LIVE UPDATES
Insights

Ervis Iljazaj: Përballja e parë me dixhitalizimin mbart rreziqe, por avantazhet janë më të mëdha

Si shumë risi, aq me tepër kur bëhet fjalpër përdorimin e teknolgjisë në shërbime, mbart rreziqet e veta në fazat e para. Mjafton këtu të përmendim rastin e Estonisë, një nga vëndet e cila ka aplikuar nga të parat dixhitalizmin e shërbimve.

31 Janar 2023, 17:58 Nga A.B
Ervis Iljazaj: Përballja e parë me dixhitalizimin mbart rreziqe, por
Ervis Iljazaj

Ervis Iljazaj

Sulmet kibernetike ndaj qeverisë shqiptare të kohëve të fundit , të cilat vijnë nga drejtime dhe qëllime të ndryshme, kanë sjellë në vëmëndje të debatit publik reformat e dixhitalizmit të shërbimeve për qytetarët dhe rreziqet që ato mbartin për privatësinë dhe qeverinë shqiptare. Në fakt ky është një debat që ka ardhur vonë në shoqërinë dhe opinionin publik shqiptar, pasi dixhitalizmi si proces ka mbërritur vonë në Shqipëri. Ky është një debat që shoqëritë e zhvilluara e kanë bërë dekada më përpara.

Si shumë risi, aq me tepër kur bëhet fjalpër përdorimin e teknolgjisë në shërbime, mbart rreziqet e veta në fazat e para. Mjafton këtu të përmendim rastin e Estonisë, një nga vëndet e cila ka aplikuar nga të parat dixhitalizmin e shërbimve. Në vitin 2007 Estonia,  pësoi një sulm kibernetik nga Rusia, gjë e cila solli pasoja të mëdha në shoqërinë estonese pasi konsiderohet një nga tre vëndet më të dixhitalizuara të botës. Mirëpo  në asnjë moment qeveria estoneze nuk mendoi të hiqte dorë nga ky proces. Përkundrazi, vashdoi në rrugën e saj duke rritur investimet në sigurinë kibernetike dhe duke e kthyer sulmin ndaj saj në një përvojë për të përmisuar shërbimet dixhitale dhe duke rritur sigurinë. Sot që flasim, Estonia shpenzon diku te 100 milion euro në një vit për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve. Investon rreth 44 milionë euro në një vit për rritjen e sigurisë kibernetike, ndërsa në Shqipëri (një vend me popullsi më të madhe se Estonia) nga të dhënat që kemi për sigurinë kibernetike janë shpenzuar 12 milionë euro, e jo për një vit, por përgjatw 9 viteve të fundit.

Pse duhet investuar si Estonia? Për një arsye shumë të thjesht. Përfitimet teknologjike janë më të mëdha se kostot për të mirëmbajtur këto shërbime.

Në këtë kuptim, edhe Shqipëria si shumë vënde të tjera nuk mund t’i shpëtonte sulmeve kibernetike. Kush mendon të kundërtën thjesht spekulon dhe nuk ka asnjë dijeni se në cilat faza kanë kaluar shtete të ndryshme në proceset e dixhitalizimit të shërbimve. Prandaj i gjithë debati në Shqipëri duhet fokusuar se si të rrisimi sigurinë kibernetike duke investuar për të dhe jo në debate politike duke u munduar për të gjetur fajtorë aty ku nuk ka. Ky është një proces shumë sensibël dhe i vështirë drejt të cilit Shqipëria nuk mund të heqë dorë,  pasi e ardhmja i përket kësaj rruge. Në këtë drejtim lipset kontributi i të gjithëve, lipset një debat i gjerë dhe i i kujdesshëm pa ngjyra politike.

Nëse ka ndonjë notë pozitive kjo qeveri në 10 vite, padyshim që kjo ka të bëjë me shërbimet qeveritare në të gjitha sektorët. Dhe kjo është një përvojë personale si përvoja e shumë qytetarëve të tjerë.

Sot, në krahasim me 10 vite më parë mund të mbarosh punë shumë herë më shpejt për çdo shërbim në administratën publike, pa qenë nevoja të takosh një njëri, pa qenë nevoja te futësh një mik apo të gjesh mënyra të tjera informale. Dhe ky përmisim vjen falë dixhitalizmit të sherbimeve, proces i cili menaxhohet nga AKSHI ( Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).

Këto nota pozitive për Shqipërinë në drejtim të shërbimve dixhitale kanë ardhur edhe nga raporte të rëndësishme ndërkombëtare, ndoshta nga të vetmet nota pozitive në raport me qeveritë e rajonit, si Komisioni Europian për sa i përket shërbimve dixhitale apo nga progres raporti i Bashkimit Europian i cili vlerëson shërbimet on line të realizuara në një kohë të shpejtë.

Dixhitalizmi i shërbimeve jo vetëm që ka një efekt pozitiv në ekonomi, por mbi të gjithë ka një efekt dhe demokratizues për shoqërinë në tërësi pasi rrit pjesmarrjen dhe gjithë përfshirjen në procese të ndryshme të politikbërjes nëse përdoret në mnëyrën e duhur.

Megjithëse AKSHI ka ndërmarrë disa hapa për të rritur sigurinë si përshëmbull bashkëpunimi me Microsoft, kjo gjë ende nuk mjafton. Për të rritur sigurinë kibernetike kërkohet investime edhe më të mëdha dhe një bashkëpunim i të gjitha insitucioneve qeveritare dhe partnerë teknologjik. Vetëm AKSHI nuk mjafton për të rritur sigurinë kibernetike. Ky është një proces që sigurisht kushton, por është një kosto që qeveria shqiptare nuk mund të heqe dorë pasi avantazhet që sjellë janë shumë herë më të mëdha për shoqërinë shqiptare. Shqipëria vashdon të shpenzojë ende një shifër shumë të vogël për sigurinë kibernetike në krahasim më vendet e tjera të zhvilluara.

Pra, rruga që duhet ndjekur nuk është heqja dorë nga dixhitalizmi i shërbimeve për shkak të rreziqeve që mbart, por rritja e sigurisë kibernetike dhe investimeve për të. Në ditët e sotme nuk mund të konceptohen shërbime efikase pa përdorimin e teknologjisë.

Nuk ka dyshim që ka  një qasje tjetër, sidomos në moshat e reja në raport me teknologjinë. Në këtë kuptim për të rritur sigurinë kibernetike të shërbimeve ka nevojë për një edukim dixhital që në vëndet e zhvilluara është futur si kurrikul në të gjitha fazat e arsimit paraunivesitar. Një gjë e tillë ka filluar përmes krijimit të Smart Labeve, në 100 shkolla të vendit, përfshirjes së programeve TIK në kurikilat e klasave të para, projekte këto që do të shtrihen edhe në shkollat e tjera,  por jemi ende në fazat e para. Edukimi dhe etika dixhitale është një gjë e cila  duhet futur në mentalitetin dhe kulturën e gjerë të shoqërisë. Në të kundërtën çdo përpjekje për dixhitalizmin e shërbimve do të shkojë dëm.

Për të gjitha këto arsye, debati nëse dixhitalizmi i shërbimve dhe përdorimi i teknologjisë midis avantazhave dhe rreziqeve që ai mbart do të vashdojë të jetë ende i ndezur, por heqja dorë për shkak të rreziqeve është miopi. Ajo që duhet, është thjesht një kulturë dhe një qasje tjetër e cila garanton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe sigurinë kombëtare, qoftë edhe me një kosto financiare të lartë, pasi është një proces i pkthyeshëm. Në këtë drejtim, mund të thuhet se përpjkejet e qeverisë dhe inistucioneve që drejtojnë proceset e digjitalizimit në vend, janë për t’u mbështetur dhe jo për tu kritikuar apriori. /Liberale.al/

ervis iljazaj

Sondazh

Poll
Insights 27 Janar 2023, 11:01 Meri Lika

Të bësh detyrën është virtyt!

Meri Lika Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë ...

Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...

Insights 22 Janar 2023, 21:40 Ola Xama

Korporata e Investimeve

Ola Xama Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen