LIVE UPDATES
Insights

Një gazetar i mirë duhet t’i “bëjë duart pis”

Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruajtur dyzetë vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale. 

30 Korrik 2023, 18:42 Nga David Randall

Një gazetar i mirë duhet t’i “bëjë duart

Supozoj që pjesa më e madhe prej nesh nuk pret të arrijë suksese të mëdha në fillimin e karrierës së vet, dhe mendon se kënaqësitë do të vijnë më vonë. Kështu që, do të ishte pak e trishtuar nëse, po të rimendojmë jetën tonë në punë, ne vetëdijësohemi se gjënë për të cilën jemi më shumë krenarë, e kemi bërë në debutimin tonë. Por pikërisht kjo i ndodhi një reporteri që unë njoh. Shkruan për një gazetë kombëtare, dhe artikujt e tij janë botuar në gjithë botën.

Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruajtur dyzetë vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale. Gjithçka kishte nisur kur një i pastrehë ishte gjetur i vdekur në stolin e një parku, në një qytezë në jug të Londrës, aty ku gazetari ynë po bënte praktikën në një të përditshme. Kishte shkruajtur një artikull dhe ia kishte propozuar kryeredaktores së tij. “Po endacakët vdesin vazhdimisiht”, i kish thënë ajo. “Ku është lajmi këtu”?

Gazetari ishte përgjigjur: “Nuk është askush që të ndihmojë ata të gjorët. Ky nuk është lajm? Ta hajë dreqi, jemi në 1976-ën!”

Në fund, artikulli ishte botuar dhe gazetari kishte nisur të pyeste se sa të pastrehë kishte qyteti. U ishte drejtuar autoriteteve kompetente, por këta kishin mohuar që të kishte të pastrehë. Kështu, bashkë me një mikun e tij, kishte vendosur të dilte vetë netëve, për t’i kërkuar. Kishin shkuar në vendparkime, në banjot publike, në shtëpitë e braktisura, në parqe dhe kishin gjetur disa dhjetëra. Gazetari i ri kishte shkruajtur një tjetër artikull, dhe kur ishte botuar, famulltari i qytezës kishte sfiduar atë dhe mikun e tij, që të mos ndaleshin vetëm tek të folurit dhe të shkruarit, por edhe të bënin diçka.

“Të bëj?”, kishte menduar gazetari. “Gazetarët nuk bëjnë, por shkruajnë”. Por prifti kishte këmbëngulur, kështu gazetari kishte shkruajtur një tjetër artikull, duke i ftuar të gjithë qytetarët që donin të ndihmonin të pastrehët, që të merrnin pjesë në një takim.

Në takim ishin paraqitur rreth 25 vetë. Kishin themeluar një ent bamirësie të quajtur “Nightwatch”, që angazhohej për të sjellë supë të ngrohtë gjatë tre netëve të javës, si dhe panine apo të tjera gjëra, për të cilat të pastrehët kishin nevojë. Gazteari i ri në moshë ishte një prej tyre, dhe më vonë do të bëhej president i organizatës.

Mundem ta rrëfej këtë histori me një farë sigurie, sepse ai gazetar isha unë vetë. Kohët e fundit mora pjesë në fetimet e përvjetorit të dyzetë të entit të bamirësisë. Tani shpërndarja e gjellëve të ngrohta bëhet shtatë ditë në javë. Në këta vite, organizata ka ndihmuar qindra persona që të gjejnë një shtëpi, një punë apo ndihmë mjekësore për problemet e tyre mendore, si dhe të varësisë nga drogat.

Ka hapur një hostel, ka ndihmuar migrantët pa shtëpi dhe ka themeluar një tjetër organizatë për të pastrehët nën moshën 25 vjeç, që përvit kujdeset për mijëra të rinj e të reja në Londër. Ndërkohë që isha ulur aty e dëgjoja gjithë këto gjëra, nuk mund të mos mendoja që, asnjë prej artikujve të mi, apo fushatave në të cilat kam marrë pjesë, nuk ka patur një efekt konkret, si ato radhë që kisha shkruar për të pastrehët, 40 vjet më parë.

Pothuaj të gjithë ato gjëra që ne gazetarët bëjmë dhe për të cilat jemi krenarë, në afat gjatë nuk kanë shumë rëndësi. Në momentet tona të marrëzisë më të madhe – dhe kemi shumë të tilla, ndonëse përulësia nuk është karakteristikë e gazetarëve – mund të fantazojmë se autoritetet i studiojnë me vëmendje fjalët tona dhe se kjo, herët a vonë, do të prodhojë ndonjë farë ndryshimi në zgjedhjet e tyre.

Por është iluzion. Në kuptimin e efekteve konkrete, ajo që vërtetë ka rëndësi (përtej detyrës, thelbësore në një demokraci, të përhapjes së informacionit), është të shtyjmë lexuesit që të veprojnë. Dhe është më shumë e mundur që kjo të ndodhë nëse punon për një gazetë lokale, se sa një të tillë kombëtare.

Nismat e gazetave lokale shpesh herë ia dalin të shpëtojnë shkolla që rrezikojnë të mbyllen, të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, të mbrojnë vende me interes historik, e  kështu me radhë. Një gazetë apo radio lokale mund të shtyjnë publikun të veprojë, sepse mbulojnë një hapësirë mjaftueshëm të vogël, sa t’u lejojnë njerëzve që duan të angazhohen, që të takohen dhe të bëjnë diçka. Asnjë e përditshme kombëtare nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Nëse zhvendosesh nga një gazetë lokale në një gazetë kombëtare, ndoshta fiton më shumë dhe merresh me tema të një interesi më të përgjithshëm, por humbet shansin për t’i ndryshuar gjërat.

Morali i parë i historisë është që angazhimi lokal funksionon. Mos u qani për një problem në nivel kombëtar, përpiquni ta zgjidhni në nivel lokal.

I dyti është që, falë sfidës së atij priftit, në atë kohë unë vetë shkova kundër rregullave të gazetarisë, dhe u rrëmbeva prej lajmit. Në epokën e internetit, me botën e mbushur me njerëz që shkruajnë dhe komentojnë gjithçka, këto norma duken të kapërcyera tashmë. Gazetarët duhet të përfshihen më shumë. Sot jam 65 vjeç dhe me një tjetër organizatë bamirëse, po përpiqem të imitoj veten time kur isha 25./Bota.al

*David Randall ka qenë Kryeredaktor i Independent on Sunday në Londër. Libri i tij i fundit është: “Trembëdhjetë gazetarë pothuaj të përsosur” 

gazetar

Sondazh

Poll
Insights 29 Korrik 2023, 16:35 Ben Blushi

Piluri i përgjumur

Ben Blushi Piluri është një fshat mbi Himarë. Kur është kohë e mirë, nga lartësia e Pilurit sheh edhe brigjet...

Insights 17 Korrik 2023, 11:04 Ola Xama

Ja pse më sulmoi Erion Veliaj!

Ola Xama Pasi më quajti “njeri që nuk njoh turpin” dhe “killer me pagesë”, i mbylli mesazhet kërcënuese m...

Insights 16 Korrik 2023, 14:59 Enton Abilekaj

Çfarë roli ka Drejtësia e re

Gazetarja e Syri Tv Në një Bashki të vogël, ku në 14 maj votuan pak më shumë 10 mijë qytetarë dhe diferenc&eum...

Insights 15 Korrik 2023, 08:54 Esi Dervishi

As Seks, As Qytet - Problemi #3

Para dy javesh nisa te shihja sezonin e ri te "Sex and the city". I rebranduar tashme quhet "And just like that" dhe deri tani eshte po aq jo-emocionues sa ti...

Insights 14 Korrik 2023, 09:05 Kimete Berisha

E pamoralshme!

Kimete Berisha Nga: Kimete Berisha  Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen! Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëq...

Insights 5 Korrik 2023, 13:16 Ylli Manjani

Një opinion ligjor i përsëritur

Ylli Manjani Një opinion ligjor i përsëritur.****Praktika që kemi parë deri më sot, ku Prokuroria kërkon paraprakisht he...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet