LIVE UPDATES
Ekonomi

Informaliteti “mbyt” e-commerce, lulëzoi në kohën e pandemisë

16 Maj 2021, 05:55 Nga DOSJA
Informaliteti “mbyt” e-commerce, lulëzoi në kohën e

Covid-19 orientoi bizneset drejt e-commerce si një alternativë mbijetese në rast të një tjetër mbylljeje, që në ekonominë tonë nuk ndodhi. Investimet nën panik të muajve të parë të pandemisë, u zbehën gradualisht për t’u kthyer në normalitet. Për aktorët kryesorë në vend, “lulëzimi” i beftë i tregtisë dixhitale që pati si nxitje situatën e krijuar nga COVID-19, u shoqërua edhe me rritje të lartë të informalitetit. Kjo solli ulje të standardit dhe cilësisë së shërbimit për konsumatorin. Të njëjtën gjë raportojnë edhe kompanitë e shërbimit postar. Pavarësisht “ngërçeve” përfaqësuesit e platformave kryesore të tregtimit online shprehen se konsumatorët shqiptarë janë “të guximshëm” dhe u pëlqen të eksperimentojnë me alternativa të reja, ku bëjnë pjesë edhe blerjet në internet. Kategoritë që preferohen më shumë janë veshjet dhe elektronika por nuk mungon as libri. Nxitja e tregtisë dixhitale gjithsesi ka nevojë për masa fiskale lehtësuese dhe një ligj të mirëfilltë mbi e-commerce, që diskutohet prej vitesh, por mbetet sirtarëve.

Nga Nertila Maho

Më shumë se një vit pas nisjes së pandemisë, tregtia dixhitale, e cila përjetoi rritjen më të madhe në kohën e izolimit, është kthyer në normalitet. Një pjesë e mirë e bizneseve, me rihapjen e dyqaneve fizike, u tërhoqën nga investimet e nisura për forcimin e kanaleve dixhitale dhe shpërndarjes derë më derë. Për ta ishte më komode të prisnin klientin në formën tradicionale.

Rrjetet e supermarketeve, nën panik në kohën e karantinës, të detyruara të ngrinin struktura të posaçme, ose të hynin në marrëveshje me kompani të shërbimit postar, ishin të parat që zbehën disi vëmendjen. Rrjetet më të vogla janë tërhequr, ndërkohë që më të mëdhenjtë vazhdojnë ta reklamojnë si një opsion, edhe pse porositë kanë pësuar rënie drastike, duke mos justifikuar, në disa raste edhe kostot. Pavarësisht kësaj, markat e mëdha duhet ta kenë si pjesë të ofertës.

Krejt e kundërta ka ndodhur me biznese që kanë në objekt të aktivitetit shitjen e veshjeve, pajisjeve të vogla për shtëpinë, bizhuteri apo artikuj sportivë. Përftimi që panë nga tregtia dixhitale në kohën e karantinës shihet edhe sot si një lehtësi për ta e blerësin dhe një mënyrë për t’u rritur duke mbërritur tek ata klientë që deri dje, fizikisht, nuk mund t’i kishin. E-commerce, edhe pse në lulëzim në vitin e pandemisë, nuk është zgjedhja e parë e shqiptarëve në kushtet e një ekonomie që është kthyer në normalitet dhe pa kufizime.

Ndërkohë, për subjektet e regjistruara dhe me NIPT, sot problematika kryesore është “mbytja” nga informaliteti i shitësve të cilët nuk janë të regjistruar për të paguar taksa. Pjesa më e madhe ofrojnë shitjen nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram. Mungesa e standardit dhe cilësisë, në një pjesë të mirë të shërbimit, mund të dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme imazhin për blerjet online te konsumatorët që i identifikojnë të gjithë si “blerje në internet”.

Informaliteti që lulëzoi në kohën e pandemisë

Pandemia shndërroi në tregtarë një “armatë” të tërë, të cilët e panë shitjen online si një mënyrë për të përfituar disa para më shumë. Në këtë grup bëjnë pjesë individë që blejnë nga subjekte, me ose pa faturë, dhe shesin nëpërmjet rrjeteve sociale. Shërbimi postar ofrohet gjithashtu në mënyrë informale dhe e gjithë kjo vorbull dëmton pjesën formale të tregut. Valer Pinderi, themelues i “NetTrade Albania”, i cili zotëron platformën “Aladini.al” shprehet se informaliteti në atë që mund të konsiderohet si pjesërisht një e-commerce ka ekzistuar edhe më parë, por në pandemi u shumëfishua.

“Në Shqipëri, në total, parimisht duhet të ketë 85 milionë euro nga tregu i shitjes online në vitin 2020. Nga këto, janë 3 mijë biznese që operojnë çdo muaj. Të dhënat i kam nga postat private, për të krijuar një ide. Nuk i marrim dot nga bankat apo kartat e kreditit, sepse mbi 95% janë ‘cash on delivery’ (paguaj kur e merr porosinë). Shumica e atyre në treg janë individë të cilët nisën dhe u shtuan gjatë pandemisë dhe punojnë në mënyrë informale. Mendoj se informaliteti është 60-70%” – pohon ai.

Problemi me informalitetin, sipas Pinderit, është “njolla” që mund të lërë te konsumatori një shërbim jocilësor i cili mund të ofrohet nga subjektet informale dhe kjo e dëmton të ardhmen e e-commerce, pasi ka lëkundje të besimit. “Tek veshjet, përveç disa grupeve të mëdha, pjesa tjetër e dyqaneve si Rruga e Durrësit, ‘Myslym Shyri’, Medreseja janë në një infomalitet ekstrem. Pikërisht kjo pjesë është shumëfishuar gjatë pandemisë. Por e-commerce ka diçka, që individët mund ta bëjnë deri në 30, 50 apo 100 porosi në ditë dhe pas kësaj e humbasin fillin pasi kërkon procedura, procese dhe strukturë nga pas që të mbahet” – thekson ai.

Në të njëjtën linjë është edhe Shpëtim Dervishi nga “Movida.al”. Ai shprehet se në fillim të pandemisë, rritja e tregtisë dixhitale u nxit nga konsumi momental dhe i paparashikueshëm, por tani është zbehur. Ndërkohë, përveç informalitetit, subjektet e formalizuara po hasin edhe rritje kostosh.

“Aktualisht ka një trend në ulje të kërkesës nga ana e klientëve dhe shtim të subjekteve por le ta themi në thonjëza këtë “të subjekteve”, sepse është rritur informaliteti në sektor. Në të njëjtën kohë po përballemi me rritje të çmimeve nga fabrikat prodhuese dhe çmimit të transportit drejt vendit, që mund ta konsiderojmë si ndikim negativ të pandemisë” – pohon ai.

Problematika e informalitetit duket se nuk është shtrirë vetëm te tregtia dixhitale, por edhe te shërbimi postar, një hallkë e rëndësishme që i shërben edhe së parës. Gent Joca, Drejtor i Përgjithshëm i “Albanian Courier”, shprehet se informaliteti ka deformuar çmimet në treg dhe konkurrencën e ndershme.

“Pandemia dhe kufizimet patën një lloj ndikimi edhe tek informaliteti në shërbimin postar. Kjo ishte disi e lidhur zinxhir, duke nënkuptuar që shitësit online informalë ofronin edhe shpërndarjen në mënyrë informale. Këtë shpërndarje e bëjnë individë të vetëpunësuar, që nuk janë të regjistruar në Tatime.

Duke qenë se punojnë në mënyrë informale me mjetet e tyre motor ose automjet, ofrojnë edhe çmime më të ulëta, duke deformuar në njëfarë mënyre tregun e shërbimit postar dhe konkurrencën e tij. Shërbimi i tyre, edhe pse informal, u leverdis shitësve, të cilët tentojnë, me çdo kusht, të gjejnë çmime të ulëta për të ulur kostot” – shprehet Joca.

Çfarë blejnë më shumë shqiptarët online, nga veshjet te telefonat e libri

Gjithçka mund të blihet në internet, por jo të gjithë zgjedhin që ta aplikojnë, pavarësisht se platformat nuk mungojnë. Një pjesë mund të përzgjedhin vetëm kategori specifike për t’i blerë e të tjerë kanë rezerva në tërësi për vërtetësinë e asaj që shohin. E-commerce në Shqipëri sfidohet nga kultura e vakët financiare dhe frika nga mashtrimet ekziston, por klientela konsiderohet e guximshme nga operatorët e tregut.. Ndërkohë që të gjitha pagesat për blerjet online bëhen në dorë, në momentin e marrjes së saj në dorëzim. Por çfarë blejnë më shumë online shqiptarët?

“!Fokusi është kryesisht në “Fashion” (veshje) dhe “Consumer Electronics” (elektronikë) sepse pakot kanë volume më të vogla dhe mund të demonstrohen më lehtë. Por nuk do të përjashtoja dhe elektroshtepiaket. Pavarësisht se gama e këtyre produkteve është disi më delikate, kërkesat janë të përditshme” thotë z.Dervishi.

Panorama është e ngjashme edhe për z. Pinderi, i cili nënvizon se ndër të tjera, një kategori me shumë interes, ka qenë edhe libri.

“Kam vënë re që çfarë bëhet siç duhet, shitet. Nuk kemi pasur ndonjë kategori që ka qenë e vështirë apo e pamundur për t’u shitur. Veshjet janë gjërat që shiten më shumë online, më shumë se 80% e tregut, sepse ka shumë individë të cikët bëjnë foto shumë të bukura. Duke qenë se Instagram-i dhe Facebook ua lejon këtë, ajo është kategoria që shitet më shumë.

Pastaj është elektronika të cilën njerëzit e dinë se çfarë është dhe e kanë idenë si funksionon. Libri është një tjetër kategori, por këtë e kemi zhvilluar më shumë me Bukinistin. Është një kategori shumë interesante  që në Shqipëri nuk ka punuar askush” shprehet ai.

 Stimujt, si mund të nxitet e-commerce nga qeveria

Tregtia dixhitale, që të funksionojë, ka nevojë për investim nga kompanitë të cilat e marrin përsipër ta zhvillojnë. Ajo duhet bërë dhe mbi të gjitha , shumë mirë pasi vetëm kështu mund të rikthesh blerësin rregullisht. Si mund të nxitet tregtia dixhitale? Këshilli i Investimeve, vetëm pak kohë më parë, në një raport të hartuar pas kontakteve me bizneset, theksonte, ndër të tjera, edhe gjetjen e stimujve të duhur për e-commmerce.

“Platformat online tashmë janë aktorë të rëndësishëm ekonomikë, duke ndërlidhur të gjitha palët dhe duke rritur efikasitetin, nëpërmjet inovacionit dhe zhvillimit të modeleve të reja të biznesit, veçanërisht gjatë krizës Covid-19. Masat ligjore dhe rregullatore duhet të përqendrohen, ndër të tjera në

(1) mbikëqyrjen e tregtisë elektronike nëpërmjet identifikimit të qartë të aktorëve të tregtisë elektronike, rolin e tyre, aktivitetin dhe ndikimin e përgjithshëm të ekonomisë dixhitale në ekonominë shqiptare

(2) përgatitjen e udhëzimeve të thjeshta për kompanitë e tregtisë elektronike në lidhje me kategorizimin e shërbimeve të tyre, për qëllim të shpenzimeve të zbritshme (p.sh. blerja e softuerëve për shkarkim), si dhe se si të komunikohet mbi operacionet tatimore dhe doganore. Masa të tilla janë mjete për të mbështetur formalizimin sistematik, pastrimin e kuadrit të tyre të operacioneve dhe për të ulur burokracinë dhe pasigurinë” – vlerëson sekretariati i Këshillit të Investimeve.

Për aktorët formalë të tregut, sektori ka nevojë që të miratohet ligji i ri për të cilin po flitet prej dy vitesh. Ai parashikon rregullimin e tregut ndërkohë që, sipas tyre, bizneset informale duhet të orientohen drejt formalizimit.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi e-commerce informaliteti e-commerce informaliteti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës