LIVE UPDATES
Ekonomi

Situata në Shqipëri/ INSTAT: 659 mijë individë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër për 2019-n

14 Maj 2021, 16:39 Nga DOSJA
Situata në Shqipëri/ INSTAT: 659 mijë individë jetojnë

Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0 %, duke pësuar një rënie prej 0,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018 dhe 0.7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2019 janë vlerësuar rreth 659.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër, kundrejt rreth 671.000 individë të vlerësuar në vitin 2018. Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 1,8 %.

INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2019 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare.

Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Ndër katër më të varfrit e Europës

Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2019, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian, sipas INSTAT, tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Mal të Zi (24,5%), Rumani (23,8 %), Serbi (23,2%) ndjekur nga Shqipëria (23,0%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (10,1 %), Finlandë (11,6 %), Sllovakia (11,9%), Sllovenia (12,0%) dhe Hungaria (12,3%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (28 shtete) është 16,8 %.

Kufiri i rrezikut të varfërisë

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2019 është vlerësuar me 170.785 lekë, në krahasim me 160.742 Lekë që ishte në vitin 2018 dhe 145.017 lekë që ishte në vitin 2017.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Ky tregues është vlerësuar 37,1 % në vitin 2019, kundrejt 38,3 % vlerësuar në vitin 2018, duke shënuar një rënie prej 1,2 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. Individët e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2019 sipas vlerësimeve përbëjnë 12,4 %, kundrejt 13,3 % rezultuar në vitin 2018, duke pasqyruar një rënie prej 0,9 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Në vitin 2019, ky tregues është vlerësuar 46,2 %, kundrejt 49,0 % vlerësuar në vitin 2018.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2019 është vlerësuar 38,1 % kundrejt 26,1 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rënie vihet re në grupmoshat 18-64 vjeç dhe 65 vjeç e lart ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2019, në krahasim me vitin 2018, është ulur respektivisht me 0,4 dhe 0,1 pikë përqindje. Grupmosha 0–17 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2019 me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2019 ka shënuar rënie me 1,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rritje prej 2,1 pikë përqindje ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rënie prej 0,2 pikë përqindje.

Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2019, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 14,2 % dhe 27,2 % e individëve. Një vit më parë këto përqindje ishin përkatësisht 15,2 % dhe 27,0 %.

Pabarazia në rënie

INSTAT ka publikuar dhe nivelin e pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koeficentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20).

Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat. Në vitin 2019, Gini është vlerësuar 34,3 %, duke pësuar rënie me 1.1 pikë përqindje nga viti 2018.

Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë). Ai paraqet raportin ndërmjet të ardhurave gjithsej të ekuivalentuara të 20 % të popullsisë me të ardhura më të larta dhe të 20 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta.

Në vitin 2019 raporti S80/S20 është vlerësuar 6,4 kundrejt raportit 7,0 që u vlerësua në vitin 2018. Për popullsinë 65 vjeç e lart ky raport në vitin 2019 është vlerësuar me 4,1 kundrejt 4,4 që ishte në vitin 2018.

Për personat nën 65 vjeç ky raport u vlerësua 6,8 në vitin 2019 kundrejt raportit 7,5 që ishte në vitin 2018. Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në rastet kur kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në 50,0 % të medianës së të ardhurave të ekuivalentuara për frymë është vlerësuar 16,2 % në vitin 2019, krahasuar me 17,3 % të vlerësuar në vitin 2018. Në vitin 2019, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara janë rritur me 6,5 %, krahasuar me vitin 2018.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi instat varferia ne shqiperi instat varferia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës