LIVE UPDATES
Bota

Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

12 Maj 2022, 06:21 Nga DOSJA
Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së.

Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, vlerëson se ideja e presidentit Macron nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut.

Përveç që e cilëson propozim të zbehtë dhe me shumë paqartësi, Vogel thotë se Macron përmes kësaj ideje shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE.

“Është e qartë se zgjerimi [i BE-së] nuk po shkon askund, sigurisht jo për Ballkanin Perëndimor dhe një nga arsyet për këtë është presidenti [Emmanuel] Macron. Ka qenë ai i cili ka bllokuar, për shembull, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thotë Vogel në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres.

E, duke folur në Strasburg më 9 Maj në Ditën e Evropës, Macron, kur iu referua kërkesës së Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE, tha se mund të duhen dekada për të ndodhur diçka e tillë.

Komentet i bëri pasi paraprakisht presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se në qershor planifikon të japë mendim lidhur me kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.

Macron është shprehur kundër përshpejtimit të procedurës për Ukrainën, por edhe për shtetet e tjera, me arsyetimin se duhet respektuar standardet.

Në vend të përshpejtimit ai propozoi atë që e quajti “komunitet politik evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së, sikurse Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga blloku.

Vogel mendon se qëllimi i vërtetë i propozimit të presidentit Macron është që ai të paraqitet si mik i Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, shtetet të cilat mëtojnë integrimin në BE, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e mbështetë anëtarësimin tyre.

“Tani, ajo që vërtet dyshoj se qëndron pas idesë së Macronit është si të thuash: ne do t’ju japim statusin e kandidatit, por më pas do t’ju lëmë në harresë ku ju në të vërtetë nuk jeni anëtar, por gjithashtu nuk jeni krejtësisht jashtë BE-së… Kjo do të ishte një mënyrë për të mbajtur jashtë [BE-së] Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën dhe të gjithë të tjerët, gjë që unë dyshoj se në fund është ajo që ai [Macron] dëshiron në të vërtetë”, thekson Vogel.

Presidenti francez, Macron, si dhe zyrtarët francezë në përgjithësi kanë mbajtur qëndrime kundërshtuese në raport me anëtarësimin e shteteve të tjera në bllokun evropian.

Franca prej vitesh e kundërshton edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse janë plotësuar të gjitha kriteret që BE-ja i kishte vënë në udhërrëfyes.

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, e sheh idenë e prezantuar nga presidenti francez më shumë si një tendencë për të shuar procesin e zgjerimit.

“Mendoj se ajo çfarë ai [Emmanuel Macron] po propozon këtu parimisht,[është] një alternativë e procesit të zgjerimit të BE-së edhe pse ai e ka shmangur që ta thotë këtë. Ai është i gatshëm për të gjetur një format që do ta zhdukte çështjen e zgjerimit të BE-së”, thotë Weber.

Weber thotë se është e qartë që brenda shteteve të BE-së ka mospajtime të mëdha sa i takon zgjerimit të mëtejmë të bllokut.

Ideja e Macronit është mirëpritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili e përshkroi atë si “një sugjerim mjaft interesant për t’u përballur me sfidën më të madhe me të cilën përballemi”. Mirwpo, i dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, më 10 maj në Beograd në një intervistë për agjencinë Tanjug ka thënë se “Gjermania dëshiron që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një të ardhme në BE”.

Duke iu referuar deklarimit të Sarrazinit, Weber thotë se Qeveria gjermane është kundër një anëtarësimi të kategorisë së dytë në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pra, Qeveria gjermane e ka kuptuar mjaft mirë se çfarë po synon zotëri Macron dhe ka mospajtime në mes të Francës dhe Gjermanisë sa i takon zgjerimit të BE-së, pasi Gjermania vazhdon të qëndrojë te mbështetja e perspektivës për anëtarësim në BE nisur nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Weber.

Ai shton se BE-ja ka nevojë ta rimendojë procesin e zgjerimit dhe se nuk është i nevojshëm asnjë mekanizëm tjetër, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi edhe ashtu ka pasur iniciativa të ndryshme që nuk janë treguar efikase përfshirë këtu Procesin e Berlinit si dhe idenë rajonale Ballkani i Hapur. Pamje nga një prej takimeve të liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”, të mbajtur në Beograd.

Procesi i Berlinit është një nismë e disa shteteve anëtare të BE-së, nën udhëheqjen gjermane, që kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Ballkani i Hapur ishte një ide që gjeti përkrahje të fuqishme në Serbi dhe Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ballkani i Hapur u prezantua si alternativë e vendeve të rajonit përmes së cilës ideja ishte të krijohej një zonë e përbashkët politike dhe ekonomike.Kjo iniciativë nuk gjeti mbështetje në Kosovë, Mal të Zi, si dhe Bosnje e Hercegovinë.

Si u komentua propozimi në rajon?
Qeveritë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë nuk e kanë komentuar propozimin e presidentit francez, Macron. Por, mendime rreth iniciativës kanë dhënë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Më 10 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka biseduar me presidentin e rizgjedhur të Francës për më shumë se një muaj dhe se nuk do të ndërhyjë në mënyrat e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian.

“Do të doja të dëgjoja se cili është plani i tij përfundimtar që të mund të deklarohem”, tha Vuçiq në një paraqitje para mediave në Serbi.

Propozimi i Macronit është mirëpritur në Maqedoni të Veriut.

Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Dushko Arsovski, tha të mërkurën më 11 maj se propozimi është “një mundësi të shkëlqyer për bashkimin e vendeve që nuk arritën të anëtarësohen në bllok ose nuk deshën në një moment të caktuar, duke pasur parasysh situatën e re gjeopolitike”.

Marrë nga REL

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota emmanuel macron emmanuel macron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet