LIVE UPDATES
Insights

Ikin, ikin shqiptarët…

12 Shtator 2020, 19:06 Nga DOSJA
Ikin, ikin shqiptarët…

Shënime të nxituara nga një rrugë e beftë!

Për t’i shpëtuar orëve të pritjes dhe ankthit për ta shtënë në duar kopjen e parë të librit tim të ri “Biri”, graha ku të më çonin trotst.

Si një dikush që ka probleme me drejtimin, hall nga i cili nuk e shpëtojnë as teknologjia, hartat e së ciles e njohin sot botën symbyllur në të dalë të Beratit ngatërroj kodrën e rrugës sime, dhe pas ca peripeciah e me ndihmën e nja dy shqiptarëve të mirë, i hyj rrugës sime, që shpejt zbuloj se është e parrugshme.

Në të majtën time më ndjek Tomorri me një faqe kah dielli që poshtë nga gryka nuk ke nga e sheh. Aty në të hyrë të Drobonikut, zëri i guidës sime më kthen nga rruga “kryesore” e më çon shtegun për në mes të fshatit, ku ca djelmosha që luanin në një pllajëz, më flasin anglisht se më pandehin të huaj.

Në të hyrë të Zhitomit të Madh ka një tabelë qarkullimi për këmbësorë. Shkretia dhe rrënimi i ndërtesave përbri ankohen për një jetë të dikurshme. Ikin, ikin shqiptarët. Në të dalë të fshatit një tabelë tjetër, por këtë radhë jam e bindur se është për të vdekurit që prehen në varrezën përbri. Kushedi se si ngrihen natën ta popullojnë e ta vajtojnë atë shkreti.

Them natën, por mundet edhe ditën, por ne nuk i shohim dot. Ata na shërbejnë të mbajnë gjallë kujtesën e kësaj bote të trazuar. Në një lëndinëz ca më tutje një shpjegon se aty po eksperimentohet për të kultivuar shafran.

Gjë e shtrenjtë që mund t’i ndihmojë këto zona, aty nja dy zonja, të vetmet që ndesh asaj rruge më thonë se deri në Gllavë, ku dua të shkoj unë, duhet të grah drejt atij mali, një miniaturë Fuji, që më josh të mbërritja, por deri atje do të më duhen edhe nja dy orë.

Izeti, shoferi që bie gjendjen rrotull e lidh ndalesat, që më shumti janë trumba të vogla shtëpish, më flet për Tërpanin, se si do të bëhen a s’do të bëhen nja njezet fëmijë për shkollën, e vetja ndërtesë që shquhet e plotë.

Në kohën e tij kishte çdo vit shkollor kishte nga dy klasa: po flasim për kohën para shpopullimit. Shpopullim që vjen me shkak edhe rrugën e parrugshme, edhe pse dikur një arterie shumë e rëndësishme. Karburantet, bizneset e “të mëdhenjve”, i zhvendosën rrugët asisoj që të kalojnë pranë tyre.

Edhe një farë tërpanasi “të madh të vogël” që kanë, na e kanë shitur neve që të betonojë Tiranë. Dua ta heq nga mendja atë tmerr që ndesha për të dal nga Tirana, ku me dhjetëra betoniere, ishin nuë festival i llahtarshëm vizual, akustik, dhe mjerisht shpejt edhe historik.

Tiranën nuk do ta njohim më. Izeti, miku ynë tërpanas nuk na lëshon pa raki, pa llallē dhe nja dy duar nga rrushi që po viel për raki. Pas ca kthesash nëpër një grykë, duket mali i gjelbëruar i Komarit dhe në të majtën time fushat okër të Rehovës.

Më në fund si një ishull, pas një të lehure miqësore qeni që më kujton se jam e huaj aty, pas nje vërtime rrotull një teqeje krëk e re, çuditërisht me dy çati të bardha borë e me nga një kaçirubë të blertë në majë, mbërrijmë në Gllavë, në vila “Sofia”, një oaz i ri paqeje. Një bujtinë shumë miqësore ku një raki e përgjakur me manaferra, nën degët e bajames që shkujdet mbi ty, ku fle me zëzërimën e gjinkallave dhe bulkthave, zgjohem me gazmime zogjsh, është paqja ime.

Edhe pse kisha kaluar nëpër një aventurë të beftë prej rrugës së “gabuar” (nga Memaliaj do të kisha vetëm pak kilometra të vështirë), ia kishte vlejtur: kisha hyrë në zemër të vendit, në zemër të sē vërtetës.

Fundjavë të mbarë, miq!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog flutura acka flutura acka

Sondazh

Poll
Insights 8 Shtator 2020, 13:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ultimatum në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, ku iu tha se çdo emërim drejtorësh do të k...

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet