LIVE UPDATES
Aktualitet

“Im atë më kërkoi ta fal”, historia e gruas shtatzënë që u dhunua nga burri: Desh më mbyti për 2 mijë lekë

27 Maj 2020, 17:13 Nga DOSJA
“Im atë më kërkoi ta fal”, historia e gruas

TIRANË- Shtatzanë në muajin e nëntë, Mira* i mbijetoi më 13 maj dhunës së bashkëshortit që i shtrëngoi duart në fyt. Terrori në shtëpinë e saj në Babrru të Kamzës zgjati me orë të tëra, pasi i shoqi u xhindos nga shpenzimi i 2 mijë lekëve për blerjen e një kostumi të bardhë tutash për foshnjen e palindur. Në sherr e sipër, ai theu pjatat dhe një tavolinë, shkatërroi telefonin celular me vare dhe e kërcënoi Mirën dhe të bijën 12-vjeçare se do t’i vriste me një sopatë drush. Por tre ditë pas arrestimit të A.K për dhunë në familje, gruaja shtatzanë u detyrua të tërhiqte denoncimin.

‘Ma kërkoi im atë, më tha që ta fal se do verë mend në burg,” thotë Mira, ndërsa përkëdhel me trishtim barkun e saj. “Në rast se më dhunon sërish, do ndahem”! Dhunimi i 36-vjeçares nga periferia e Tiranës ishte ndër çështjet e para të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës pas rihapjes së vendit nga masat shtrënguese të marra për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, SARS-CoV-2. Nga marsi deri më 15 maj 2020, 106 kërkesa të ngjashme për urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje u dorëzuan në Gjykatën e Tiranës; por 39 prej tyre u pushuan menjëherë pas tërheqjes pa shpjegim të denoncimeve.

Përgjatë dhjetë javëve të pandemisë, Policia e Shtetit mori 673 denocime për dhunë në familje në të gjithë vendin, nga të cilat 455 raste ose 67% e totalit ishin gra të cilat u ankuan se u dhunuan nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët si dhe anëtarë të tjerë të familjes. Shifrat tregojnë përgjysmim të denoncimeve për dhunë në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa psikologët dhe avokatët që trajtojnë raste të tilla këmbëngulin se ky nuk është një lajm i mirë. Avokatja Denisa Daka mendon se statistikat nuk tregojnë shkallën e vërtetë të problemit, ndërsa shtoi se gjendja e karantinës e ka përkeqësuar situatën e grave dhe vajzave- viktima të dhunës në familje në Shqipëri. “Gratë dhe vajzat kanë qenë të survejuara 24 orë në 24 nga dhunuesit e tyre. Edhe fasha e orarit e vendosur përgjatë kësaj periudhe nuk i ka lejuar ato të kallëzojnë dhunën në prokurori apo gjykata,” tha Daka për BIRN.

Pasoja afatgjata

Të dhënat e siguruara nga Policia e Shtetit tregojnë se kur vendi ishte në izolim të plotë gjatë muajit mars, denoncimet për dhunë në familje ranë në 153 raste nga 295 që ishin regjistruar në mars 2019. Në prill, denoncimet u rritën në 301 raste nga 387 që ishin shënuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me lirimin e masave shtrënguese nga qeveria, numri i denoncimeve për dhunë në familje shkoi në të njëjtin nivel me vitin e kaluar; duke shënuar 219 denoncime nga 1 deri më 18 maj 2020. Në të njëjtën periudhë, edhe Gjykata e Tiranës u përball me fluks kërkesash për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Psikologët paralajmërojnë se periudha e izolimit si pasojë e COVID-19 do të lërë gjurmë afatgjata në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në marrëdhëniet brenda bërthamës së ngushtë familjare. Sipas psikologes Arjana Muçaj, karantinimi ka nxjerrë në pah problemet e vjetra në familje si dhe ka gjeneruar më shumë stres mes popullatës. Ndërprerja e kontakteve sociale, tensioni i brendshëm si rrjedhojë e së panjohurës nga virusi dhe problemet ekonomike renditen disa nga shkaqet nxitëse të konflikteve në familje. Ndërsa mendohet se dhuna fizike dhe psikologjike pësoi rritje, vuajtjen më të madhe e pësuan familjet me një histori të dhunës edhe përpara karantinës.

“[Vështirësia ekonomike] pati pasojat e saj, pasi partnerët filluan të fajësojnë njëri-tjetrin dhe kjo u reflektua me dhunë. Mos të harrojmë se më delikate ka qenë gjendja në familjet ku kjo dhunë ka ekzistuar para karantinimit,” thotë Muçaj. E njohur me të shoqin prej kushërinjve dhe e martuar prej 13 vitesh, Mira i tha BIRN se dhuna e kishte shoqëruar marrëdhënien e tyre prej fillimit. “Shuplakën e parë ma dha kur ishim të fejuar, u nxeh pse po qeshja me kushërinjtë. Im shoq ka konsumuar përherë alkool. Së fundmi gjatë Covidit, ai ulej në trotuar dhe pinte aty, pasi lokalet ishin mbyllur,” kujton ajo.

Me dy vajza të mitura dhe në pritje të fëmijës së tretë, familja është përballur edhe me probleme të theksuara ekonomike. Ndërsa Mira punoi për një rrogë minimale deri në shpërthimin e epidemisë së COVID-19, i shoqi punon me ditë dhe shumicën e kohës nuk arrin të gjejë një punë. “Mendoj që gjendja e tij u rëndua edhe nga papunësia, por edhe nga alkooli,” përpiqet të shpjegojë arsyet ajo. Sa herë gjendej nën dhunën e të shoqit, Mira e paralajmëronte se do të njoftonte policinë, por nuk e bëri asnjëherë. Por terrori i përjetuar më 13 maj së bashku me vajzat e detyroi atë t’i drejtohet për ndihmë policisë.

Një procesverbal i policisë për rastin në fjalë tregon se bashkëshorti i Mirës theu me sopatën e druve gjithçka i doli përpara, ndërsa i vuri të shoqes shtatzanë duart në fyt dhe e shtyu përtokë. Ai nuk i kurseu kërcënimet as ndaj të bijës dhe punonjësve të policisë, kur këta të fundit mbërritën në shtëpinë e tyre në Babrru. Pas thirrjeve për t’u dorëzuar, ai e hodhi sopatën në tokë dhe u largua me vrap përmes avllisë, por u arrestua disa orë më vonë. Pavarësisht frikës që i lexohet në fytyrë, biseda me të atin dhe shpresa se i shoqi mund të ndryshojë e shtyu Mirën që të tërhiqej nga kërkesa për urdhër mbrojtjeje. Në anën tjetër të Tiranës, bashkëshorti dhunues mohoi gjithashtu të kishte ushtruar dhunë përpara gjykatës penale, por mbeti në “arrest me burg”.

Pa mburojë ligjore

Dhuna në familje dhe niveli i lartë i tolerancës ndaj saj është një ndër fenomenet më shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Një studim i vitit 2018 i publikuar nga INSTAT nxorri në pah se 1 në 2 gra ose 52.9 % kanë pasur përvoja të dhunës, ndërkohë që 47 % e grave të martuara, apo që jetonin më një partner, pohuan se kishin përjetuar dhunë verbale ose fizike nga bashkëshorti i tyre.

Shqipëria numëron gjithashtu një numër të lartë viktimash të dhunës në familje, ku 12 gra humbën jetën në vitin 2019 dhe 5 të tjera mbetën të vdekura vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2020.

Parlamenti shqiptar ka ashpërsuar disa herë legjislacionin gjatë dekadës së fundit, por ekspertët shprehen të shqetësuar se ndryshimet në Kodin Penal janë të pamjaftueshme për të parandaluar dhunën.

“Ndryshimet në ligjin për dhunën në familje, sipas meje nuk përbëjnë risi. Përgjatë këtyre viteve kemi konstatuar se sa herë kanë dështuar me ligjin, kanë marrë inisiativa për ta ashpërsuar atë,” tha Daka. Avokatja rendit një sërë hallkash që nuk funksiojnë siç duhet, duke nisur nga fakti se viktima dhe dhunuesi janë të detyruar të ndajnë të njëjtën banesë e deri tek paaftësia monitoruese e strukturave të policisë, inekzistenca e shërbimeve sociale apo problemet e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Daka thekson gjithashtu se mungesa e politikave mbështetëse dhe e një zëri të posaçëm në buxhetin e shtetit për dhunën në familje e pamundëson fuqizimin e grave në Shqipëri.

“Në ato pak raste që viktimat e dhunës arrijnë të strehohen diku, agresori në çdo rast mëson vendndodhjen e tyre, pasi informacioni rrjedh e dhuna intensifikohet paskësaj,” thotë me shqetësim Daka. “Gratë duhet me çdo kusht të fuqizohen, duke u punësuar e për këtë arsye duhen ndjekur politika të posaçme.. Një zë i posaçëm duhet caktuar me çdo kusht në buxhet për të mbështetur këtë kategori vulnerabël,” shtoi avokatja, ndërsa nënvizon se duhet rritur edhe  besimi tek organet e policisë dhe ato gjyqësore. Megjithatë, jo të gjitha gratë janë të gatshme ta falin dhunën e bashkëshortëve. Nëna e një vajze, e cila siguroi një urdhër mbrojtjeje në fillim të majit në gjykatë e konsideroi gjendjen e saj të padurueshme.

I akuzuar për dhunë, i shoqi u justifikua se kishte qenë nën stres për shkak të dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa mohoi të kishte përdorur dhunë fizike mbi të shoqen. Përveç urdhërit të mbrojtjes, gruaja paralajmëroi se do të dorëzonte menjëherë edhe një padi divorci. “Martesa në fillim ishte e mirë, por prej 15 vitesh po vuaj nga xhelozia e tij…Gjendja është e padurueshme. Jam e frikësuar nga sjellja e tij, ai më ka kërcënuar edhe me thikë,” tha gruaja para gjykatës. Dhe menjëherë pas miratimit të urdhrit të mbrojtjes, u largua nga shtëpia së bashku me të bijën.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha dhuna ne familje anila hoxha dhuna ne familje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet