtator 2023, 19:48 Petrit Malaj

Të fitosh për Shqipërinë

Enrik Beqiri dhe Kombetarja shqiptare e futbollit Mes vapës së fillimvjeshtës, lajmeve të kronikës së zezē, lajmeve për ...

Insights 11 Shtator 2023, 14:22 Auron Tare

Qiparisat nuk ka kush ti vadisë?

foto ilustruese Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Filli...

Insights 10 Shtator 2023, 11:57 Agim Xhafka

Një natë në Dardhë

Agim Xhafka Te sheshi,kur po prisja jeshilen e semaforit,dikush më “trokiti” te shpatulla. Kthehem,shoh një grua flokëbardhë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet