LIVE UPDATES
Insights

As Seks, As Qytet - Problemi #3

15 Korrik 2023, 08:54 Nga Esi Dervishi

As Seks, As Qytet - Problemi #3

Para dy javesh nisa te shihja sezonin e ri te "Sex and the city". I rebranduar tashme quhet "And just like that" dhe deri tani eshte po aq jo-emocionues sa titulli.

Eshte viti 2021 dhe Carry ka nje podcast (domosdo. Kush shkruan me blogje pra?), po te pakten eshte martuar me Mr. Big dhe nuk duan te na bindin qe arrin te bleje Jimmy Choos me leket e podcastit.

Qe ne episodin e pare Carry perballet me veshtiresine per te folur per masturbimin ne podcastin e vete. CFARE?!

Nuk eshte ky vazhdimi i showt ku Samantha ishte duke u masturbuar ne cdo 3 episode? Eshte liria qe solli ne perditshmeri per te folur mbi jetimin e seksualitetit te grave ajo cka e beri aq popullor ne fillim te viteve 2000 dhe kaq ikonik akoma. Po pertej indinjimit me hartuesit e serialit, me beri te mendoj: Sa pak flitet per seksin ne Tirane!

Ne kryeqytetin e qiellgervishteseve luksoze dhe qytetareve dixhitale, por pa furnizim me uje te pijshem dhe pagesa me karte, nuk ka seks.

Tirana eshte nje metafore e gjalle e njerezve qe e popullojne: zhvillimi eshte vetem fasade.

Nje veshtrim kalimthi i qytetit mund te te binde se jemi qender zhvillimi ekonomik e social: restorante luksoze, makina te shtrenjta, shume gjalleri, shume bare, ambiente plot me vajza te veshura ekstravagante qe nuk druhen nga lakuriqesia e tyre, por si ne kengen LDN te Lilly Allen qe tregon kontrastin mes idese mbi Londren dhe Londres se vertete, shume shpejt fillon te veresh qe koshat e mbeturinave jane duke u zbrazur ne mes te rruges, njerezit nuk dine t'i japin makines, dhe ajo vajza me dekolte qe po shihje ne club, ne momentin qe i afrohesh per t'i folur te injoron plotesisht, dhe jo detyrimisht sepse nuk i pelqeve.

Nga njera ane jemi te bombarduar me imazhe pothuajse soft-core te grave dhe vajzave ne rrjete sociale, ne televizion, por dhe ne jeten publike, nga tekste kengesh qe flasin per q*rje (Hah! ironia qe kam nisur ta perdor si fjale shume vone, dhe ende shume rralle, se turp) e djem qe diskutojne mes tyre per kapje e seks te fuqishem, dhe ana tjeter ka nje ndrydhje e mbyllje pothuajse totale ndaj seksualitetit. Sepse seksi ne Tirane (hej po flas per Tiranen, se nese flas per qytetet e tjere nuk eshte me problem i botes se pare) jepet dhe kembehet, nuk jetohet.

Seksi eshte dicka qe gruaja i jep burrit, dhe mund te zgjedhojme lirisht foljen "le" si pjese e zhargonit popullor: ma la, s'ma la, do ma lere, ia la, ia ka lene, kur do ma lesh. Theksoj nderkohe qe po i referohem vetem dinamikes heteroseksuale, nuk kam informacion si funksionon ne raportet homoseksuale, po paragjykoj qe jane me mire.

Keshtu grate dhe burrat reduktohen ne karikatura te vetes, qe nuk njohin veten mbi te gjitha e pastaj as palen tjeter, e vishen me karakteristika te ngurta te rolit qe u takon te luajne ne kete tregun e shkembimit.

Nuk ka vend te flitet per masturbim te vajzave per sa kohe akti nuk i sherben raportit me nje burre. Dhe masturbimi i burrave shihet si shfryrje primitive qe grate duhet ta tolerojne, njesoj sic tolerohen qente. Raporti tipik eshte problematik keshtu dhe ne nivel emocional. Burrat shihen aq shume si kafshe ne kete aspekt, sa eshte gati e pakonceptueshme te mos duan seks. Kur degjon per raste te frikshme perdhunimesh ne vend, masivisht ka thirrje per hapje te shtepive publike, pikerisht nga bindja se burrat kane nevoje per seks, dhe u duhet dhene ne ndonje lloj menyre, cka nga ana tjeter thekson serish pozicionin e grave si dhenese te seksit e jo perfituese.

Do thoja se ka nje thyerje te komunikimit mes sekseve ne Shqiperi, por e verteta eshte se nuk eshte ndertuar kurre. As nuk guxoj te hyj te analizoj raportet e brezave te meparshem. Prinderit tane ne mase nuk njohin veten, nuk kishin asnje mundesi te na mesonin me mire, por ne ama jetojme ne momentin me te mire historik te njerezimit per aksesin ne informacion e edukim.

Rinia shqiptare sot eshte si kullat moderne qe ngrihen mbi rrenojat e shtepive te vjetra ne Tirane: mendojme se po shembim gjithcka qe morem nga prinderit tane per te ndertuar me mire, por jemi te paafte te permiresohemi ne nivel vlerash. Jemi serish keq, vetem se kete here me fasada xhami dhe profile vanitoze ne instagram.

esi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 14 Korrik 2023, 09:05 Kimete Berisha

E pamoralshme!

Kimete Berisha Nga: Kimete Berisha  Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen! Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëq...

Insights 5 Korrik 2023, 13:16 Ylli Manjani

Një opinion ligjor i përsëritur

Ylli Manjani Një opinion ligjor i përsëritur.****Praktika që kemi parë deri më sot, ku Prokuroria kërkon paraprakisht he...

Insights 10 Korrik 2023, 14:31 Artur Meçollari

Ashtu si 100 vjet më parë

Artur Meçollari Nga: Artur Meçollari Viti 1927 Ja çfarë shkruan në një raport të 2 qershorit 1927 komandant...

Insights 10 Korrik 2023, 12:28 Kimete Berisha

BE nuk është burri yt!

Kimete Berisha BE nuk është burri yt! Dashuria e femrave është fatale. Ne jemi të trenta kur dashurojmë. Nëse jemi t&...

Insights 8 Korrik 2023, 17:41 Ben Blushi

Nikolini, Blendi Fevziu dhe unë

Nikolin Nikolinin e takova në një lokal me emër francez në Shëngjin. Unë po haja një sallatë me kastraveca, Nikolin...

Insights 8 Korrik 2023, 16:48 Anila Hoxha

I paprekshmi

Anila Hoxha Përpiqesh të parkosh ne lagje. Aty ku ke shtepine dhe për të cilen paguan nje serial taksash per jetese ne komunitet. E pam...

Insights 8 Korrik 2023, 12:56 Klodian Tomorri

Dora e ngrohtë e krimit

Klodian Tomorri Ajo dora qe godet me shkopin e bejzbollit dhe ai gishti qe kercenon ne kembezen e pistoletes nuk jane te Rrajave. Ajo eshte dora dhe gisht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet