LIVE UPDATES
Insights

Për maskarain e korruptuar

Ajo para o politikan i korruptuar, do shërbente për të ndërtuar spitale të reja, do bënte të mundur që mjekët dhe infermierët të marrin pagë të denjë për punën e tyre, për të rregulluar rrugët, për të lyer herë pas herë vijat e bardha në to, për të paguar mësuesit, ngrohjet në shkolla, ndihmat sociale, policinë, transportin publik, pensionet...paraja që ke vjedhur ti o maskara është ajo që duhet për të paguar gjithë këto që të thashë.

23 Shtator 2022, 11:29 Nga Meri Lika
Për maskarain e korruptuar
Foto ilustruese

O “i shtrenjti” politikan i korruptuar:

Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr përgjigje, sepse nëse do të më përgjigjeshe, do të tradhëtoje veten. Do të heshtësh. Je një ekspert i heshtjes, i të hedhurit të shikimit në anën tjetër dhe i mbrojtur me heshtjen... të vjedhësh. Por edhe pse kurrë nuk do të më përgjigjesh, unë kam disa gjëra për të të thënë dhe po ti them.

Si të gjithë politikanët ti ke administruar paranë tonë. Ajo që të bënë ty ndryshe nga të tjerët është se ti je politikan i korruptuar, një pjesë të parave tona e ke futur në xhepin tënd. Për ta bërë këtë ke përdorur metoda të ndryshme: je paguar për të lejuar që të bëhen gjëra të cilat nuk mund dhe nuk duhet të bëhen, kontrata apo shërbime për cmime shumë më të larta se sa i ka tregu – sigurisht që me firmat e miqve apo familjarëve të tu, në emër të miqve apo familjarëve të tu ke blerë prona publike e troje me cmime qesharake i rivlerëson e ti përfiton diferencën, voton ligje që favorizojnë korporata të mëdha me çmime që të sigurojnë jetën...

Ajo që je duke bërë është se kalon paratë e të gjithëve në xhepat e disave me anë të gënjeshtrave e mashtrimeve.

Bëj ç’të duash o politikan i korruptuar, por po të lajmëroj: ajo që po bën është shumë e rëndë. Do të mendosh se ti “vjedh” sepse “nëse nuk e bën ti do ta bëj dikush tjetër” ose do gjesh ndonjë justifikim tjetër. Por kujdes o maskara. Je shumë më keq se një hajdut: je përgjegjës për vdekje fëmijësh, për aksidente nëpër rrugë dhe për vuajtje pa fund të mijëra njerëzve. Po ta shpjegoj.

Paraja që ti vjedh, paratë që ti dhe miqtë e tu keni futur në xhepat tuaj ndërkohë që mbyllnit pazaret e pistë nëpër restorante të shtrenjta të veshur me kostume dhe kravata po të shtrenjta, është paraja që shërbente për të bërë sado pak më të mirë dhe të thjeshtë, jetën e të gjithëve. Ishte paraja të cilën ne mijëra që punojmë, e paguajmë si taksë në të mirë të shoqërisë që të na ofrojë disa shërbime, që të mund të jetojmë në një shoqëri ku asnjë fëmijë të mos shkojë në shkollë pa ngrënë mëngjes nga pamundësia sic tani ndodh. Ajo para o politikan i korruptuar, do shërbente për të ndërtuar spitale të reja, do bënte të mundur që mjekët dhe infermierët të marrin pagë të denjë për punën e tyre, për të rregulluar rrugët, për të lyer herë pas herë vijat e bardha në to, për të paguar mësuesit, ngrohjet në shkolla, ndihmat sociale, policinë, transportin publik, pensionet...paraja që ke vjedhur ti o maskara është ajo që duhet për të paguar gjithë këto që të thashë.

Por duke qenë se deri tani mund të themi se ka pasur ca para në arkën e popullit, vjedhjet e tua nuk dukeshin dhe aq shumë. Por arriti “kriza” o politikan i korruptuar dhe tani s’ka aq shumë para. Tani duket më mirë dimensioni i krimit tënd. Sepse është mirë që ti thërrasim gjërat me emrat që kanë. Ajo që ti ke bërë dhe po bën është një krim kundër shoqërisë.

Mungesa e parave që ke vjedhur ti ka bërë që bordurat mbrojtëse të një rrugë të mos përfundojnë e kështu një familje në një ditë të bukur të mbesë e vdekur në të... dhe është faji yt o kriminel. Nuk ka para për ambulancat dhe babai im do të vdiste se në ambulancat e amortizuara nuk ka asnjë mjet apo medikament të nevojshëm për ndihmën e shpejtë, një nënë nuk do vdiste bashkë me foshnjën e saj.

Dhe ky është faji yt. Ti o maskara e di që do na thuash se kemi shpënzuar shumë se i “kemi shtrirë këmbët më shumë se sa kemi jorganin” e nuk na ngelën për mjekësinë.

Mos mendo se mbaruam kriminel. Duke qenë se ti i ke vjedhur paratë e të gjithëve, nuk ka para për të ndihmuar një grua që burri e rreh në mes të rrugës dhe një ditë do ta gjejmë të vdekur sepse gjykatësi është korruptuar duke qenë se e ka pagën të ulët se ia ke vjedhur paratë ti paratë që do t’i rrisnin pagën, fajtor për vdekjen e saj do të jesh ti edhe pse do dalësh në televizor të dënosh dhunuesin.

Ndonjë ditë të bukur një fëmijë që do kalojë rrugën pasi ka blerë bukë për darkë për nënën e sëmurë, do ta përplas një makinë e cila ecën me shpejtësi. Asnjë nuk do ta ndihmojë dot sepse nuk ka drita në atë zonë periferike se paratë për to i vodhe ti o kriminel. Ndonjë natë ndonjë polic do të vritet nga ndonjë kriminel hajdut kur do të dojë t’i ndalojë në këtë rrugën pa drita, se paratë i vodhe ti. Ti atje në vilën tënde në zonën pa smog do të mendosh “sa të këqinjë janë hajdutët” dhe do të mbushësh facebook se “duhet të ketë trajtim të vecantë siguria e qytetarit”... kur fajtori je ti.

Për ca euro më shumë ti shite vendin tënd, të gjithëve ne, na bëre kosh plehrash dhe madje rrekesh të na bindësh se paratë tona janë në dorë të sigurt me plehrat, ato do riciklohen dhe edhe nëse janë para trafiku do pastrohen me këtë industri të bardhë ricikluese. Mund të vazhdoja gjithë ditën duke të kujtuar: shkollat, kopshtet e çerdhet pa ngrohje, shërbime sociale pa shërbim, pensione që nuk dalin as për të marrë frymë....

Sonte, kur të shkosh për të fjetur, në shtëpinë tënde luksoze në një zonë që nuk do mund ta paguaje po të mos ishe hajdut, shiko brenda vetes. A ia vlen të mbash mbi kurriz gjithë këto vdekje dhe këto padrejtësi në shkëmbim të disa carcafëve mëndafshi, restorantesh të shtrenjtë, të një makine jashtë serie dhe të një llogarie të majme bankare? Unë mendoj se jo, por duke qenë se ti nuk je unë por je thjesht një kriminel e di që ti mendon se ia vlen, nga ty mund të presësh gjithçka.

E vetmja gjë që të them është se ti meriton gjithë përcmimin tim, se ti je më i keqi i gjithë llojeve të hajdutëve të cilët mbushin burgjet dhe se je turpi i qenies njerëzore.

Nuk të pëlqen kjo që të thashë? Nuk të pëlqen kjo që je duke i lexuar gruas me zë të lartë? Epo ke dy rrugë: të kthesh paratë që ke vjedhur ose të më denonsosh për shpifje... por për të bërë secilën prej tyre duhet të nxjerrësh surratin. Dhe unë ashtu si dhe gjithë ne të tjerët e dimë që ti nuk ke aq vlera sa ta bësh, sepse përvecse je një i mjerë, një vrasës, një mashtrues, një tradhëtar dhe një hajdut, je dhe një frikacak.

O maskara, refrenin e dimë të gjithë: “Çdo berr varet në këmbët e veta”. Fli i qetë për sa kohë do të mundesh. Shumë afër vilës tënde luksoze ka njerëz që po e presin me tmerr dimrin se nuk kanë ngrohje dhe do bëjnë zjarr me cdo gjë që digjet... ndoshta dhe me ty.

Spunto nga Albano Dante Fachin

politikanet meri lika

Sondazh

Poll
Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...

Insights 14 Shtator 2022, 16:13 Klodian Tomorri

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Foto ilustruese Kjo historia e lobimit te PD-se se Bashes ne SHBA eshte shume interesante. Ne 20 mars te vitit 2017 lidhet nje kontrate e cuditshme mes Bi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet