LIVE UPDATES
Insights

A është Albin Kurti "autori" i ngordhjes së "Open Balkan"?

Artikulimi i Albin Kurtit atë pasdite të 26 Marsit, bash ngjit me kangjellat e Ambasadës së Serbisë në Tiranë, mu dukën me tone shqetësuese gati të pakuptimta, kur vetëm pak ditë më parë "teorikisht" ai kishte firmosur një marrëveshje me Aleksandar Vuçiç.

3 Korrik 2023, 07:33 Nga Bledian Koka
A është Albin Kurti "autori" i ngordhjes së "Open
Foto ilustruese

"Serbia dhe mund ta kthejë pllakën. Por u kam thënën amerikanëve, që unë nuk e pranoj asnjë pasojë për Kosovën. Ata duhet të përdorin strategjinë me Serbinë e "walk another extra mile"- njihe Kosovën". Ky ishte një nga pasazhet që më mbeti në mendje gjatë një takimi informal që zhvilluam një grup gazetarësh me Albin Kurtin në selinë e Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në 26 Mars, Albin Kurti mbërriti për një vizitë "blitz" në Tiranë, 4 muaj para incidenteve në veri të Kosovës! Askush nuk e kuptoi qëllimin e atij takimi, por sot kam shumë arsye të besoj se Albin Kurti ka bërë tentativën e fundit për të bindur Edi Ramën që te qëndrojë në krahë të Kosovës në rast të një përplasjeje me Serbinë. Faktet po dëshmojnë se Edi Rama, edhe në atë takim me Albin Kurtin zgjodhi Vuçiçin. Artikulimi i Albin Kurtit atë pasdite të 26 Marsit, bash ngjit me kangjellat e Ambasadës së Serbisë në Tiranë, mu dukën me tone shqetësuese gati të pakuptimta, kur vetëm pak ditë më parë "teorikisht" ai kishte firmosur një marrëveshje me Aleksandar Vuçiç. Por ashtu siç tregoi koha aty ishte shënuar preludi i gjithë konfliktit njëmujor që konsumohet në veriun e Kosovës! Marrëveshja për krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe është pjesë e 39 marrëveshjeve Serbi-Kosovë që duhet të zbatohen në kronologji. Asosacioni sipas marrëveshjes së Ohrit renditet në piken 16, por Vuçiçit ajo është e vetmja pikë që i intereson! Albin Kurti e ka kuptuar se ashtu siç ka ndodhur që prej 2010-ës e këtej, Serbia ka firmosur qindra marrëveshje me Kosovën, por në fund të tyre të vetmet pika që janë zbatuar janë ato që i interesojnë Beogradit! Dikur kjo gjë duhet të ndalojë dhe kufiri i avancimit të interesave serbe drejt rigllabërimit të Kosovës për Albin Kurtin është në veri të saj. Presioni shurdhues i 30 ditëve të fundit për Albin Kurtin, duket se e ka bërë edhe vetë Kosovën që të kuptojë rrezikun e të mirëkuptojë qëndresën. Makar edhe duke krijuar tensione me SHBA-në. Mbaj mend, se një televizion i Kosovës ditën kur Albin Kurti i cilësoi si naive qëndrimet publike të Sekretarit Blinken, nisi me telefonata nga populli në 11 të natës me pyetjen "A me Amerikën, a kundër Amerikës?". Po atë ditë qarkulluan lajmet se të nesërmen populli do të derdhej nëpër sheshe për ta kërkuar largimin e Albin Kurtit! As nesër e as sot, asnjë protestë e asaj natyre s'ka ndodhur. Opozita e Kosovës edhe pse do te donte të përfitonte nga kjo situatë, e kupton se qëndrimi i rivalit politik ani pse i drunjtë, është i drejtë.

Kush e vrau "Ballkanin e Hapur"?

"Ju them vëllezërve të mi në Kosovës, se një ditë "vëllazëria" ime me Vuçiçin do t'iu shërbejë për mirë"- rrahu gjoksin Edi Rama në takimin e radhës të "Ballkanit të Hapur" në Ohër ndërsa nxinte ndaj refuzimin kategorik të Albin Kurtit për të qenë pjesë! Dita erdhi, forcat speciale serbe dy javë më parë u futën 1 kilometër në territorin e Kosovës dhe rrëmbyen 3 policë shqiptarë. Reagimet e Edi Ramës në fillim ishin lunatike. Ai nuk i besonte autoriteteve të Kosovës, por donte siguri nga KFOR-i për dinamikën. Pasi KFOR-i e la me gisht në gojë, filloi të fliste nëpër të për lirimin e 3 policëve pa harruar të frustronte me fjalë shqipe Albin Kurtin që e ka pagëzuar si Oso Kuka! Pastaj me shumë gjasë i është përgjëruar "mikut" të tij Aleksandër Vućiç që ti lironte në këmbim te lavdisë personale, por serbi nuk ia dha kurrë këtë kënaqësi! Në këmbim 3 policët e Kosovës u liruan "në besë" të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban! I braktisur nga Aleksandër Vuçiç, i telendisur përballë shqiptarëve të Kosovës dhe i humbur përballë sfidës që i bëri Albin Kurtit duke propozuar një draft për zgjidhjen e situatës në veri pa u konsultuar me Prishtinën, Edi Rama po mundohet të fshijë te kaluarën e tij 7 vjeçare të "vëllazërisë" me Aleksandër Vuçiç.

Të shtunën në nje intervistë me regji qëndrore, ai deklaroi për kolegun Thimi Samarxhi në Euronews, se "Ballkani i Hapur" kishte mbaruar misionin e vet dhe se të gjitha energjitë duhet te fokusohen tek "Procesi i Berlinit"! Të gjithë u habitën me këtë "larje duarsh" të Edi Ramës me projektin për të cilin ai lidhi "vëllazërinë" me Beogradin dhe i ra "hasha" Prishtinës për plot 7 vjet! Por, Edi Rama nuk ështe budalla, ai ështe shejtan-budalla, ku shejtani përdor maskën e budallait për të justifikuar si qarin dhe qederin! Albin Kurti ia dogji njëhërë e mire ëndrrën Edi Ramës për të qenë "lider rajonal". Jo për ego personale, ndoshta madje edhe në pavetëdije! Albin Kurti i dogji Edi Ramës të vetmen alibi që ai kishte për "aleancën" me Aleksandër Vucic, kur pretendonte se përmes saj shmangeshin konfliktet në rajon. Serbia nuk do të ndryshojë kurrë, i vetmi që propagandonte këtë komedi, ishte vetëm Edi Rama!

p.s...Të shtunën në Ulqin me t-shirt dhe pa lavdi, Komedia e Edi Ramës përfundoi!

open ballkan

Sondazh

Poll
Insights 28 Qershor 2023, 14:11 Ben Blushi

Iljazi, në xhami me parfum klasik

Hoxha Në rrugën e Golemit shoh një burrë. Me një mjekërr të bollshme. Pa mustaqe. Mbante një bicikletë pë...

Insights 15 Qershor 2023, 14:59 Kimete Berisha

Dështak!

Albin Kurti Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zbuloi Pasigurinë e Kosovës. 1. Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport pë...

Insights 14 Qershor 2023, 12:39 Ben Blushi

Bota sipas Albin Kurtit

BOTA SIPAS ALBIN KURTIT Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thik...

Insights 8 Qershor 2023, 20:49 Andi Bejtja

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqiperise!? Drafti i propozuar sot nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama per asosacionin ne Kosove, mund te merte kuptim neqoft...

Insights 8 Qershor 2023, 13:05 Kimete Berisha

Megalomani kolektive!

Kimete Berisha 1. Me kërkesë të Gadafit, i priu valles me shtiklla të zeza e me mindil të bardhë, duke u shalakatur e tundur ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet